top of page

Cinizmi i kishës katolike romane në ditët tona


Cinizmi i kishës katolike romane

në ditët tona


I dashur Profesor Fatmiri,

Ju lutem, lexojeni këtë letër që i kam dërguar mikut tim internetik me banim në Australi, Fritz Radovani. Ai ka pasur një qejfmbetje me zonjën Vilhelme për analizën, siç e dini, që kjo i kishte bërë përkthimit të profesorit Petraq Truja të një libri të një autori italian, i cili ka pasë analizuar pikturën e Leonardo da Vinçit me diçiturë "Darka e fundit". Sipas Fritzit, zonja Vilhelme paska fyer katolicizmin. Ju lutem, më thoni, degradimi seksual i priftërinjve katolikë për faj të kishës katolike romane, e cila, për kokëfortësinë e saj, nuk i lejon të martohen, a nuk përbën një temë romani, që ju mund ta qani aq mrekullisht?


I dashur Fritz


Lidhur me pakënaqësinë që keni ndaj zonjës Vilhelme Vrana Haxhiraj, për analizën që ajo i ka bërë përkthimit të profesorit Petraq Truja, dëshiroj t’ju nis letrën e mëposhtme.

       Ju, miku im i çmuar, jeni produkt jo i katolicizmit të përtejdetit, pra, jo i katolicizmit roman, por i katolicizmit shkodran, i katolicizmit fishtian, i cili është nderi dhe dinjiteti i mbarë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, është krenaria jonë kombëtare. Kurse ai katolicizmi roman ka një të kaluar fort kriminale, çka ju e dini shumë mirë.

Ju e dini shumë mirë se më 12 mars të vitit 2000, si vit jubilar ky, të cilin kisha katolike e organizon çdo 25 vjet, figura e shquar e katolicizmit, papa Gjon Pali II, për herë të parë shqiptoi një mea-culpa (faji im) të hollësishme në emër të kishës katolike. Ai kërkoi falje dhe pranoi fajin e anëtarëve të kishës për tetë mëkate. Nëse nuk ju kujtohen ato tetë mëkate, i keni në dy analiza, të botuara në internet - “Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit” dhe “Sa për kujtesë Vatikanit”. Por krimet e tmerrshme të kishës katolike romane pasqyrohen shumë më hollësishëm në analizën me titull “Katarza papale e Gjon Palit të Dytë dhe “mëkatet” e Kishës katolike”, të botuar po në internet.

Në krahasim me qëndrimin e atyre papëve të perudhës së mesjetës, të cilët kërkonin nga Serbia rikthimin shqiptarëve të objekteve katolike të Kosovës, me qëndrimin e Papës së kohës së Luigj Bumçit dhe të Atë Gjergj Fishtës, dhe me qëndrimin e Papa Gjon Pali i Dytë, që unë e kam pasë vlerësuar si të dërguarin e Hyjnisë në Tokë, kisha katolike romane e ditëve tona po mban një qëndrim armiqësor ndaj pavarësisë së Kosovës. Ju me siguri që jeni njohur me një qëndrim të tillë armiqësor. A ju kujtohet qëndrimi i shprehur publikisht i Kardinalit Uallter Kasper, i cili ka deklaruar:

Vatikani nuk ka ndër mend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga shqiptarët e Kosovës... Vatikani i kupton shqetësimet e Rusisë dhe të Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne, gjithashtu, e kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe...” (Citohet sipas: Vatikani nuk ka ndër mend ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Faqja e internetit E-Zani i Naltë”. 07 janar 2013).

Pra, i dashur miku im i nderuar, kjo deklaratë e Uallter Kasperit brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit, deklaratë kjo e njërit prej personaliteteve më me ndikim të kishës katolike romane, dëshmon më së miri se Vatikani mbron paturpësisht gjenocidin e egër të bishave shoviniste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, shkatërrimin tërësor të ekonomisë së Kosovës dhe përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare. Pra, kjo kishë kriminale vazhdon të rri e rreshtuar në krah të Beogradit dhe të Moskës në qëndrimin e egër që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë kundër kombit shqiptar këto dy kryekështjella të shovinizmit sllav.

