Mikut tim me mustak të dendur
Sefedin Hasanit /Dino Asanajt/-atij që s’mund të ishte ai që dukej se ishte
Dallgët e tërbuara të jetës të çuan largë
Miku im me mustak të dendur.
S’të ndalën as lotët , as këlithjet, as vaji i s’yte amë.
S’të ndali as Kapeshnica, thjeshtësi e këndëshme e njeriut të saj gjallnik
S’ të ndali as vajzë e merakut me syrin e zi
vajza që bënte emërin tëndë në çarçaf për nusëri.
Herën e fundit,
Miku im me mustak të dëndur , në pijetore
të thash sa për të ndalur, ndofta për t’ngushlluar:
Shih çfarë atmosfere boemësh, sikur doje ti
Brengave të shtrirë rrokullisën të gjithë
Shiko bashkëndejasit e pijetorës “Borbardha”
Nga tym i dendur e shtegëtimet pa cak, të lodhur
Nuk dijnë nese janë njerzë a personazhe që luajnë ndonjë dramë absurdi
E ja- të gjithë dukeshin bukur
Pas përdes së trashë të dehjes.
Kokën rënduar nga rakia , me ballin plotë rrudha
Që moti kanë tejkaluar vitët e vjedhura të jetës
E mbajnë në dorë
Ëndërra gënjeshtër e përrallave të Holivudit
Shkëlqim marramendës kaubojsh në Las Vegas
Reklamat verbëruese, propaganda e tirazhit t’ paparë
Të cilat tretin njeriun si një milingon të gjorë
Që darat e egoizmit ia bëjnë shpirtin cop
Ta kishin pirë mendjen si pijanik i sëmuar.
Unë ende flitja duke çuar ndonjë gëllënjkë
Për talentin tëndë të teatrit aktori
Se si për polic tamam e ke trupin,
Po, jo se jo
Ke syrin e butë e zërin të shkriftë
E merre në mendje idenë e regjisë naïve që,
Ti- sa fort që më bënë të qeshi-ti
Miku im me mustak të dendur
Ta luaje Stalinin në atë dramë t’ mallkuar!
Rradhitja unë kështu tabllotë jetësore,
Gjithëfare
E Ti, m’sa mund t’i ikje djallit të truar
si ikje magjisë së ëndërrës sate
N’ Amerikë të shkosh dhe tjetër s’ka
Të punosh fermer, po t’ngreu fati- artist
Fatbardhë të jetosh
Po një biznes fitimprurës- po se po
Miku im ëndërrues me mustak të dendur.
II
Peroni është i ftohtë, i ngushtë
Dhe ne të nemitur, të ngurtë
Bie shi i imtë, akull
E mua më duket se qëllojnë gjilpëra therëse
Trupin mbuluar ma kanë rënqethë pa numër
Si thika të vogla të mprehta që duan ta luftojnë ndarjën.
Ç’ janë këta që na rrethojnë?
Përse n’ bisedën tonë ndërhyjnë me “Lamturmirë”?
Them me vete dhe e di,
Zor të mbahëm burrë
Po shih ti, unë ia nis nga vaji
Unë i forti
Por unë nuk jam gur.
Nga këndët e hollit ndiej zë femre
Diç si kushtrim
Avioni për Njujork po ikën
Për ty miku im me mustak të dendur
Për kurtbetçiun e ndieshëm me lotët valë
Që ik nga ne fluturimthi, pa zhurmë e plotë mall.
Dhe vajte në kërkim të një fati të mire…
III
N’pijetorën “Borbardha “ s’ ka ndryshuar asgjë
Ende ëndërrues shtegtimesh ka n’at tym të dendur
Edhe ata dukën sikur ne dikurr, boem
Aktor të natyrshëm të ndo’i drame absurdi
Por nuk u flas atyre me skofi si ty
U flas si pa qef, me shumë munde disi
Miku im i butë me mustak të dendur.
Miku im i tretur n’Amerikë të ëndërres.
Dhjetor 1984
Comments