top of page

BRIGJET E BUKURISЁ…NË PRESPË


BRIGJET E BUKURISЁ…NË PRESPË !

Reportazh

- Simboli i legjendave tё liqenit dhe hijeshia e freskёt e kurorёs sё maleve me mistere tё fshehta mijёvjecare, - janё gjithmonё peizazhi i bukur qё tё krijon njё pёrballje fantastike kёtu nё Prespё me dashurinё e ndjenjёs qё vendasit e tregojnё me mikёpritjen tradicionale dhe shijen e vecantё tё krapit dhe verёs sё kuqe…( njё dashuri e ёmbёl e zemrёs !)…

…………………………Nga SPASSE THANASI

Kushdo qё udhёton pёr herё tё parё nё PRESPE nuk ka si tё mos ngelet i mahnitur. Tek i ngjitesh faqes sё malit, sytё ke dёshirё t’i mbash tej fushёs sё Korcёs e cila tashmё ka tё gjitha ngjyrat dhe panorama e stinёs sё blertё ёshtё mё tёrheqёsja…( Fusha e Korcёs, e gjerё si njё tablo vigane me tё gjitha ngjyrat !). Por, kur kalon qafёn e malit tё Ivanit, befasohesh nga njё pamje e papritur. Mes malesh, zbulohet pak nga pak, si nёn shaminё e rrёzuar tё vajzёs, syri i kaltёr i liqenit. E ndien nevojёn tё pushosh pak dhe tё shijosh ketё mrekulli tё natyrёs. Pamja qё ke pёrpara syve nuk tё le tё ecёsh. Tronditja para bukurive tё gёzon…Vjen njё cast, kur ngacmimi i kalon kufijtё e njё admiruesi kalimtar. Bluja e mbyllur e liqenit tё josh, sikurse edhe ai fshati i vogёl me emrin GORICE, mbi kodrёn e gjelbёruar dhe qё bashkё me shkёmbinjtё nё grykёn e Zaveri, formojnё njё peizazh tё bukur, nga ata qё dinte t’i shprehte me forcёn e penelit, vetёm Mio i madh…



E gjithё hapёsira e Prespёs buzё liqenit , ngjan si njё copё “qiell fantastik ”, njё “ qendismё e artё” e madhёshtore nё trupin e natyrёs, qё sё bashku me pasqyrimet e liqenit dhe gurgullimёn e valeve tё vogla tё ujrave, formon njё peizazh magjik me ngjyra poetike dhe romantike dhe sjell kёndshёm jehona tё largeta kujtimesh me mrekulli imagjinare e fantastike pёr formёn e vetё hyjnore…

GORICA E VOGЁL IA MERR, APO IA JEP BUKURINЁ LIQENIT ?

Tё dyja ndodhin. Jo vetёm liqeni dhe fshati Goricё shkёmbejnё bukuritё, por edhe kodra me pemё e Belit, qё laget nё liqen, i shton shumё peizazhit. Fshati me shtёpi tё reja dhe “Kodra e Rinisё” tё ngjajnё se i japin dritё vetё liqenit…

Kohё mё parё, njё vizitor i huaj ka shkruar se Prespa ёshtё njё “xhevahir i rrallё nё Ballkan”. Tek kjo shprehje ёshtё pёrmbledhur gёzimi, tradita, bukuria e natyrёs, nje shtrirrje e tёrё e fshatit, si njё gjerdan nё vijёn e thyer tё bregut tё liqenit. Peizazhit tё bukur tё brigjeve tё Prespёs i ka kushtuar aq shumё rreshta dhe libra sidomos shkrimtari i madh STERJO SPASSE. Gjithmonё ai ruante njё rezervё nё shpirtin e tij krijues duke thёnё : - “ Ka akoma pёr tё thёnё ”…

Tregojnё se shkrimtarin e takojnё njё ditё disa barinj dhe i thonё se lindjen e diellit e prisnin gjithmonё lart nё mal dhe, jo poshtё nё fshat. Atёhere Sterjo Spasse kishte udhёtuar tёrё natёn dhe mёngjezi e kishte zёnё nё majёn e Malit tё Thatё, mbi 2000 m lartёsi nga niveli i detit. Sic e pёrshkruan ai vetё, gjithcka ishte befasuese…Kupa e liqenit ngjante e tёra me njё diell. Njё bukuri tronditese, pёr tё cilёn shkrimtari i shquar kishte thёnё :- “ Nuk ka letёrsi qё ta shprehё !...”

