top of page

Dashuria e nënave


Nga  Petrit  Malushi

 

Dashuria e nënave

 

E juaja dashuri

Nuk është flakë kashte

As pemë që thahet

Apo fryt pa shije... 

 

Ajo është më e shtrenjta dashuri !

E gatuar mes dhimbjeve

Dhe gëzimeve të lindjes.

Me ngrohtësinë e diellit,

Embëlsinë e mjaltit,

Dritën e agimit, 

Pafundësinë e detit...

 

Ka brenda krenari,

Buzëqeshje,

Por edhe lotë...

Eshtë e përjetshme,

E pashkulshme prej shpirti e zemre !...

 

Lum kush frytet di t’ia vjelë !

Mallkuar ai që e përbuz

Dhe shpinën ia kthen !...

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page