top of page

Ca “pika mbi i!”


Kopi Kyçyku Në shtypin e përditshëm e në stacionet radiotelevizive gjithnjë e më dendur bie në sy përdorimi tjetër për tjetër i fjalëve të huaja, por edhe i atyre të shqipes. Në vend të, - po jap vetëm disa shembuj, - koncesion (nga concedere), thuhet “koncension”; kompromentim , në vend të komprometim (compromettere) etj. Kur mund të themi “befasoj”, përdorim “surprizoj”; mbiemrin “i kufizuar”, e zëvendësojmë me “i limituar” etj. Folja “marr” në të tria vetat njëjës në të tashmen e mënyrës dëftore bashkëtingëlloren fundore e ka të dyfshtë, pra “rr”: marr, merr, merr; por në të kryerën e thjeshtë bën: mora, more, mori. (Kur harrohet ky rregull, në vend të foljes “mori”, shfaqet paraziti “morri”. Të qeshim pak!). Për analogji: nxjerr - nxori. Por: korr - korri që të mos ngatërrohet me korin (bashkësinë e këngëtarëve). Lidhur me foljet, nganjëherë intonacioni apo theksi logjik brenda fjalisë mund të shkaktojë dykuptimësi: Ai do të punojë. Pra ka për të punuar në të ardhmen. Por ka edhe kuptimin: do që të punojë, dëshiron të punojë. Nuk është fort i lehtë edhe përdorimi siç duhet i apostrofit. Ja ndonjë shembull: Çfarë është kjo?, pra: ç’përfaqëson kjo, ç’tregon kjo. Po të vemë apostrofin, merr kuptimin: ç’lloj fare (gruri, misri etj). Dhe më tej: Çfarë gruri qënka ky! = Sa i mirë qënka ky grurë! Por: Ç’farë gruri është kjo? = Çfarë lloj fare përfaqëson. Çnuk bëri= Nuk la gur pa lëvizur (për t’ia arritur qëllimit), por: Ç’nuk bëri? = Çfarë la mangut? E njëjta mund të thuhet edhe për çdo e ç’do: Çdo njeri (kushdo); por ç’do ky njeri? (çfarë dëshiron?)



13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page