top of page

Bunker


Astrit Lulushi



Stalini, Mao, Enveri, të gjithë vepruan pa shpirt; mjaft të tmerrshëm u treguan në një mënyrë apo në një tjetër, në publik ose privatisht, njëri më shumë se të tjetri. Për njeriun, jeta fillonte me dhimbje, vazhdonte me ngërdheshje dhe merrte fund me zhgënjime; përfundimi që arrinte, kur kalonte nëpër hulli dhe shihte se një fund të ngjashëm kishin të gjithë; të mirët iknin të hidhëruar, pasi kishin paguar shtrenjtë gjithçka; të këqinjtë largoheshin të lumtur, pa shlyer asnjë faj. Dhe njeriu qeshte me ironi e sarkazëm, sepse i madhi nuk ia dinte të voglit;i forti shtypte të dobtin; dhe plaku nuk ia njihte meritat të riut.

Thuajse 100 për qind e të gjithë njerëzve të idhullizuar janë të tmerrshëm në një mënyrë ose në një tjetër: ajo që shpesh konsiderohet e madhe tek një person mund të përçmohet nga armiqtë e tij. Morali i historisë është që kurrë askush nuk duhet të adhurohet deri në idhullizim; pra, jo më diktatorë, as tiranë apo udhëheqës absolut. Shqiptarët këtë duhet ta kishin mësuar, me siguri, nëse arsimi nuk do të kishte vepruar mbi ‘ta si makineria që shplan zhavorin. Prandaj sot, pas kaq shumë vitesh nga përmbysja e diktaturës, shqiptarët anojnë në anë e tiranisë (mund të jetë vetëm çështje konjukturash politike ndërkombëtare që kjo tirani ndjehet e butë tani), sepse diktatura me atë arsim “falas” ia nguliti mirë shoqërisë mendësinë që e mban të vetëmbyllur në bunker, duke pritur rastin e favorshëm për të dalë prej tij më e egër.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page