top of page

DËBORA E BURGOSUR

  • Aug 2, 2023
  • 1 min read

Thyjeni këtë glob lodër ku më keni mbyllur se po pëlcas. Mjaft më tundët e shkundët se ai që u duket si vallëzimi im është dhembje e vaj. Thyejeni të dal, Të bie nga qielli mbi mal, Të tretem ngadalë mbi flokët e një vashe, Supet e një trimi, Doçkat e një fëmije. Bëjeni copë e çikë këtë qelq-burg Në keni sadopak dhembshuri. Këtu bën ftohtë. Ngrij.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page