top of page

“Carpe diem” i Samiut


Sami Frashëri

Fjalët latine të frazës së mirënjohur Samiu i ktheu në “make hay while the sun shines”, që do të thotë “bëjeni me shpejtësi ndërsa dielli shkëlqen!” Këto fjalë morën kuptimin më të drejtë në shkrimin e Samiut, ndërsa ai i drejtohej civilizimit...

Prof Dr Fatmir Terziu


Uji në Bosfor nuk është i kripur. Në fakt, është mjaft i freskët. Mund të përdoret për t’u rruajtur dhe i jep një “pamje” të mirë fytyrës me sapun të zakonshëm. Konstandinopoja dukej se ishte qyteti i parë i civilizuar që ishte parë në Evropë. Ajo ishte e pastër, e zgjuar dhe e bënte Romën, Napolin dhe Athinën të dukeshin sikur ishin në fazat e fundit të prishjes së pleqërisë. Rrugët ishin të shtruara mirë dhe të pastra. Në një nga shkrimet e panjohura të Sami Frashërit, teksa udhëtonte në rrugët e civilizimit me gruan e tij të bukur “moderne” nga familje të sërës së lartë, thotë në formën e një guide, se “Ne kemi hedhur Kalifatin (Kalif: ai që sundonte mbi një kalif ose sundimtari kryesor musliman) në det përgjithmonë dhe “fez” pas tij”. Shkrimi i Shemshedin beut (sikurse e quanin turqit), sqaronte detajet e civilizimit. Fez, fillimisht u shfaq si një simbol i modernizmit osman. Fez me kalimin e kohës u shfaq si pjesë e një identiteti kulturor “oriental”. I parë si shenjë simbolike mjaft ekzotike dhe romantike në perëndim, ai gëzoi një vend në modë. U bë si pjesë e veshjes luksoze madje edhe të meshkujve në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar në dekadat që rrethojnë kthesën e shekullit të 20-të. Fez kishte vendin e vet mes burrave shqiptarë. Fez, që ishte një kapele e kuqe konike me një mbulesë të zezë, ishte i veshur nga burrat në disa vende muslimane, por sikurse e thamë edhe më tej. Madje dhe sot është në pasarelat e modës, pa bërë ndonjë lidhje si në të shkuarën identitare, që ndalonte jo thjesht diellin mbi kokat e burrave. Mes shkrimit të tij del në skenë “Carpe diem!” “Carpe diem”, ishte frazë e përdorur nga poeti romak Horace për të shprehur idenë se dikush duhet të gëzojë jetën kur mundet. “Carpe diem” është pjesë e urdhrit të Horacit “carpe diem quam minimum credula postero”, që shfaqet në Odes të tij (I.11). Fjalët latine të frazës së mirënjohur Samiu i ktheu në “make hay while the sun shines”, që do të thotë “bëjeni me shpejtësi ndërsa dielli shkëlqen!” Këto fjalë morën kuptimin më të drejtë në shkrimin e Samiut, ndërsa ai i drejtohej civilizimit, dhe në tërësi rolit zbutës të jetës së gruas. Nënkuptohej kështu, që burrat duhej të mendonin më gjatë. Të lëviznin këmbë e duar sa më shpejtë. Se e dinte që në shqip proverbi “kush luan këmbë e duar ha bukë e lakruar” kërkonte shpejtësi. Pra të bënin sa më shumë zaire për bagëtinë në verë. Të bënin sa më shumë përkujdesje për veten, njerëzinë e të mos e vinin gruan në siklet. Në shkrimin e tij dielli zinte kudo, si pjesë e një sfide natyrore mbi Bosfor, por dhe si një fanar për vetë civilizimin jetik të njeriut, sidomos të elementit femëror. Dielli kishte dhe simbolikën e jetës, lirisë së gruas, lirisë që kërkonte dritën mbi fytyrën e saj dhe jo errësirën. Ai kishte mendim të lirë dhe e shihte lirinë mes dritës së diellit, pastërtisë së ujit dhe freskisë së ajrit. Samiu jo më kot në planet e tij të shkrimit kishte pa ndalesë dhe ujin, jo thjesht ujin e Bosforit, por dhe atë të Lumit Jordan. Uji, Dielli dhe pastërtia e Ajrit për të ishin sensi dhe sensibilizimi i civilizimit mes shkrimit, tre faktorë që zbusnin dhe situatëzonin jetën dhe rolin e gruas. Ndaj Samiu zbërtheu më tej “carpe diem” duke e bërë të fortë në tingëllimën e tij civilizuese: “make hay while the sun shines”.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page