top of page

CILI BESON NË ZOT, BËN JETË TË QETË…


ZYBA HYSEN HYSA

Ashtu siç një shtëpi e mbron i zoti, duke i bërë mure të fortë dhe më pas një murë rrethues, ashtu edhe njerinë e mbron Zoti duke i krijuar gjithçka që i duhet për të jetuar; tokën, si sofër e begatë me gjithçka i duhet njeriut për të jetuar, ajrin, diellin, ujin… por mbi të gjitha njeriut i ka dhënë mendjen për ta kuptuar këtë mrekulli, në të cilën lindin dhe rriten njerës…

Ashtu siç njeriu ndërton shtëpinë për aqsa persona janë të jetojnë normalisht, po kështu edhe Zoti, apo nëse dikush e do të them, Natyra, krijon aq njerës, sa i mbanë dhe ushqen kjo tokë, por babëzia e njerëzve që s’besojnë në Zot, bën që të ndërtojnë vila e kështjella, shtëpi me shumë kate e pse në shumë prej tyre si bie radha të shkojë të jetojë edhe për një natë e për pasojë po me këtë babëzi, kërkon të zotërojë toka e hapësira, për të mbushur boshllëkun e shpirtit, i cili sa më shumë rendim drejt babëzizë, aq më shumë zbrazet, u krijohet ideja, se fatkeqësia e tyre janë njerëzit e shumtë që lindin dhe rriten në tokë dhe nga frika se mos një ditë do i rrëmbejnë ato që ata nuk i përdorin dhe që kurrë nuk u nevojiten, provokohen luftra, përgatiten viruse, genocide e deri në çfarosje në masë të njerëzimit…

Njerëzit e babëzitur, sa koha shkon, shtohen shumë e më shumë e kur vërejnë se njerëzit e thjeshtë, janë të lumtur, prekin jetën gjer në detaje me lirinë e tyre që u fal thjeshtësia, u shtohen epshet e ligësisë ndaj njerëzimit dhe koha që po jetojmë i ka rrënjët në këtë babëzi, për të pushtuar sa më shumë ato që Zoti i ka krijuar për njerëzimin, për tu vyshkur buzëqeshjen dhe për të imponuar, se Zot mbi tokë janë ata që kanë pasuri të shumta, të cilët kanë në dorë çelësin e egzistencës, apo mosegzistencës së racës njerëzore…

Dhe po shikojmë, që hapësira të mëdhaja rrethohen përqark vilave e kështjellave, përqark kishave dhe manastireve, rrethohen e shpallen “rrezervat” miliona ha tokë, të cilat rezervohen për ata që kurrë nuk shkojnë atje, vetëm e vetëm, njerëzit të mos i shfrytëzojnë për jetën e tyre…

Kjo gjë ndodh në botë, por aqsa prapësi ndodhin në botë, ndodhin në vendin tonë, ku sot e ke një shtëpi, nesër shembet, apo privatizohet, sot e ke një pronë, nesër shtetëzohet dhe mbetesh proletar, sot je proletar dhe nesër bëher fermer, sot je i varfër, nesër bëhesh i pasur, pra këtu vepron dukshëm ne themi “Ligji i xhunglës” por po të shkosh në xhungël, ka vend dhe rriten të gjitha llojet e kafshëve dhe shpezëve, mund të them, se këtu nuk vepron ligji, por “Maliqi” dhe e keqja është se “Maliqi” merr udhëzimet nga një “Maliq” i huaj, siç ndodhi në vitin 1989 me “Katovicën” e Gorbacovit që e vuri në tavolinën e Ramiz Alisë dhe gatoi çorbën e helmët që ende jemi të helmuar prej saj…

Po si na gjeti “gjëma” që pllakosi botën!?