LIQENI I KALTЁRUAR NЁ FYTYRЁN E MREKULLUESHME TЁ PRESPЁS…

I qetё, si njё pasqyrё LIQENI I PRESPЁS mbretёron nё tё gjithё hapёsirёn. Brigjet e thyera e plot fllad krijojnё ngado kёngё adhurimi e hijeshie tё romancave poetike, njё turbullim tё kёndshёm tё ndjenjёs sё ripёrtёritjes sё bukurisё. Me ngjyrat e gjelbёruara tё tokёs dhe me hapёsirёn e yllёzuar, sidomos nё mbrёmje, ndjehet ёmbёlsisht nё zemёr kaltёrsia e qiellit pёrzier me brinjёt e vargёzuar tё maleve dhe kodrave tё buta…

Bukuria gjithmonё kёrkon jetёn, thyen heshtjen e madhe tё legjendave mijёvjecare qё mbulojnё luginat e mahnitshme dhe ujёrat e qeta buzё liqenit. Jo mё kotё poetja e largёt Jolanda Kodra e ka quajtur liqenin “Pasqyrё e kthjellёt e qiellit dritёplotё !”. Nuk ka joshje mё tё madhe se ujёrat e ёmbla e tё qeta , qё tё marrin furishёm brenda nё atё gji. Gjithcka si nё fillimin e njё ёndrre. Me kёngёn e zogjve e tё bilbilit pёrzihet thellё kjo dashuri e kthjelltёsi. Pasqyrat e ujrave tё liqenit janё vezullime magjepsёse. Edhe peshqit lёvizin me shkathtёsi e hijeshi nё ketё hapёsirё ujore tё bukurisё sё rrallё…Ato janё bota e gjallё e liqenit, specie shumё e dobishme pёr ushqimin e njerёzve, qё ua dhuron pёrherё liqeni…

Ka disa legjenda mbi natyrёn e magjishme tё liqenit tё Prespёs. Shumё gojёdhёna interesante flasin mbi mёnyrёn e krijimit tё kёtij liqeni 3 – 4 milion vjet pёrpara. Por, njerёn nga legjendat e shumta dhe tё bukura mund ta interpretojmё kёshtu, sic e ka treguar njё plakё i mocёm nga Prespa, Gure DUMA (i cili nuk jeton mё), por flet me librin e tij pёr Prespёn :

- “ Kёtu ku shtrihet liqeni, shtrihej njё qytet i madh. Njё ditё djali i mbretit, qё drejtonte qytetin,duke shёtitur nёpёr pyll takon njё zanё pylli shumё tё bukur, e cila quhej Nereida. Si nё cdo pёrrallё, djali i mbretit i kёrkoi dorёn pёr t’u martuar me tё. Nereida i thotё se do tё ndodhte njё fatkeqёsi e madhe. Djali i mbretit i verbuar nga dashuria, e merr Nereidёn, por menjёherё pas ceremonisё martesore bie njё shi i madh dhe pёrmbyt tёrё qytetin duke u krijuar kёshtu ky liqen. Tё gjithё banorёt u mbytёn nёpёr ujё…”

Dhe legjenda vazhdon mё vonё pёr lulet qё janё mbi ujёrat e liqenit tё Prespёs, se janё shpirtёrat e banorёve tё mbytur… Legjendat asnjёhёrё nuk janё provuar dhe nё kёtё rast ёshtё historia mijёvjecare qё saktёson ngjarjet e ndodhitё. Mbi ujin e kulluar tё liqenit shquhen objekte nё njё thellёsi prej 20 m si nё fshatin Kallamas ( Bezmisht ) qё janё zbuluar rrёnoja tё vjetra dhe objekte tё lashta me natyrё arkeologjike dhe arkitekturore. Ndryshimet tektonike tё tokёs e tё ujit krijuan njё faunё tё larmishme qё vazhdon tё ekzistoj edhe sot nё format mё tё lashta tё saj dhe bimёsia i ka lёnё vendin musluqeve tipike tё liqenit…


