Dashuria është shpirt
Jam velur nga refreni të "dua"
me buzë jargavele
të përvjedhura.
Në lumej fjalësh shtërpake,
dashurie jam velur,
e sytë e lëbyrtë
të shplarë i kam sëndisur.
Ëmbëlakja dashuri më e fortë se vdekja,
mpaket
tkurret
n'ajrin rrallëherë lamash
Zemra përpëlitet
i zihet fryma,
marrin arratinë flutërzat në bark
Dashuria është hyjnore
është “trualli “shenjtë.
Nuk përgojoset
nuk preket,
është magjia vetë.
Lërë valixhen
me fjalë larike jashtë!
Dashuri është shpirt
Dashuri është zjarr që të verbon sytë.
Fjalë të rralla në shqip.
(Larik në shqip - hipokrit, lajkatar)
(Lamash në shqip - lypës, vagabond)
Comments