Nga Fiqri Shahinllari
Dashuri dhe urrejtje midis lejlekëve
Keto dite lexova nje lajm kuriozitet ne gazeten " Dita" e cila i bente jehone nje kronike te transmetuar nga "Klan Kosova" Qe ne fillim behet pyetja: A besoni në dashuri të vërtetë? dhe jepet verdikti:Epo besojeni! – këtu është një histori e pabesueshme që me siguri do të ndryshojë mendjen tuaj se, dashuria nuk është vetëm një fjalë e zbrazët. Mua me terhoqi ky shkrim lajm edhe per faktin se kohe me pare kam percjelle ne internet nje shkrim me titull: " Pagesa e tradhetise se Lejlekut.. Me kete rast deshiroj t'i bashkoj te dy shkrimet per ata lexues qe nuk u ka rene rasti t'i shikojne e analizojne secili per hesap te tyre keto dukuri te cuditeshme dhe te verteta.Ne fiilim le te shohim se cfare shkruan 'Dita" referuar "Klan Kosoves":
"Njihuni me Melania dhe Klepetan – një çift lejlek të cilët kanë fole në një shtëpi të një qyteti të vogël kroat. Çdo pranverë për 15 vitet e fundit, Klepetan (lejleku mashkull) kthehet nga migrimi i tij i dimrit në Afrikën e Jugut për t’u ribashkuar me të dashurën e shpirtit, Malena. Shumë vite më parë, Malena u plagos nga një gjahtar, dhe ka humbur aftësinë për të fluturuar. Pronari i shtëpisë, Stjepan Vokiç, ndihmon lejlekun e dëmtuar duke u siguruar se ajo dhe të vegjlit e saj të kenë gjithmonë furnizim të peshkut. Çifti ka arritur të sjellë më shumë se 40 fëmijë, dhe ata qëndrojnë së bashku pa marrë parasysh vështirësitë. Këtë vit, Klepetan u kthye në shtëpi më herët se zakonisht. Ai ka humbur kaq shumë fëmijë sa që ai nuk mundi të qëndrojë larg më kaq gjatë.
Kjo histori prekëse dëshmon pa dyshim se – dashuria e vërtetë me të vërtetë ekziston në të gjithë botën!..
Ky eshte lajmi..Kendveshtrimi I gjithsecilit mund te remoje thelle ne shkencen e ornitologjise e , ne daci, edhe ne psikologjine e kafsheve, nese mundt nje gje e tille. Ndersa une po sjell nje shembull te vertete, nje ngjarje me lejleket por ne sensin e kundert ku Lejleku e pagoi shtrenjte "tradhetine"I Ne paci durim lexojeni te nderuar lexues pasi historia eshte e vertete Ngjarjen e kam degjuar vete tok me nje floqar tjeter, te moshuar atehere, me Nevruz Ramollin i cili qëndronte disa muaj në vit te i biri, Safeti në Tiranë. Ai vinte shpesh te klubi veteranëve të Lagjes 8-të që ishte pranë shtëpisë sime dhe luante me pensionistët e tjerë lojra me letra, domino, shah, damë etj. Një të dielë, mund të ketë qënë nga fundii viteve 70-të, u ndodha edhe unë në klub. Tok me xha Nevruzin po pinim kafe. Në tavolinë erdhi edhe veterani Nazmi Lole, ish-oficer me origjinë nga Elbasani. Fjala nxori fjalën dhe Nazmiu tregoi një ngjarje të vërtetë që xha Nevruzit dhe mua na u duk shumë interesante. Nisur nga tregimi i vërtetë i Nazmiut vendosa t’ua përcjell lexuesve këtë rrëfim . Në atë kohë kam botuar nje esse në revistën “Ylli.” me titullin ""Vdekja e Lejlekut".
Që kur e dëgjova ngjarjen, një mijë pyetje më vërshonin brënda vetes: Me çfarë lidhet dëshira këmbëngulëse e shpendëve për të shtegëtuar? Cila është ajo thirrje e brëndëshme që i bën ato të nisin “odisenë” e tyre, kur vjeshta përgatitet t’i lerë vëndin dimrit, për të udhëtuar mijra kilometra larg, në vënde të ngrohta e me diell? Për zoologët dhe ornitologët kjo histori nuk mund të jetë vetëm surprizë e këndëshme por edhe një fakt shumë domethënës për të thelluar studimet e tyre. Ja historia:
Ne pranvere, tok me shpendët e tjerë shtegëtarë erdhën edhe lejlekët e bardhë (cicogna bianca) të cilët, të nisur nga Afrika, duke kaluar nëpër Palestinë e Turqi, ktheheshin përsëri në Shqipëri. Ushtarët roje të një reparti në rrethin e Lushnjës, duke ndjekur fluturimin e shpendëve nisën të diskutonin: -Rrugë të gjatë kanë bërë, megjithatë shpejt duhet të kenë ardhur. -Ata flenë duke fluturuar-tha një ushtar nga Korça.
-Thonë se lejlekët e bëjnë rrugën sipër tokës e jo mbi det, por një xhaxhai im, që është marinar, ka parë lejlekë në varg 1-3 m. mbi nivelin e detit-shtoi një tjetër. -Shtegëtojnë në përgjithësi shpendët insektengrënës e jo barngrënës, sqaroi dikush.