Si njё liqen i pastёr nё njё regjion tё bukur natyror, me prioritet zhvillimin agroturistik, brigjet e tij pёrmbledhin nё njё “nyje bukurish” romantike e dashurore, gryka tё vogla, shkёmbinj, lugina e monopate, shushurima pёrrenjsh, thellёsira ujёrash dhe peshq. Nё kёtё panoramё piktoreske , rrezaton me ngjyra tё gjalla horizonti i hapur i liqenit, pastaj mbi tё lartёsohen malet…Kjo ёshtё njё mrekulli mё vete !.Liqeni i Prespёs ёshtё njё masiv i tёrё ujor i pandarё nё shtrirjen e tij nё tre shtete. Vetёm midis Shqipёrisё dhe Greqisё ndahet 43 Km2 sipёrfaqe liqenore, kurse 174 Km2 i takon Maqedonisё…Janё kryer studime tё shumta qё nga viti 1900 e nё vazhdim. Nё mjaftё raste tё hulumtimeve shkencore janё prezantuar ide praktike dhe natyrore me interes social dhe ekonomik pёr trajtimin e liqenit si njё vlerё ekologjike tё vecantё ndёr sipёrfaqet ujore e natyrore nё Evropё. Projekti i ruajtjes sё biodiversitetit nё Zonёn Ohёr dhe Prespё, ёshtё njё nga me tipiket nё mbrojtjen e natyrёs dhe komplekseve ujore nё Gadishullin Ballkanik. Liqeni i Prespёs paraqet pёrpara studjuesve, shkencёtarёve dhe artistёve njё individualitet jetёsor tё spikatur pёr nga origjina e formimit dhe regjimit hidrologjik me vlera rekretive. Ky liqen tashmё ёshtё vlerёsuar si zonё shpendёsh tё rёndёsishme pёr Evropёn dhe si njё vlerё mbijetese e mbrojtjeje pёr lloje tё kёrcёnuara si pelikani kacurel dhe karabullaku…


PRESPA me natyrёn dhe liqenin ёshtё shpallur “ Park Kombёtar” si njё vazhdim i natyrshёm i Parkut Kombёtar tё Galicicёs nё anёn maqedonase dhe atij tё Prespёs nё pjesёn greke. Kёshtu sigurohet mbrojtja tёrёsore e kёtij liqeni dhe ripёrtёrihet shumёllojshmёria bimore e shtazore…

Freskia dhe ajri i pastёr i Prespёs sё bukur, ndjehet edhe nё thirrjet fёminore tё Bubulinos, personazh i kendshёm i shkrimtarit Viron Kona, qё shijon bukuri tё rrallё e tё magjishme tё tokёs e tё qiellit…( Eh, more Bubulino, qёnke drithёruar nga kёnaqёsia nё rёrёn e nxehtё dhe ujin e kaltёr tё liqenit tё Prespёs .)

Tё lumtё vogёlush !

Natyrё e virgjёr dhe njё histori bukurish, qё zhytet deri nё thellёsi tё kohёs sё legjendave, klimё e freskёt e banorё mikёpritёs, kuzhina origjinale dhe e mrekullueshme e peshkut me verёn e kuqe tradicionale, janё ato vlera shpirtёrore e njerёzore, qё ofron kjo Zonё turistike buzё liqenit tё Prespёs…Simfonia e kёsaj natyre tё bukur, me gjire dhe ishuj tё bukur nё liqen, ёshtё vezullimi i ujit dhe peizazhi i kristaltё, ndaj gjithmonё ato mbeten njё mahnitje tronditёse ne shpirtё me peizazhin e syrit tё kaltёr :

- Sypёrrallor pёrpara meje,

ngjan peizazhi i liqenit tim.

Ka brenda tij qindra legjenda,

dashuri hyjnore dhe hёnёz mbi gjethe….

