top of page

Dashuritë janë bërë si viruset




Dashuritë janë bërë si viruset

Fatmir Terziu


Le ta themi bota është bërë një pjepër

gjysma na takon ne

dhe ne patjetër

ngjyejmë gishtin në të për ta provuar

nën lëkurën e tij ka padukshmëri që gërmojnë me hundë

fara e tij mbillet në damarët e stërkalave që lagin hapësirën

det që orvatet me ngjyra të çuditshme

si ngjeshjet e njerëzve në çarçafë

dhe rrjedha i merr me vete në zhurmimet e përditshme

ka ca gota që thyhen si kashtëza në gojë

trokitjeve me shpresën se zgjojmë jetën

në një cifël tingulli s'ka vetëm zë

është bota që laget nga sy të harruar

bota një pjepër

dhe ne me gjysmën e tij në dorë patjetër

grisim të shkuarën si cohë të vjetër

askush nuk i provon lotët në kalendar

as koha që bëhet imagjinatë,

mbi shkundjet e pikturuara si fate Njeriu,

as lapsi që është bërë një shkop gungaç

mbi fatin e tij të shkruar nga trupi tij

jeta s'ka nevojë më të flasë

bota është vetëm një pjepër

një gjysëm

nuk shkruan më në letër,

aspak,

dashuritë janë bërë si viruset

dhe njeriu qëllimisht i vendos nën kapak…



18 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page