top of page

DAJTI NЁ RRJEDHЁN E NJЁ DITE…


DAJTI NЁ JETЁN E NJЁ DITE…


Edhe pse fillim pranvere nё sytё tanё ishte projektuar dёshira e zjarrtё pёr tu ngjitur nё malin e Dajtit. Ai kishte ende bardhёsi…

U ngjita disi pa qejf, por sido qё tё mё rrah zemra nё kёto çaste tё ditarit unё jam i mbushur plot me kenaqёsi.

Ecёm disa orё nё kёmbё. Rruga ngjitej e lodhshme nё njё monopat tё pjerrёt. Na shoqeroi gjatё humori dhe qetёsia. Njё qetёsi natyre e pёrsosur, ku cicёrimat e zogjve harmonizojnё bukur melodinё e veçantё tё shpirtit !...

Kur arritёm nё Dajt koha ishte mjaftё e freskёt dhe e lagёsht. Ambientet me ato godina tёrё arkitekturё druri ishin mjaftё çlodhёse. Edhe pse njё vend nё lartёsinё 1040m, Dajti ka frekuentim tё rregulltё nё çdo stinё tё vitit. Gjithçka rinore kёtu lidhet me njё pushim aktiv, me kalitje fizike tё paevitueshme dhe njё gjallёri tё pёrnatshme tё ditёve tё rinisё.

Ёshtё vonё…Shkruaj vetёm njё çast qё s’do ta harroj kurrё mes shokёve e shoqeve tё mi studentё :

-“Si pёr fatin e kёnaqёsinё tonё shpirtёrore, Dajti i tёri u ngarkua me dёborё. Kudo flokё dёbore, romantikё e peizazhit tё bardhё. Nё tavolinёn e darkёs dhe sallёn plot vallzime “nxitoi” shumё dhe frymёzimi qё na solli tё gjithёve njё shoqe – poete, Flora Kule:

- “ Dёborё e bardhё bjerё ti bjerё

Ti qё degёt e bredhave rёndove

Ti hyre nё gёzimet tona rinore

E sallёs lumturinё ia shtove !....


Plot melodi ndihet kitara

Dhe ne vallzojmё nё sallё

Por melodinё e ndjek dhe ti manushaqe

Ke nisur njё valle tё rrallё !...


Vallzon ajo me gjelbёrimin

Harliset me flladin pranveror

Nё fushё buzёqeshin manushaqe

Dhe kёtu majё malit me dёborё !...”

Ndёrkaq dhe kitara vazhdoi melodinё e saj tё ёmbёl dhe ne vallzonim, vallzonim nёn melodinё harmonike tё natyrёs , qё kёtu nё Dajt ka njё simfoni qiellore …

Ja, thashё me vete, duhet poezia romantike e njё vajze qё shpirti tё gjallёrohet. Duhet shpirti i butё i njё femre, qё edhe moti tё zbut klimёn

Por edhe kitara e Pandi Tases u bё “magjia” e ndjenjёs. Vargjet poetike tё Florёs i shoqeroi me tingujt e njё serenade korçare : “Dёbora zbardhi malet…”.


Sa ambjent i kёndshёm me muzikё, poezi e kёngё njёkohёsisht !...Se Dajti ёshtё ballkoni ku dashuria vёshtron larg, shumё larg dhe lumё ai djalё apo vajzё qё ve sytё nё kёrkim. Mjafton vemendja dhe kujdesi me sytё e dashurisё…Dhe shembulli ёshtё mes nesh. Thanas Poçi nga Korça, ёshtё njohur e martuar me Elenёn kёtu si student e tani qё ata po japin provimet kanё edhe fёmijёn e tyre tё parё…Edhe student, edhe prindёr …Kjo ёshtё njё çudi mё vete !... Siç mё ka treguar ai vetё pёr herё tё parё e ka propozuar Elenёn nё njё mbrёmje vallzimi rinie kёtu nё Dajt, nё ketё sallё argёtimi qё ne hidhemi nё krahёt e njё nate romantike, qё ka edhe bardhёsi, edhe gёzim…”.