E “BUKURA E LIQENIT ”,- NJЁ DASHURI HYJNORE DHE E PЁRJETSHME…

Me njё larmi peizazhesh gjeografikё buzё liqenit, me sfondin e ashpёr tё maleve si edhe me njё diversitet tё madh biologjik nё regjionin e larmishёm tё ekosistemeve komplekse tё mjedisit, PRESPA krijon njё pamje tё artё me brigje, lugina, lёndina, gjire e ujёdhesa, me hone tё thepisura e gjelbёrime tё pёrhershme, me djepe monumentesh mesjetare etj, Eshtё si njё dyqan lulesh natyrore, qё tё tёrheq vemёndjen dhe nuk tё lejon tё largohesh kollaj…Nё fshatin Gllomboc,buzё atij gjiri tё vogёl, tё kaltёr e tё pёrjetshёm, pasqyrohet shtёpia, fёmijёria dhe rinia e shkrimtarit Sterjo Spasse. Rruga e tij 75 vjecare prej njeriu, mёsuesi e krijuesi tё palodhur pas tokёs, historisё, kulturёs dhe jetёs shqiptare, e bёri atё njё aktor tё madh tё skenёs njerёzore nё roman. Tё gjithё personazheve tё veprёs sё tij si : “ Pse ?!”, “Ata nuk ishin vetёm”, “ Buzё Liqenit”, “Pishtarё” etj, i dha njё shkёlqim qё rrallё e pёrfiton emocioni i krijimtarisё. Pёr mё tepёr ai meriton emrin e njё avokati mbi historinё shqiptare nё tёrёsi dhe atё ballkanike nё vecanti. I tёrё gjiri i bukur e i kaltёr i Prespёs sonё, nanuris si njё kujtim i bardhё pёr ketё njeri tё madh me njё jetё fisnike tё pazakontё nё mjedisin e madh njerёzor e cila e pati zanafillёn mbresёlёnёse buzё liqenit tё Prespёs…

Ashtu sic pati shpresuar e admiruar shkrimtari ynё i madh, erdhi koha tё flasim mё shumё e me krenari , qё rrjedh nga njё bukuri gjigande nё ujёrat e liqenit dhe rrugёn piktoreske rrёzё maleve. Prespa do tё bёhet shumё shpejt njё qendёr e madhe rajonale nё Integrimin Ballkanik dhe Evropian. Me ngritjen e shumё ndёrtimeve komplekse turistike , tё shёrbimeve dhe tregёtisё, do tё krijohet edhe njё peizazh i ri qё nuk e kemi vёshtruar deri tani. Bizmesmenёt vijnё dhe investojnё nё Prespё, sepse kёtu vendosen nё njё hapёsirё tё pёlqyer natyrore me perespektivё zhvillimi ekonomik dhe social, nё njё vend qё pёrbёn “nyje lidhjeje” me koridorin e rrugёs Korcё – Manatirё ( Bitolё), qё fillon nga Qafa e Zvezdёs nё malin Ivan deri nё kufi me Maqedoninё tek Dogana e Goricёs. Ajo kalon pёrmes kodrinave tё buta, ndёr fushave tё vogla dhe luginave tё bukura, midis qafash malore piktoreske dhe buzё liqenit ku tё magjeps natyra dhe bukuria e peizazhit….Lokalet e njohura nё fshatin Zaroshkё tё Sandi Sekulla, Spiro Koruni e Ilo Todori apo dhe mjedisi “ Aleksandёr” nё Liqenas , Vasil Nikolla nё Goricё tё Vogёl e Vasil Mitre nё Gllomboc etj per servirjen e tavёs sё krapit me kanёn e verёs sё kuqe, flasin bukur pёr ndёrthurrjen armonike tё traditёs vendase me sistemin e ri tё vilave qё zbukurojnё mjedisin e fshatit.

