top of page

DALLGËZA


Vladimir Muça

KUR HAPEN PLAZHET

Erdhi sivjet stinë e plazhëve, Si dikur kabinat hapën dyert; Mbi rërën e nxehtë shezlongët Dhe afishet e reja të stinës.

Në stinën e re të plazhëve Zëra të rinj kudo ndjehen, Kabinave të vjetra me fibër Fragmente puthjesh zgjohen. Gjurmët e dikurshëme në rërë Si palimpseste zjarri njohjesh, Mbi to tani gjyshër,si aherë Ecim të çiltër,të zjartë e joshës. 2005 SI DIKUR A e mban mend e dashur?... Grykë e marikajt e përgjumur, At' ditë Dhjetori krasiteshin pemët, E unë seç të thosha nën zë. Shumë vite shkuan që aherë, Çfar folëm,atje e lamë, Nën një ulli a nën një këpurdhë Zërat tanë atje janë. Ndaj hera herës, Nën dritën e argjendë Të flokëve të tua, Shoh gjurmët tona Tek ulën në to si smeraldë. 2002 DALLGËZA Kur perendonte lëmshi i zjarrtë, E deti në treso shkumbonte në gjëmim, Në sy e dashur,të pashë ca dallgëza Rremonin në molin e shpirtit tim. 1969 NDJENJA E DASHURISË Të gjithë e ndjejmë Si bukëpjekësi aromën e bukës T'ju gjalloi në krahëror dashuria, Por unë as e ndjeva, As e pashë Kur m'u fut në shpirt Si hajnia.

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page