top of page

DEBAT NË PESË MAJ


Vladimir Muça

ZGJIMI DËSHMORËVE


Si një dritëhije, Në rresht si një ushtri, Çdo natë nga varret Turfullojnë mbi Tiranë Dëshmoret e Kodrës "Nënë Shqipëri". Rrugëve,në luftë me vandalët Kërkojnë sheshëve, rrugicave, sokakëve Mos janë fshirë Nga dhunë e kohës Idealet.


E TAKOVA NË ËNDËRR

Sot me pesë Majë Babanë e takova në ëndërr Rrëzë një lapidari të gjymtuar; Një vdekje të dytë po vajtonte, Me pamje partizani Shpirtin e rivrarë Ujonte me duar. I brengosur në shpirt më shikoi vëngër, Me heroin ish lidhur besa celik, Braktisur shpirti në trupin e vjetër Ujonte mbi shokun si shi kozmik. I mekur,në gjuhë shpirti Vëngër më tha: -Rri pranë,mos ik! Mos ik!... Babanë e takova mbrëmë pranë një lapidari, Në shpirt e zëthirra për ngushëllim, Nga ai ankth më shumë vuaj, Nga ankth i derdhur Si shi kozmik.

DEBAT NË PESË MAJË

Ty mund të mashtrojnë në shpirt gjymtuar Me "mirësitë" e kësaj kohe të marrë; Për ngjyrat aromat e mija verbuar, Për at' mendim,braktisur të pa anë. At' rruzare që varet si talisman S'ta pranon gjuhë e bukur si amza; Ku kurrë kurorat e tua pasardhese Kthejnë njerëzoren, gjallim ,lulemajë. Ngjitem e ngjitem malit të ëndërrës, I zymtuar zbuloj tjetër jetë, Ndaj i vendosur me të tyren zhgjëndërr, Mbi monumente, zhgënjime, luftë me rrufetë. Se ju pushtetarë as shkrimet nër pllaka, Urrejtjen tuaj ngrirë mbi lapidarë, Si qesharakë të trishtë nga jeta, Veç nga Eboli prisni tuajin fat. Se në regëtimin tim në pesë Majë, Në mes të manisë "lumturisë", zbuluar, Në zemrën time fle zemra e Tyre, Mes absurdëve, zhgënjimëve,ndergjegjësuar.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page