Bashkё me malet e vargёzuara mbi fshatin ZAROSHKE, njё natyrё e virgjёr ngjan si njё “ballkon bukurie” , nga ku liqeni duket i tёri si njё “diamant ” i cmuar me reflektimet ujore dhe ndёrtimet e bukura ngjajnё si valёza kaltёroshe plot nuanca drite nga liqeni. Nё ketё mjedis ndjehesh vertetё i kёnaqur dhe i freskuar, ngazёllehesh nё njё dashuri tё pёrjetshme pёr vendin, natyrёn dhe liqenin. Banorёt e Prespёs i ruajnё nё kujtesё fjalёt e Dr. Lek Gjiknuri ditёn qё Zona u shpall “ Park Kombёtar” : - “Ruajeni kёtё pasuri, ёshtё e juaja. Ju po lёshoni sinjalin qё po dёgjohet nё botё se shqiptarёt po kujdesen vetё pёr mjedisin e tyre…”. Thirrje e kujdesёsshme qё prek traditёn dhe ndёrgjegjёson tё ardhmen e brezave. Se parqet kombetare gjithmonё pёrfaqёsojnё njё model dhe frymёzim nё mbrojtjen e trashёgimisё natyrore. Nё vitin 1930 dy antropologё amerikanё duke i cilёsuar pyjet tona nё Prespe si njё “thesar” tё pacmuar qё ka natyra e Goricёs, do tё shpreheshin me adhurim tё vecantё nё ditarёt e shёnimeve studimore se - “Le tё ndodheshin kёto pyje nё ndonjё vend tjetёr tё Evropёs dhe e shikoje sec do tё bёhej me to…Ato janё art i gjallё e panoramё e pazёvendёsueshme…”.Duke kujtuar kёtё vlerёsim me shumё patriotizёm mbetemi nё qendёr tё bukurisё me njё shkёlqim vezullues qё PRESPA vecse e rrit nё relievin e saj mahnitёs ku mali dhe liqeni pёrqafohen fort nё njё dashuri hyjnore gjithnjё e mё tё bukur, pёrzier me ritmet qetёsuese dhe paqen e kёngёs sё zogjve cicёrues.

Prespa ёshtё njё hapёsirё e mrekullueshme ku peizazhi u jep dhe merr nga njerёzit shpirtin artistik. Ajo ёshtё legjendё e bukurisё, fantazi magjike nё pelerinёn e historisё mijёvjecare dhe gjithnjё e bukur dhe e virgjёr si njё nuse fustanellёbardhё qё prêt pёrflakjen…Ёshtё njё zemёr e dashur toke qё josh e frymёzon. Ndaj ky “yll i kёngёs” nuk mungon asnjёherё nё sytё e shpirtit me thirrje dashurie :

- “ Yll me dritё prej natyre

Yll me ylbere bukurie

Yll me kёngё lumturie

Kёshtu je pёr sytё e shpirtit

Yll me thirrje dashurie !...

-----------------------------------------------

- “ Ti pik’ loti e trazuar

Kurrё njёherё s’mё ke lёnduar

Shpirtin tim ke zbukuruar

Tek ty nё flakё qiellore …

Gjithmonё kam flatёruar !....



LEGJENDA E BUKURISЁ

Po tё qendrosh nё majёn e Galicёs ( nyja mё e lartё e Malit tё Thatё) me shikimin nga liqeni, mbetesh i befasuar nga natyra e mrekullueshme e kёsaj krahine. Me liqenin e saj,rrethuar nga vargmalet e Pelisterit, tё Galicicёs dhe tё Malit tё Thatё, PRESPA ngjan vёrtetё si njё panoramё e bukur nё telajon e natyrёs. Majat e Malit tё Thatё dhe tё Ivanit e ndajnё liqenin e Prespёs nga liqeni i Ohrit dhe nga fusha e Korcёs.Buzё ketyre brigjeve, nё ujёrat e kaltёrta tё liqenit shtrihen pothuajse tё gjitha fshatrat…Pёrvecse lart, nё majёn e Todoricёs, nё njё hapёsirё tё gjerё dhe pjellore, gjendet fshati Cerje dhe pastaj si gjerdan i nuseve buzё ujrave tё liqenit janё Zaroshka, Pusteci , Lajthiza, Diellasi, Gllomboci, Gorica e Vogёl, Goirica e Madhe dhe Kallamasi. Kjo renditje e pёrkryer i ngjan njё legjende tё hershme qё banorёt e kёtyre anёve e pёrmendin shpesh, kur ёshtё fjala pёr emrin e bukur e tё vecantё tё Prespёs. Edhe legjendat janё pjesё e ndjenjave popullore, vecse bukuria e krijuar nё ketё rast i kapёrcen kufijtё e fantazisё dhe cdokush mund tё meditoj pёrpara krijimtarisё mё tё madhe natyrore : - “ Sikur njё frymё njerёzore, njё dorё e butё dhe e pёrkushtuar i morri dhe i rradhiti kёto 9 fshatra buzё brigjeve tё njё liqeni pёr t’i shpёtuar banorёt nga ndonjё e keqe e madhe !...”

