top of page

Cilësia mjafton


Astrit Lulushi

Ç’rëndësi ka nëse shumë kohë shpenzojmë duke planifikuar jetën tonë, duke bindur veten për atë që duam të bëjmë, ose çfarë duhet të bëjmë? Ka raste kur njeriu nuk sheh se çfarë synon të bëjë dhe çdo gjë për ‘të përmbyset, largpamësia mungon jo vetëm përpara por edhe për të parë pas, kur kokën e kthen me synimin për t’u ruajtur për sesa për t’u njohur me të shkuarën. E kaluara përmban çdo lloj mësimi, por fatkeqsisht për shumë kohë ka qëndruar si libër i mbyllur.

Cili ka qenë viti më i keq në historinë njerëzore? Duket pyetje e madhe, por përgjigjia është e thjeshtë - Rreth 70-mijë vjet më parë, në malet Sumatra shpërtheu një vullkan, 2 milionë herë më i fuqishëm se sa bomba atomike që shkatërroi Hiroshimën në vitin 1945. Raca njerëzore u shfaros pothuajse plotësisht. Mbetën vetëm 10.000 njerëz. Të mbijetuarit? Paraardhësit tanë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të gjithë kaq shumë të afërt gjenetikisht. Historianët gjithmonë i paraqesin ngjarjet njerëzore si përparim të vazhdueshëm. Bujqësia, kultura, shkenca, teknologjia, perandoritë, diktaturat, të drejtat e njeriut ... Por, a janë njerëzit sot më të lumtur sesa në ditët kur jetonin në grupe mbledhësish e gjahtarësh? Atëherë ata nuk jetonin gjatë, jeta ishte e shkurtër; por sot shumë njerëz vdesin nga vetëvrasja sesa vriten. Njerëzit bëjnë jetë të mjerueshme, më të gjatë. Në fund kthehesh në fillim duke mbërritur në përfundimin se pyetja me vend do të ishte ‘si...?’, jo ‘sa...?’- asgjë tjetër nuk ka rëndësi, cilësia mjafton.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page