top of page

Britania e Madhe filloi sot vaksinën AstraZeneca


Covid-19/ Britania e Madhe filloi sot vaksinën AstraZeneca, gjysmë milionë doza janë gati për përdorim


Mediat britanike njoftuan sot se Pacienti me dializë, Brian Pinker, 82 vjeç, është bërë personi i parë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca Covid-19. Menaxheri i mirëmbajtjes në pension mori vaksinën në 7:30 GMT nga infermierja Sam Foster në Spitalin Churchill të Oksfordit.

Pra, Britania nisi sot dozat e para të vaksinës së Oxford-AstraZeneca, duke përshpejtuar programin e saj të vaksinimit. Më shumë se gjysmë milion doza të vaksinës janë gati për përdorim sot. Sekretari i shëndetësisë e përshkroi atë si një “moment kryesor” në luftën që Mbretëria e Bashkua po bën kundër

virusit, pasi vaksinat do të ndihmojnë në frenimin e infeksioneve. Por Kryeministri ka paralajmëruar rregulla më të ashpra në luften kundër virusit që mund të jenë të nevojshme për një periudhë afatshkurtër.

Boris Johnson, tha se kufizimet rajonale në Angli “ndoshta do të bëhen më të ashpra” ndërsa Britania e Madhe përpiqet të kontrollojë një variant të ri, me përhapje të shpejtë të virusit. Të Dielën më shumë se 50,000 raste të reja të konfirmuara Covid u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që Laburistët të kërkojnë një bllokim të tretë kombëtar në Angli.

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page