top of page

Britani e Madhe, Lordët ndryshojnë Brexit-in e Boris Johnson


Britani e Madhe, Lordët ndryshojnë Brexit-in e Boris Johnson


“Dhoma e Lordëve” i shkaktoi kryeministrit, Boris Johnson, dy humbje të mëtejshme në procesin e miratimit të marrëveshjes së tij të Brexit-it, në lidhje me bashkimin familjar të fëmijëve refugjatë dhe me konsultimin e Skocisë dhe Uellsit.

Në total, kreu i qeverisë konservatore ka hasur pesë pengesa, që kur “Dhoma e Lartë” e Parlamentit britanik, ku ai nuk ka shumicën, filloi të shqyrtojë projektligjin e tij për daljen nga Bashkimi Europian.

Me 300 vota pro dhe 220 kundër, Dhoma e Lordëve miratoi një ndryshim të paraqitur nga lordi laburist, Alf Dubs, (Alfred Dubs, Baron Dubs është një politikan britanik, laburist dhe ish-Anëtar i Parlamentit) që synon të ruajë të drejtën e bashkimit familjar për të miturit refugjatë të pashoqëruar, pas Brexit. Kjo e drejtë garantohet brenda BE-së.

Projektligji për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, në variantin e miratuar nga deputetët, nuk përmend më angazhimin e qeverisë së mëparshme për të ruajtur bashkimin familjar për të miturit refugjatë.

Qeveria merr përsipër vetëm t’i mbajë parlamentarët të informuar për përparimin e diskutimeve me Brukselin, mbi këtë temë.

62 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page