Dhe kureshtja pastaj tё shtyn mё tej…Pёrpara fantazisё sё bukur tё jetёs qё lind nё pёrfytyrimin tёnd gjen tregimin e pёrsosur pёr njё legjendё tё bukurisё sё vёrtetё : - “Si e fitoi PRESPA emrin e saj ?”.

- “ Dikur, nё vend tё hapёsirёs sё sotme liqenore, ka qёnё njё fushё e madhe, me shumё fshatra dhe njё qytet tё pasur rrёzё njё kodrine tё gjelbёruar. Atёhere ekzistonte vetёm njё liqen i vogёl, “sy i kaltёr”, sic e kishin pagёzuar banorёt, i cili shtrihej nё pjesёn e kufirit midis Greqisё, Maqedonisё dhe Shqipёrisё.

Mbi bregun fare tё vogёl tё kёtij liqeni, ishte qyteti me njё emёr tё vecantё e tё bukur, i cili e gjeti fundin nga njё tёrmet tё fuqishёm, qё tronditi brigjet e kёsaj ane.

Qyteti i Prespёs ka qёnё shumё i bukur, me ndёrtesa tё mёdha, me tregёtarё tё pasur, me dyqane dhe restorante moderne. Tregёtarёt kontaktonin me shumё qytete dhe shtete tё botёs dhe i sillnin njё begati tё madhe e kulturё tё lartё vendit tё tyre. Nё kёtё qytet banonte edhe njё tregёtar shumё i pasur i cili kishte vetёm njё vajzё. Vajza e vetme ishte 15 vjec, me njё trup te bukur, me flokё tё buta e tё hijshme lёshuar supeve dhe me njё pamje elegante. Ajo ishte kёshtu krenaria e prindёrve tё vetё dhe fantazia e cmueshme e gjithё qytetit. Megjithatё, kur prindёrit e saj ishin mё tё pasurit dhe mё tё lumturit nё kёtё qytet, ndodhi njё tragjedi e madhe. Vajza e tyre e vetme, e bukur dhe ёngjellore si nё pёrrallat, papritur vdes. Kjo gjё tronditi shumё prindёrit aq krenarё pёr ketё krijesё tё dashurisё sё tyre dhe sipas zakonit nё varrimin e vajzёs erdhёn gjithё banorёt e qytetit. Tё gjithё tё prekur shpirtёrisht, me lot nё sy dhe lule nё duar. “ U varros qyteti”, - thoshnin tё gjithё me dhimbje e pikёllim…

Vajza, tashmё pajetё, e clodhur dhe e heshtur nё arkivolin e vdekjes sё trishtueshme, ishte veshur me rrobat mё tё shtrenjta, me shumё argjendari e bizhuteri ari…Dhe kёshtu u pёrcoll arkivoli i saj i pasur nё varrezat e qytetit, nё botёn e mirёsisё sё pёrjetshme…

Tё shtyrё nga kjo “cudi” e pasurisё, dy punёtorёt e varrezave vonё nё mbrёmje biseduan midis tyre qё tё hapnin varrin e vajzёs e tё marrin prej aty tё gjitha sendet e cmueshme.Kjo do tё ndodhte fshehur, kur gjithё qyteti tё ishte nё gjumin e natёs sё thellё. Dhe kёshtu ndodhi vёrtetё. Tё dy punёtorёt e pafrikshёm, tё mёsuar me tё vdekurit e shumtё, morrёn me vete lopatat e kazmat dhe shkuan nё varrin e vajzёs. Meqёnёse kaloi mjaftё kohё dhe afroi agimi i ditёs tjetёr, trupin e vajzёs e fshehёn nё Kishё dhe e zhveshёn me shpejtёsi. Nё gushёn e vajzёs kishte njё varёse floriri, tё cilёn nuk e hoqёn dot. Kur ata pёrpiqeshin tё kёputnin me njё thikё tё mprehtё varёsen, ndjenё pёrpёlitjen e vajzёs, mё pas njё frymёmarrje tё lehtё dhe njё zё tё habitur njeriu : - “ Uh, sa paskam fjetur !”. Vajza foli ngadalё dhe i pёrshёndeti punёtorёt e varrezave se i shpёtuan jetёn nga kjo “dremitje” e gjatё pajetё nё varr…

