Me rritjen e pritjeve për shpalljen e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, pjesa e mbetur në duart e Alibeajt na ka bërë të gjithëve një nder duke e mbushur boshllëkun me një shpërqendrim të denjë për qejf të vetin. Konkursi i kësaj situate nën mëngët e tij dhe të grupit të vogël, që i referohet vetëm ai, ka shumë komedi që godasin me duart në ije dhe të bëjnë një risi të çmuar, natyrisht humori të therrët të qeshure. Pjesa e tillë nuk është argëtuar aq shumë që kur ish Kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha, vendosi të heq kunjat në Bulevard, që mbanin Çadrën misterioze të vendosjes para zyrave të Kryeministrisë. Megjithatë, për paratë e mia, të të gjithëve, të më së shumti emigrantëve që nuk i shijojnë atje as kur paguajnë për plehra që nuk bëjnë, as kur paguajnë për taksat e Bashkisë, që nuk e dinë se ku shkojnë, as për drita që nuk i ndezin më shumë se dhjetë herë, as për ujin që nuk e kanë pirë dhe nuk e pijnë më shumë se një herë në vit…, disa nga linjat e „komplotit“ brenda realitetit të PD-së kufizohen me të pabesueshmen dhe të pamenduarën si të mundur.
Në kohën e shkrimit, fleta e pritshme me emra mund të duhet të rikthehet pas mjaft parregullsive, që tashmë nuk mund të bëhen me lapsin kopjativ të Celibashit të KQZ. Kritikët arsyetojnë se ata që kanë votuar tashmë mund ta kishin bërë ndryshe, nëse do ta dinin se ai kishte mbuluar rënien masive të anëtarësimit të partisë, që në kohën kur ngulej e shkulej çadra me fishkëllima nga dritaret e Godinës më kryesore në vend, apo dhe nga ajo që mbahet nën rruajtje të rrepta policore matanë Rrugës së Elbasanit.
Ndërsa të qeshurat kumbojnë nëpër qoshkat e Tiranës, e që oshëtijnë kudo ku ka njerëz që kanë veshë e sy në territorin shqiptar, e aty ku pihet kafeja me zëra të tëndosur shqip, një mendim shqetësues ka filluar të shqetësojë ata të bindjes ndryshe. Pas gati disa viteve eksperimentale dhe pazarbërëse, në të cilat PD e udhëhequr nga Basha, u bë delja e zezë në politikën shqiptare, a mund të jenë shakatë e kësaj fundjave një shenjë e gjërave që do të vijnë? Dorëheqja e Bashës, sigurisht një mister që u ringjall me Celibashin në zyrat e tij të KQZ-së, si Kryetar i PD-së, çliroi forcat e ngujuara që kishin ndërtuar prej vitesh nën sipërfaqen e disiplinuar të makinës së riskeduar, por doli me brava, përleshje, gazlotsjellës e forma më monstruoze, deri sa krijoi masën madhore të duartrokitjeve në Arenë-n Sportive, pra në ish Stadiumin „Qemal Stafa“. Disa komentues demokratë të lodhur, po vendosin seriozisht shanset për ndarjen e partisë në dysh, kushdo që të fitojë garën për zgjedhjet lokale, nëse fitohen?! Era e një kërcënimi ekzistencial për të gjithë projektin e sotëm është në ajër.
Shumë vëzhgues fajësojnë fiksimin e Alibeajt për thelbin dyzues të termit „Non Grada“, që në fakt e mundon, sikurse duket edhe në aspektin e pakuptueshëm të thelbit, që duket se e drejton sërrish PD-në në humbjen tjetër të radhës. Sigurisht që nuk ka ndihmuar. Sa herë që del tema, një rënkim i ulët dhimbjeje lëshohet nga anëtarësia e partisë, të cilët janë përtej termave dhe mbesin tek fakti që duartrokasin atë që punon, i drejton dhe i organizon drejt fitores, e në këtë rast besimin e kanë tek kryetari tanishëm i PD-së Sali Berisha. Gjatë debatit të kësaj kohe, pjesa që u nda në nyje, teksa u përpoq të pajtonte kontradiktat e dukshme brenda PD-së, e vendosi karrierën e mëtejshme në pikëpyetje.
Problemi shumë më i madh për PD-në e ndarë në dy pjesë, është konfuzioni i kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale, shkaku që partia e mbetur në pa-duarsi, duket se u krijua për të avancuar vetëm krizën, ndërsa koalicioni ku është futur PD-ja e Berishës, duket në një situatë ndryshe. Pas kaq vitesh problemet që zbulohen përditë, në ditët e krizës, asnjë nga ata që e duan vërtetë PD-në, me ose pa Berishën, apo edhe Bashën e Alibeajn, asnjëri që ka synuar të paktën se do të jetë lideri i saj i ardhshëm nuk ka qenë në gjendje të propozojë një skenar të vetëm bindës për arritjen e paqes dhe pajtueshmërisë në PD. E jo më të dalë dikush të vendosë pikat e domosdoshme mbi i për Fitoren e radhës në zgjedhjet lokale.
Në të njëjtën kohë Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama, duket se vazhdon të shkojë përtej syrit të keq të kohës. Ajo vazhdon me format e saj të kritikueshme nga Opozita e ndarë, por me sa duket ashtu nuk shkon më përtej këtij syri. Në të njëtën kohë një ftesë nga Lordi (Tariq) Ahmad i Wimbledonit, Ministri i Shtetit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Jugore dhe Kombet e Bashkuara kërkon prezencën e të ftuarve të tij në një pritje për nder të H.E Edi Rama, Kryeministrit të Shqipërisë në Zyrën e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim të enjten më 23 mars 2023 në Londër. E kështu këtë vizitë Kryeminnistri shqiptar, Edi Rama, ndryshe nga Prof Dr Sali Berisha që organizoi online Foltoren me shqiptarët dhe Demokratët e BM-së, ka mundësi ta bëjë më të prekshme me vizitën e tij, edhe pse dihet se ky i fundit asnjëherë nuk i ka takuar ata në aspektin komunitar.
E vërteta është se Politika Shqiptare, ashtu si edhe vetë PD, përballet me një botë që ka ndryshuar në mënyra, që askush nuk mund ta parashikonte që nga koha kur kjo parti e vetme opozitare u krijua për të prurë demokracinë. Në atë kohë, lëvizjet demokratike në mbarë lindjen e ndarë nga Lufta e Ftohtë ishin në marshim. Por kjo prirje që atëherë është ndalur dhe madje është përmbysur. Por tani ne e dimë se demokracia është gjithçka tjetër veçse pikëpyetje. Aktivistët në emigracion, si ato në Atdhe, në mesin e kësaj force të domosdoshme opozitare, dhe gjetkë vazhdojnë të agjitojnë, por tani për tani debati ka vazhduar duke bërë ndasi. Në një botë që përballet me rreziqe të reja gjeopolitike, partitë opozitare të komunizmit nuk duken më aq të forta, sa mund të ishin dikur. Dhe zgjedhjet lokale afrojnë përditë e më shumë. E kandidatët janë në dilemë? Të ndarë në dy grupe, sikurse partia e tyre. A do ta pranojë ndonjë nga kandidatët të këtë vërtetë guxim të bëjë thirrje për bashkim grupesh? Unë nuk mendoj se ata, që u votuan në mënyrë të paparë ligjore nga Foltorja dhe ata që zgjidhen nga Alibeaj, janë gati për kaq shumë ndershmëri. Ende.
Commentaires