Cinizmi i kishës katolike romane të ditëve tona, një cinizëm ky i niveleve të poshtërsisë, arrin deri aty, saqë të ngrihet kundër papëve të mesjetës. Ju, besoj, e keni lexuar në internet informacionin e para pak ditëve për kerkesat e Papa Benedikti XI dhe Papa Klementi V, dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit me 1346, duke urdhëruar që të lirojnë kishat katolike, të uzurpuara në Graçanicë,  Artanë (Novo Bërde), Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren.

Duke e injoruar këtë të vërtetë historike, sipas së cilës Kosova ka pasë qenë djepi i katolicizmit shqiptar, Vatikani deklaron me paturpësinë më të madhe se Kosova na qenka djepi i kishës ortodokse sebe!!! Ky është një skandal i paimagjinueshëm, pjellë e mashtrimit të Vatikanit.

Pra, miku im, as zonja Vilhelme dhe as profesori Petraq Truja nuk e kanë prekur as edhe një fije katolicizmin shkodran, katolicizmin fishtjan, i cili është nderi dhe lavdia jonë kombëtare përballë shovinizmit serborus. Prandaj po ju them si mik se zonjës Vilhelme i keni rënë në qafë padrejtësisht dhe duhet t’i kërkoni ndjesë. Unë e mora menjëherë në telefon. Ajo më tha se nuk e kishte marrë letrën tuaj. Përmbajtjen e letrës suaj ia shpjegova në telefon dhe ajo më sqaqoi se ju nuk keni të drejtë.

Me këtë rast, ju shpreha edhe qëndrimin tim ndaj kishës katolike romane, së cilës i është nxirë faqja para opinionit ndërkombëtar me skandalet e pedofilisë që kanë bërë priftërinjtë e saj. Rregulli apo ligji i brendshëm i kësaj kishe, si kështjella e fesë katiolike, sipas të cilit priftërinjtë nuk duhet të martohen, është një idiotësi me brirë. Pikërisht për shkak të këtij rregulli apo ligji idiot, manastiret e murgeshave kanë pasë qenë kthyer në qendra prostitucioni, ku priftërinjtë shuanin pasionet e veta seksuale dhe ju e dini që pranë manastireve kanë qenë zbuluar varreza, në të cilat janë gjetur eshtra fëmijësh vocërrakë - kopilët e murgeshave. Ç’është kjo marrëzi? Pse nuk duhet të martohen priftërinjtë katolikë? Po epshet seksuale në ç’mënyrë duhet t’i shuajnë ata?

Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.

Eshref Ymeri

71 views3 comments

3 Comments


Artur Shemaj

Profesor i dashur ! E lexova shkrimi tuaj E pelqeva ,per maturine dhe gjykimin e thelle te mendimit tuaj Jam i mendje me ju , Do kete dhe persona qe do kercejne si geshtenja ne prush,e do thone ,profesori po fyen kishe ,dhe harrojne qe kete instuticion te shenje ,nuk duhet ta perdhosin individe ,qofshin keta dhe me roben e priftit Dihet ,qe ndonje here keta prifterinje ,jo vetem qe dalin nga fryma e Jesuit ,por e perdorin emrin e perendise per perfitime te tjera Te uroj shendet profesor ,suksese ne punet e tua studimore

Like

Vebi Bekteshi

Shumë me vënd , kisha katolike që respektohet ( aq sa respektohet ) nëpër botë , qoftë edhe për inerci , është përfaqëduesja më e degraduar morslisht , ndoshta nga gjithë besimet që njohim ! Fakte e skandale, por edhe krime çnjërëzore në raste zhdukje bebesh të pa faj nga lidhje të pa ligjshme ! Kënaqësi që në Shqipëri , nuk ka indicie të tilla !

Like

Resmi Osmani
Resmi Osmani
Aug 07, 2020

Profesor Eshrefi, pershendetje.

E thene sakt, me fakte dhe referenca, do te mjaftonte edhe vetem qendrimi i Vatikanit per mos njohjen e shtetit te Kosoves. Besoj, se besimtaret katolike te vendit tone (Shqiperi,Kosove dhe trojet e tjera) nuk duhet te miratojne qendrimet e kishes katolike romane ndaj statusit te Kosoves. Kombetarizmi ,gjaku shqiptar, ne kete rast duhet te dale mbi ato qendrime, qe ne rastin e dhene jane kundershtuese dhe armiqesore per kombin tone. Te mos harrojme aktualitetin- testament te rilindasve: se "Feja e shqiptarit eshte shqip[taria

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page