top of page

DASHURISË


BAJAME HOXHA - ÇELIKU


DASHURISË


Nëpër ëndërr, në ditët e kaltra, të verës,

në plazhin e Divjakës me diellin ti vjen.

Me gotën e kuqe, me shijen e verës,

me këngë e lajka me puthje më gënjen.


Bregut na gjen muzgu janë net’ dashurore,

shkrihet ndjenja, shpirti.., ah sa ndjen!

Sa herë që avitesh kjo zemër dridhet prore,

me puthje plot afsh, prapë më gënjen.

Gotën e verës, për ty e ngre e të shoh në sy,

pasionin ndjej gjinjve, ti avitesh e vjen.

Shpirti flakëruar dashuron gjer në marrëzi,

me gotën e verës ti prapë më gënjen.


Dashurinë si stuhi, pasionin gjer tek yjet,

të gjitha po i ndjej, nëpër gji le të jenë.

Shpirti që ndizet, ndjen thellë ledhatimet,

me verën e kuqe ti prapë më gënjen.


Fuqishëm seç më lëvrin kraharori për ty,

fuqia e syve të tu është vetëm ndjenjë.

Kur gotën e verës për ty po ngre përsëri,

dua të më joshësh dhe pse m’ gënjen.


Kur gotën e verës për ty e ngre përsëri:

Në zjarrin e dashurisë digjemi unë e ti.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page