top of page

DASHURIA E FATMIR TERZIUT


DASHURIA E FATMIR TERZIUT

Nga Timo Mërkuri


Nuk di pse ndërsa lexoja poezinë e shkurtër “Dashuria” të Fatmir Terziut mu kujtua shprehja "Poezia është një pikture që flet, ndërsa piktori është një poet që hesht”, citim që jo vetëm shpreh idenë se poezia dhe piktura kanë një qasje të madhe mes tyre dhe ndikohen reciprokisht, sa që shumë shpejt pjesa e dytë e kësaj shprehjeje u dublua me thënien se “piktura është një poezi pa fjalë”, por më shumë për faktin se në poezi, poeti përdor imazhe dhe figurat e fjalëve për të shprehur ndjenjat dhe ide të ndryshme. E thënë ndryshe, te kjo poezi Fatmir Terziu “flet me ngjyra e pikturon me fjalë”.

Poezia "Dashuria" e Fatmir Terziut ka një qasje me pikturën në aspektin e krijimit të një imazhi me fjalë. Përdorimi i simbolit të ëndrrës së bardhë dhe pikturimi i gruas me një penel në një kanavac shpreh lidhjen midis procesit të krijimit artistik dhe emocioneve të dashurisë. Poeti përshkruan poezinë si një mënyrë për të krijuar një imazh poetik që i jep jetë ndjenjave dhe figurave artistike të dashurisë që ai ndjen .

Kjo poezi e shkurtër, si një deklaratë dashurie e një adoloshenti që i dridhet goja e i mehet fjala kur shprehet para vajzës që dashuron, demonstron jo vetëm ndjenjat e autorit, por edhe marrëdhënien e ngushtë midis poezisë dhe pikturës. Duke përdorur figurat dhe imazhet e pikturës, poezia arrin të shprehë në mënyrë të ngjashme me pikturën ndjenjat dhe ide të thella që janë të pranishme në lidhjen e dashurisë, por që vetëm piktura mund ti shprehë nëpërmjet ngjyrave. Poeti e shpreh dashurinë e tij me fjalë dhe me ngjyra (nëpërmjet fjalëve), pra ai përdor të dy gjinitë e artit për të dëshmuar thellësinë dhe pastërtinë e ndjenjave të tij.

Poezia "Dashuria" është një përshkrim poetik i ndjenjave të dashurisë dhe marrëdhënies së ngushtë midis dy të dashuruarve, që ende vazhdojnë ta shohin njeri tjetrin si në një ëndër, ndaj poezia fokusohet në simbolin e ëndrrës së bardhë si një mënyrë për të shprehur lidhjen e fuqishme dhe thellësisht emocionale që ekziston mes tyre.

Vargjet e para tregojnë për ëndrrën e bardhë, një imazh metaforik që përshkruan fuqinë e ndjenjave të dashurisë. "Ëndrra e bardhë" mund të konsiderohet si një ide që simbolizon perfeksionin dhe pasurinë e emocioneve të dashurisë. Ëndrra këtu shfaqet si një proces krijues, në të cilin pikturohet figura e gruas që jeton brenda poetit që shkruan poezinë.

"Kur pikturon gruan me të cilën jeton brenda teje në fakt, me një penel në një kanavac, ditë e natë" përshkruan marrëdhënien e ngushtë të poetit dhe gruas së tij. Peneli dhe kanavaci përdoren si simbole artistike për të shprehur procesin e krijimit dhe ngjyrat e jetës që ato përfaqësojnë. Ky varg thekson se ndjenjat e dashurisë janë të pranishme gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë jetës dhe se këto ndjenja i sollën “ëndrra e bardhë”.

Metafora e "ëndrrës së bardhë", që simbolizon emocionet e fuqishme dhe perfeksionin e dashurisë i jep kuptim edhe personifikimit kur flet për gruan që jeton brenda tij dhe pikturon atë nëpërmjet penelit dhe kanavacit, duke i dhënë ndjenjës së dashurisë një formë vizuale.

Katër vargje poetike që të japin një pikturë idilike. Thua se i sheh poetin dhe gruan e tij kur flasin në heshtje duke parë njeri tjetrin në sy. Sa shumë thonë, sa bukur i thonë. Ti lemë në këtë bashkëbisedim të bukur e të pambarimtë dhe ne të lexojmë poezitë e tjera të tij.

Sarandë, më 24 maj 2023


************

THE LOVE OF FATMIR TERZIU


By Timo Mërkuri


I don't know why while reading the short poem "Love" by Fatmir Terziu, I remembered the expression "Poetry is a painting that speaks, while the painter is a poet that is silent", a quote that not only expresses the idea that poetry and painting have a great approach between and they are mutually influenced, so that very soon the second part of this expression was dubbed with the saying that "painting is a poem without words", but more for the fact that in poetry, the poet uses images and word figures to express feelings and different ideas. In other words, in this poem Fatmir Terziu "speaks with colours and paints with words".

The poem "Love" by Fatmir Terziu has an approach with painting in terms of creating an image with words. The use of the symbol of the white dream and the painting of the woman with a brush on a canvas expresses the connection between the process of artistic creation and the emotions of love. The poet describes the poem as a way to create a poetic image that gives life to the feelings and artistic images of the love he feels.

This short poem, like a declaration of love by a teenager whose mouth trembles and his words falter when he expresses himself to the girl he loves, demonstrates not only the author's feelings, but also the close relationship between poetry and painting. By using the figures and images of the painting, the poem manages to express in a similar way to the painting the deep feelings and ideas that are present in the love relationship, but that only the painting can express through colours. The poet expresses his love with words and colours (through words), so he uses both genders of art to prove the depth and purity of his feelings.

The poem "Love" is a poetic description of the feelings of love and the close relationship between two lovers who still see each other as in a dream, so the poem focuses on the symbol of the white dream as a way to express the bond of powerful and deeply emotional that exists between them.

The first verses tell of the white dream, a metaphorical image that describes the power of the feelings of love. "White dream" can be considered as an idea that symbolizes the perfection and richness of love emotions. The dream here appears as a creative process, in which the figure of the woman who lives inside the poet who writes the poem is painted.

"When you paint the woman with whom you actually live inside you, with a brush on a canvas, day and night" describes the close relationship of the poet and his wife. The brush and canvas are used as artistic symbols to express the process of creation and the colours of life they represent. This verse emphasizes that feelings of love are present all the time, throughout life, and that these feelings were brought about by the "white dream".

The metaphor of the "white dream", which symbolizes the powerful emotions and perfection of love, also gives meaning to the personification when he talks about the woman who lives inside him and paints her through brush and canvas, giving the feeling of love a visual form.

Four poetic verses that give you an idyllic picture. You say you see the poet and his wife when they talk quietly, looking into each other's eyes. How much they say, how beautifully they say it. You leave this beautiful and fruitless conversation and we read his other poems.


Saranda, on May 24, 2023

23 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page