top of page

DËSHTON NGJYRË E VJEDHUR NË TERR


DËSHTON NGJYRË E VJEDHUR NË TERR

Ti shfaqesh dhe më ngjan Se të shoh për herë të parë, Lind rrënja e lules në dysheme Dhe në tavan kokën var.


Diku në rrugë kalon një lumë Ca varkëtarë që tundin krahët Dhe pemët rrembat shkundin Për të çarë valët…


Kur ty të shoh, zemra ia bën tak, Shpejton një ritëm me shkak, Pastaj hovin e zakonshëm merr, Dështon ngjyrë e vjedhur në terr .


SYTË


Për sytë u thurën vargje, Të panumërueshëm si yjet Ato ndjellin paqe…


Por ndodh të ndjellin tmerr Egërsi dhe tëhuajzim. As Solli Prudom,as Apoliner Se bëri këtë parashikim…


Se poetët gjithnjë te sytë Kërkojnë oazin e jetës, Kur lufta botën e mbyt Kur bota dridhet prej të shkretës


ZBRAZJE


Koka jote mes supeve Si një anije mbi dallgë, Sikur e tund një ëndërr E shpirt nuk jep,ai pa dalë


Një mëngjes i bukur, Me një hapësirë të bardhë… Vjen ta marrë kokën e shkundur Midis dy supeve ,që ta qetësojë ngadalë…

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page