COVID i merr jetën Dr Genc Pasko


E trishtë/ COVID i merr jetën Dr Genc Pasko


Një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile, Genci Pasko është ndarë nga jeta, si pasojë e COVID-19. komunikimi i fundit me të na kishte treguar se Ai ishte i sëmurë prej disa ditësh, dhe pas një postimi të tij në Facebbok u mësua një përmirësim i shkurtër, dhe më në fund fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 30 vite. Ai ishte mjaft aktiv në shoqërinë civile. Dhe që nga fillesat e saj përkushtimi i tij bëri që mjaft lëvizje dhe procese të rëndësishme të mbajnë emrin e tij.

Ka qenë shok i shkollës së mesme në Elbasan dhe pastaj me largimin në Tiranë ndoqi përfundim e shkollës ku më pas ishte i Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm. Genc Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit.

Genci ishte njeriu ku natyra kish ndërthurur me mjeshtëri e në detaje seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij te panumërta si muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet.

Nga kjo ikje e pashpirt dhe e pabese, ka humbur shume familja e tij e mrekullueshme që ai e deshi fort dhe iu përkushtua, por po aq shume edhe miqtë, shokët, kolegët, e të afërmit. Genci jetoi pak dhe intensivisht duke hedhur me shpejtësi çdo hap drejt arritjeve. „Fjala e Lirë“ Londër dhe revista „Albanian Post“, si dhe mjaft shokë e shoqe të shkollës shprehin ngushëllimet ndaj familjarëve, për humbjen e parakohshme të mikut, Genci Pasko.

1,608 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif