top of page

Ca të pathëna për besimet tona fetare




Herë në formë shakaje dhe herë me seriozitet, në biseda të ndryshme flitet për besimet tona fetare. Përmendet fakti që, gjatë pesë shekujsh populli ynë e ka ndryshuar dy herë fenë: në kohën e Turqisë (të pushtimit osman) babai quhej Vasil, ndërsa i biri u quajt Mahmut; në kohën e Greqisë (të mërgimit të shqiptarëve atje) i ati quhej Sadik, i biri u bë Alqiviadh.

Dukuria e lartpĂ«rmendur nuk lidhet kurrsesi me trysni, por kryesisht me faktorĂ« materialĂ«, ekonomikĂ«. Sepse, sado qĂ« tĂ« rezistonin tĂ« krishterĂ«t nĂ« kohĂ«n e TurqisĂ«, mĂ« nĂ« fund do tĂ« dorĂ«zoheshin para dhunĂ«s sĂ« tĂ« huajve. Madje dhunĂ« kanĂ« ushtruar vetĂ« shqiptarĂ«t ndaj shqiptarĂ«ve. Le tĂ« kujtojmĂ« mizoritĂ« e Ali PashĂ« TepelenĂ«s (“Gjak e dhjamĂ« tĂ« kullova, / Por fenĂ« dot nuk ta ndrrova”). NdĂ«rsa nĂ« Greqi as qĂ« mund tĂ« bĂ«het fjalĂ« pĂ«r akte dhune.

Thelbësore është që shqiptarët kanë pasur vetëm një fe të vërtetë: shqiptarizmin. Duke mbrojtur gjuhën, mbrojtën edhe identitetin kombëtar. Shumë klerikë vunë mbi fenë idealin kombëtar dhe sakrifikuan gjithçka për kombin, u falën në Altarin e Kombit. Ata ndikuan fuqimisht që në vendin tonë të mbizotërojë një mirëkuptim shëmbullor ndërfetar dhe të mos krijohen parti fetare të mirëfillta, ekstremiste. Ka popuj që ruajtën me fanatizëm fenë, por humbën gjuhën, pra identitetin.

GjatĂ« bisedave me temĂ« fenĂ«, dĂ«gjon edhe ndonjĂ« thĂ«nie thumbuese, si “lafshĂ«prerĂ«, besĂ«kthyer” (pĂ«r myslimanĂ«t) dhe “kaur” pĂ«r tĂ« krishterĂ«t. NĂ« tĂ« dy rastet shpjegimi Ă«shtĂ« i thjeshtĂ«. NĂ« kohĂ«n e pushtimit osman, “besĂ«kthyeri” Ă«shtĂ« pikĂ«risht i krishteri, pra ky e ndrroi fenĂ« duke braktisur Kryqin pĂ«r GjysmĂ«hĂ«nĂ«n, ndĂ«rsa nĂ« Greqi ishte myslimani qĂ« bĂ«ri tĂ« kundĂ«rtĂ«n, pra u bĂ« i krishterĂ« duke lĂ«nĂ« GjysmĂ«hĂ«nĂ«n pĂ«r Kryqin.

Pra le ta mbyllim me kaq këtë temë që nuk na sjell asgjë të mirë! Për më tepër, vlen të nxirret në pah fakti që përqafimi i fesë islame nga një numur i madh shqiptarësh ka dhënë ndihmesë për mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve me banim jashtë vendit. Po jap vetëm një shëmbull. Shqiptarët e besimit të krishterë në Strugë dhe Ohër, duke shkuar në shkollë dhe në kishë, ku mësimet e shërbesat bëheshin në gjuhën sllave, u sllavizuan, ndërsa ata që shkonin në xhami, ku predikimet bëheshin në shqip, mbetën shqiptarë.

Rreziku i asimilimit, i përthithjes ekziston edhe për bashkëkombësit tanë me banim të përhershëm në shtete të tjerë, kur frekuentojnë institucionet arsimore dhe fetare në të cilët nuk flitet shqipja!

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page