Pastaj, duke mos fjetur aspak kёtё natё, nё njё qetёsi pёrrallore tё ёndrrёs gazmore, unё thurra poezinё e malit , qё ka gjithё atё simfoni magjepsёse tё ndjenjёs sё artё njerёzore nё shpirtё :

SIMBOL I PЁRJETSHЁM I NATYRЁS. . .

Kurorat e lartёsive, njё mahnitje bukurie qё mrekullojnё dhe shpirtin !...

Buzё pranvere fluturon shpirti

Pllajave me blerime ku tё josh meditimi

Pyjeve me fёshfёrimё dhe errёra flladitёse

Ku mimozat e verdhё tё dehin me erёn e kёndshme!…..


Bukuritё e pyjeve lindin frymёzime tё mёdha

Aty bajamja qё çel, valon si njё flamur paqeje

Me tinguj tё shumtё, ushton simfonia e ndjenjёs

Kurorat e lartёsive pershёndesin agimin me rrezet e para. . .


Cajkofski kompozoi tinguj ere nё pyll

Me dёfrim ngazёllyes u kthye edhe Anton Cehov

Nёper nje gurgullimё ndjellёse te natyrёs

Nga qetёsia e pyjeve ku shtegёtoi me yjet !....


Pyjet janё “balada tё cmuara”

Me erё pranvere dhe geshtenja tё lёngёzuara

Me blerime tё ahishteve tё larta qё kapin qiellin

Me bukurinё e yjeve ne Tokё

qё shёmbёllejne me diellin !.....

Nga bukuritё e pyjeve kanё lindur frymёzime tё mёdha. Anton Cehov “simfoninё” e tij shpirtёrore e kishte nga tingujt e shumtё tё pyllit dhe erёrat flladitёse tё tij. Edhe Cajkofski kompozoi pёr “tinguj ere”, i frymёzuar nё simfoninё e bukur tё pyjeve. Ajri i pyllit ёshtё i pastёr dhe i shёndetshёm e kjo tё jep kёnaqёsinё e njё dёfrimi ngazёllyes me aromё tё gjelbёrtё….Dhe mua ketё mbrёmje mё “dehёn” kёto “miniera tё blerta” me huta dhe shqiponja !...

Dajti, ky Park i Madh Kombёtar me vlera tё kёndshme tё peizazhit, me pamjen e gjelbёrt tё tij, mbushi zemrat tona tё kujtimeve me copёza flladi, me freski romantike tё parfumit tё mimozave ngjyrёverdhё, me mantelin e bardhё tё flokёve tё dёborёs, me praninё e shumtё tё bimёve e tё faunёs tipike tё amfibёve, shpendёve, gjitarёve e zvarranikёve, me mjediset shkёmbore nё grykёn e lumit tё Tiranёs ( nё shpatin verior tё malit tё Dajtit),me hutat dhe shqiponjat qё ruajnё çdo vlerё natyre, me grykat e thella mbresёlёnёse dhe kalimi i Shkallёs qё formohet nё rrugёn pёr nё Bizё…Gjithçka e veshur me drurё tё vjetёr e shumё tё lartё…ahishte, pisha dhe rropate shumё intensive, gjethegjerё tё pёrziera dushku qё japin ajёr tё pastёr dhe hijeshi malore qё prekin horizontin !...Mali i Dajtit me lartёsi 1613 m, pёrshkohet nga rruga Tiranё - Bizё, qё lidh Shqipёrinё Qendrore me pjesёn lindore tё vendit dhe ёshtё “ballkoni natyror i kryeqytetit”. Nuk ka pamje mё tё mirё e mё tё bukur

Njё ballkon bukurie me qetёsi, gjelbёrim dhe kaltёrsi !...

49 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page