top of page

CILA ISHE TI, MOJ VOGËLUSHE?


DY POEZI ME MOTIVE NGA “LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE” Vullnet Mato CILA ISHE TI, MOJ VOGËLUSHE? (Motiv nga “Lirika popullore Shqiptare”) “Krahëjeshilja porsi zog,/qan e të këput me lot!/ Tërë natën bot e bot,/ushkurin s’ia zgjidha dot” Cila ishe ti, moj vogëlushe, me krahët, si lastarë fushe? Zogëz, puplat sapo lëshuar, të dhanë burrë të moshuar. Moj e vogla krahëjeshile, fanatikët ta bënë me hile, të çuan te burri, pa e parë, mblesëri e zakonit barbar. Duke ruajtur virgjërinë, ndoshta ruaje dashurinë, për një djalë të ri, si zog, shtrëngoje ushkurin me lot. Gjithë natën lotët rreke, të rrodhën mbi dysheme. Me ata lot, moj e vogla nuse, burrit shpirtin ia këpute. Të moshuarit i erdhi keq, mbase iu duke, vajza e vet. Ushkurin nuk ta zgjidhi dot, se ia lage duart me lot. Pa përdoruar dhunë, të la, sa gdhiu dita tjetër në sabah. S’dihet, me sa lot të tjera, nuk të mëshiroi dot, vjehrra; Derisa me zakonin e mallkuar, të bëri grua, ai i moshuar. Plaku të mbylli në katër mure, me mundim zhvishte poture. Qave vitet heshtur, në mërzi, gjersa u bërë nënë, në vajzëri. Sytë lidhur mbi lindjen e parë, tunde djepin, për të mos qarë. Kur të vdiq burri moshuar mbete nuse vetullshkruar, por s’kërkove më dashuri, se duheshin rritur ata fëmi. Për të ardhur koha e sotme, të gëzonte dashuri, mbesa jote, duhej mbushur një lumë i zi, me lot nga mijëra vajza, si ti!... KËSHILLA E NËNËS (Motiv nga: “Lirika Popullore Shqiptare) “Merxhane të pata thënë:/mos merr ujë në çezmë tënë, se janë djemtë çapkënë,/të janë qepur e s’të lënë!…” (Popullore) Bijë, të kam këshilluar: mos dil me kërthizë zbuluar djemtë për t’i provokuar, Por ti nuk më ke dëgjuar! Të thashë ka djem të harbuar, me neps të paduruar, kur shohin barkun zbuluar, bëhen ujqër të tërbuar! Gjinjtë përpjetë, mos ngri tepër, të duken të fryrë, si pjepër, se goja lëng, u lëshon patjetër, të ndjekin nga pas, si cjepër! Mos dil natën nga banesa, se ka ca djem mistreca, të ndjekin prapa, me benca, të rrëmbejnë nëpër kthesa. S’më dëgjove kur të thashë, Se janë ca tipa abrash, bëhen, si dema balash të plugojnë tre-katër bashkë. Bijë me kohë, të pata thënë mos dil vetëm, kur s’ka hënë, kërthizën që të lidhi jotëmë, ata ta zgjidhin me dhëmbë!… Do ta pësosh, të kam thënë!…

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page