-Më duket se po na vjen një çift këtu-kish thënë oficer Nazmi Loli.Dhe me të vërtetë, një çift lejlekësh qëndroi te një plep i madh, fare pranë repartit ushtarak.Pas disa ditësh ata ndërtuan folenë 2-3 m. poshtë majës së plepit. Në fillim prania e ushtarëve sikur i bezdiste shpendët. Sa i
shihnin, trembeshin dhe fluturonin duke u endur poshtë e lart dhe ktheheshin pa perënduar dielli. Ditët kalonin e lejlekët u miqësuan kaq shumë me ushtarët sa nuk ua bënte syri tërr. Atyre jo vetëm nuk iu bënte më përshtypje prania e ushtareve por, përkundrazi,dukej sikur gëzoheshin.
Oficer Nazmiu kujtonte se ushtarët u çonin në fole mbeturina ushqimesh, fara luledielli, ndonjë grusht hime,grurë. Në folenë e lejlekëve gjenje ndonjë gjarpër të ngordhur, bretkoca, peshq, insekte të ndryshme që i gjuanin aty rrotull përroit e tutje në Divjakë. Miqësia midis lejlekëve dhe ushtarëve u forcua. Lejlekët uleshin në oborrin e repartit e Nazmiu nuk mund të rrinte pa i parë, ashtu të bardhë, me këmbët dhe qafën e gjatë. Kafshët me instiktin e tyre ndjenin dashurinë që tregonin njerëzit. Njërit prej lejëekëve ushtarët ia vunë emrin Hasan…
Lidhur me shtegëtimin e shpendëve ka teori të ndryshme. Njëra nga këto teori thotë se shpendët detyrohen të shtegëtojnë për shkak të ndryshimit të stinëve (ulja e temperaturës),shtimit të grabitqarëve, gjuetisë dhe sidomosnga pakësimi i ushqimeve. Teoria e shkrirjes së akullnajave, sipas së cilës bëhet i mundur shtegëtimi i shpendëve, nuk ta mbush mendjen.Më afër të vërtetës duket teoria që shpjegon shtegëtimin, krahas nevojës për ushqim edhe me nevojen e kafshëve për tu riprodhuar në zona të caktuara. Dëshira e shpendëve për të shtegëtuar, siç kanë bërë të ditur shkencëtarët,lidhet me gjëndjen e sistemit të tyre të riprodhimit. Në këtë kohë sekretohet nga hipofiza në gjak një hormon i caktuar që quhet gonadotropinë. Po si kthehen përsëri nga një distancë kaq e gjatë në vëndin e tyre që e kanë lënë muaj më parë?
Thonë disa se si pike orientimi kanë diellin, të tjerë hënën dhe yjet, e disa të tjerë ngulin këmbë te kupa qiellore. Shtëpinë e tyre shpendët e gjejnë me anën e “kujtesës pamore,” të shqisës së drejtimit dhe me anë të llogaritjes së saktë të pozicionit të tyre gjatë fluturimit në raport me atë të vendbanimit…
Po le të kthehemi te lejlekët tanë, te Hasani.Sa më shumë kalonte koha, aq më tepër shtohej miqësia midis ushtarëve dhe lejlekëve. Mirëpo dimri po afronte. E kjo do të thotë pregatitje për shtegëtim të tyre. Një ditë erdhën edhe lejlekë të tjerë që fluturonin mbi repart. Një nga lejlekët
e repartit u bashkua me shokët. Tjetri, Hasani,nuk shkoi por qendroi. Nuk i kujtohej officer Nazmiut nëse lejleku qëndroi vetë apo e kapi ndonjë ushtar. Sidoqoftë ai dimëroi në fushat e Lushnjës. Një nga barakat e ushtarëve u bë koteci i lejlekut i cili jetonte dhe ushqehej shumë
mirë me mbeturinat e kuzhinës ushtarake.Kështu kaloi dimri dhe erdhi pranvera. U pane dallëndyshet që po ktheheshin nga vëndet e nxehta. Lejleku shpesh ngrinte kokën lart i shqetësuar. Siç duket priste me pa durim shokët. Dhe ja, një dite ata erdhën varg. Rreth 10 lejlekë.Fluturonin herë lart, herë poshtë. Dukej se edhe ata kërkonin shokun e tyre. “Hasani” ulte dhe ngrinte qafën e gjatë. Thua se e pati të vështirë të vendoste për t’u nisur. Dikush thirri: «Mos shko, mos shko!” Por ai fluturoi lart. Lejlekët që ishin sipër, u sulën poshtë drejt tij, si në pikiatë,të gjithë tok. U bë një përleshje e vogël 100 m.lart, kur… “Hasani” ra poshtë! E goditën në kokë shokët e vet. Të gjithë tok, me sqepat e tyre të gjatë. Dhe,.. e vranë!? Nazmiut dhe ushtarëve,veç keqardhjes, u bëri përshtypje fakti Iasgjësimit të lejlekut nga shokët e vet. Mos edhe kafshët e kanë të zhvilluar ndjenjën e hakmarrjes ndaj tradhëtisë? Apo diçka tjetër i shtyu ata të ndërmarrin këtë veprim? Ndoshta e quajnë si të huaj shpendin që qëndron larg bashkësisë me tepër se 6 muaj? Ku ta dish?. U takon ornitologëve ta studiojnë këtë fenomen,ndoshta të rrallë dhe unikal në botë. Unë si gazetar e bëra detyrën time duke e botuar në revistën “Ylli” këtë histori sapo e dëgjova.Shkenca e ornitologjisë ka marë sot një zhvillim të madh. Dukuri të ngjajshme ose të përafërta si kjo që përshkruam mund të ketë edhe të tjera,të cilat kërkojnë shpjegim shkencor. Me siguri në një të ardhme do t’u jepet pergjigje edhe këtyre enigmave për njeriun.
Fiqri Shahinllari
Comentários