“DËGJOMA ZEMRËN BUDAPEST...!”


“DËGJOMA ZEMRËN BUDAPEST...!”

NJË LIBËR BRILANT I SHKRIMTARIT VIRON KONA, QË TË MBUSH ME BESIM DHE SHPRESË

Shkruan Bashkim SALIASI



“Dëgjoma zemrën Budapest!, një libër i vogël xhepi, i shkrimtarit Viron Kona me vlera për lexuesin, që përcjellë mesazhin e fortë se njeriu me vullnet dhe me besim ia arrin të gjej forca për të përballuar situata nga më të vështirat në jetë, duke triumfuar mbi to.

Pas një periudhë të gjatë mundimesh e vuajtjesh shëndetësore në një nga klinikat e vendit tonë, personazhi kryesorë i librit, që njëherazi është dhe autori i tij, më në fund i hapet drita jeshile për t`u kuruar në një klinikë shëndetësore të specializuar të Hungarisë. Ishte viti 1987. Nga njëra faqe e librit në tjetrën personazhi kryesor shfaqet optimistë dhe me besim te shkenca mjekësore. Me ndihmën e mjekëve të talentuar hungarezë, ai ia del ta mposhtë sëmundjen e rëndë dhe ta rifilloj jetën normalisht.