Janë pikërish njerëzit e pasur me shpirt të zbrazur, që herë pas here paguajnë për të nxjerrë ide dhe metoda për të pasur nën kontroll njerëzimin e nuk janë pak luftrat shekullore në emër të Zotit për të dominuar një Fe, apo tjetër, me qëllim ndarjen dhe rindarjen e botës në zona influence nga barbarët e pa ngopur, nuk janë pak më të rrezikëshme lufrat ideologjike, siç ishte ferri komunist, ku njeriun e mençur dhe shpirtbujar e shpallnin tradhëtar dhe ekzekutohej pa gjyq, tash ka ardhur koha e shpikjes së viruseve imagjinarë, apo realë për pakësimin e njerëzimit, “se nuk paska kapacitet toka t’i mbajë mbi shpinë”.

Mendoja, se aqsa kohët shkojnë zhvillimi njerëzor do të ecte drejt përsosjes, por marrja e pushtetit nga barbarët e pangopur, kërkon ta mbajë njerëzimin në ganxhat e ankthit për jetën.

Me çfaqjen e virusit kinez, i cili nuk u përhap në Kinë, por kërceu si plesht nga një qytet i kinës dhe u shpërnda në gjithë botën e për të vërtetuar se ky virus ishte vdekjeprurës, përmes vidiove çfaqeshin filma horror, që po të ishte e vërtetë kjo, njerëzimi sot, pas një viti do ishte asgjësuar, por qëllimi është tek babëzia e fitimit të miliarda e miliarda të pa ngopurve, se po të shikosh me vemendje, çdo bankë, çdo aktivitet privat që ishte në shërbim tyre, kurrë nuk u mbyll e njëkohësisht, me anë të terrorit botëror mbi jetën njerëzore, kanë në dorë gjithë njerëzimin, në emër të “jetës” së tij, pra duke na vënë përballë njëri – tjetrit, për të mos pasur kontakte dhe për të mos pasur mundësi për të shëmbur ata që po shembin pak nga pak njerëzimin…

Popujt e paditur, njerëzit e ndjeshëm, u shpërfytyruan, u terrorizuan deri në sëmundje psiqike, angthi për jetën e mbështolli globin si rrjetë merimange dhe merimangat e pangopura pijnë gjak njerëzish!

Natyraliteti i shoqërisë njerëzore, është aqsa vdesin, lindin e duke abuzuar në këtë fakt, numurojnë vdekjet dhe pavarësuisht çfarë sëmundje kanë, i certifikojnë me virus…

Propaganda e shfrenuar mediatike botërore, e drejtuar nga një “dorë” mizore, po ndikon në transormimin e njeriut në majmun, pra po del një “Darvin” modern, i cili po vë në jetë të kundërtën e absurdit të prejardhjes së njeriut nga majmuni, kjo vërtetësi nuk është nga pamja, por nga të menduarit, pra ne duhet të mendojmë se jemi të sëmurë, se ashtu thonë sundimtarët, biles ata vetëshpallen me virus dhe dalin për dy ditë e vazhdojnë emisionin e tyre antinjerëzor, për kthimin e njeriut në majmun.

Njerëzimi nuk ka as fuqi monetare, as mendore, se të mençurit janë blerë nga tutorët e njerëzimit dhe njerëzimin e futën në kthetrat e rëndomësisë së internetit, u dobësua deri në filli arsimimi i popullatës, duke e privatizuar kjo “elitë” ku fëmijët e tyre shkollohen veçmas për të përgatitur tutorqët e ardhshëm…

E vetmja masë mbrojtëse për njerëzimit është shpërfillja e imponimit të ideve, të ndjesive negative e kjo bëhet me një mendje të kthellët, përdore internetin dhe celularin për nevojat tua, jo për të vepruar tjerët me propagandën e tyre çoroditëse…

Jetën e kam dhuratë nga Zoti përmes prindërve të mi, dhe vdekjen e kam përsëri nga Zoti, askush se di kur lind e kur vdes, ndaj njeriu i lumtur është ai që fle rehat dhe ngrihet në mëngjes shëndoshë e mirë, falënderon Zotin që u zgjua dhe përfito nga kjo ditë për të bërë gjërat që ti dëshiron, pa u imponuar nga askush e pse barrierat janë kudo, njeriu i guximshëm gjen shtigje të reja për të jetuar ditën, se një ditë është një jetë, për njeriun që vlerëson veten!

TIRANË, MË 14 NËNTOR 2020

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page