top of page

Burrat shkojnë në luftë


Idris Mazreku

Libri i ri ”Burrat shkojnë në luftë” i shkrimtarit Remi Osmani

Këto dit, doli nga shtypi libri I ri I shkrimtarit Prof. dr.Resmi Osmani, me titull “Burrat shkojnë në luftë”, tregime me motive çame.Libri është sponsorizuar nga fondacioni “Çamëria” Hasan Tasini. Kopertina është kompozuar nga pikrorja Entela Kasëmi Beati. Libri ka 280 faqe, në të janë përfshirë 27 tregime, kryesisht të shkurtëra, me tema të larmishme kushtuar figurave të dëgjuara të asaj krahine si, Marko Boçari, Muharrem Rushiti, Osman Taka, Çelo Mezani, Musa Demi ,grave luftëtare si Daje Sako etj. Figurat e personazheve historikë, nën penën e autorit jane kthyer në personazhe letrarë. Nuk mungojnë edhe tregimet me masakrat dhe barbarinë zerviste, por edhe ato me meditime dhe përsiatje mbi fatin e individëve dhe mbijetesën e tyre pas emigrimit të dhunshëm në Shqipërinë Mëmë. Po jap më posht, vlerësimin e shkrimtarit Enver Kushi, për tregimet e Resmi Osmanit:

“…..Rrëfimet e Resmi Osmanit, nga më të ndjerat që kam lexuar me motive nga historia e Çamërisë, janë të tilla që pas leximit të parë, ndoshta të shpejtë, ke dëshirë tu rikthehesh prapë dhe sa herë u rikthehesh, duket se zbulon gjëra të reja.Cili është sekreti, ose më saktë çfarë i bën këto tregime kaq të afërta me lexuesin? Mënyra e të shkruarit dhe të rrëfyerit? Atmosfera që sjell autori? Gjuha? Figurat e njohura apo ngjarjet që autori I sjell ndryshe në prozën e tij? Mendoj se të gjitha bashkë dhe secila prej tyre, ndonëse për një pjesë të lexuesit,tregimet mbështeten në figura dhe ngjarje të njohura të botës çame, Resmi Osmani ka meritën ti sjellë ato në këndvështrimin e tij.Dhe ky këndvështrim është befasues, duke sjellë dhe ringjallur shpirtin e patjetërsueshëm të karakterit çam….”

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page