Qё tani ti do tё quhesh Prespa, - i tha njeri nga punёtorёt vajzёs sё ringritur. Ti nuk ishe vёrtetё e vdekur, vetёm njё “gjumё i vdekur” tё futi nё varr dhe ne erdhёm tё tё nxjerrim prej aty. Dhe ti duhet tё betohesh se derisa tё jesh gjallё nuk do tё tregosh asgjё…

Vajza u gёzua dhe pёrsёri duke u lutur nё gjunjё me krahёt hapur tha me njё dashuri tё ciltёr :- “Betohem se do tё plotёsoj kёtё dёshirё tё fshehtё. Ju mё quajtёt edhe me njё emёr tё bukur, tё rilindur PRESPA !...”.

Nё mbrёmje vajza e ndёruar nё njeri tё gjallё, e veshur me rroba tё vjetra dhe me flokёt e prera, ishte shitur nga tё dy punёtorёt tek disa tregёtarё qё kishin kaluar nё qytet, kundrejt njё shume tё madhe parash.Tregёtari qё bleu vajzёn jetonte vetёm me gruan dhe u duhej njё njeri pёr t’i shёrbyer e trashёguar pasurinё. Pas disa vitesh, tё dy tregёtarёt vdiqёn dhe pasurinё e tyre e trashёgoi vajza qё pati fat tё rrojё. Por tani Prespa, krahas bukurisё sё saj pёrrallore, kishte edhe njё pasuri tё madhe.Megjithatё, ajo nuk ishte e lumtur,pasi dinte se nuk ishte e tillё nё vendlindjen e saj. I lindi dёshira e madhe qё sa mё parё tё kthehej nё vendlindje e kёshtu veproi…

Nё qytet, nё liqenin e vogёl, nё fushёn e gjerё ku Prespa lindi dhe u rrit hijshёm, “vdiq” pёr tё rilindur pёrsёri. Para shtёpisё sё saj ndaloi njё ditё karvani i kuajve tё cilёt transportonin ndihma pёr banorёt e atyre anёve.Prej kёtej u shkёput edhe Prespa dhe hyri nё shtёpinё e saj dhe magjishёm u “sul” nё prehrin e prindёrve tё saj tё pёrmalluar. Me buzёqeshje fisnike i tha se ajo ishte vajza e tyre e cila para dhjetё vjetёsh kishte “vdekur” dhe ishte varrosur. Ajo u tregoi gjithcka qё ngjau si nё pёrrallat e legjendat, por prinderit fatkeq nuk donin tё besonin dhe e zbuan vajzёn nga shtёpia dhe denancuan pranё autoriteteve lokale tё qytetit. Prespa kёrkoi qё tё verifikohej varri i saj dhe siguroi se njerёzit qё hapёn varrin nuk do tё kishin pasoja ligjore…

Kёshtu mё nё fund tregoi njerёzit qё i shpёtuan jetёn. Nё tё gjithё krahinёn kjo ndodhi ishte si njё cudi e madhe. Prindёrit e pranuan vajzёn e tyre dhe qyteti fitoi gjallёrinё e njё jete tё lumtur. Prespa e mbajti emrin e ri dhe fitoi popullaritet tё madh. Shumё njerёz, bile edhe nё largёsi, vinin tё takonin e shikonin nё ketё qytet vajzёn e cuditshme. Dhe si simbol tё kёsaj ndodhie tё cuditshme qyteti morri emrin e vajzёs “Prespa” dhe njёkohёsisht me ketё emёr u pagёzua e gjithё krahina pёrreth dhe liqeni…”.


PRESPA ARTISTIKE….

Si identitet nacional dhe kulturor, me gjuhёn dhe traditat qё ruhen e zhvillohen nё tё gjitha drejtimet e jetёs dhe tё brezave, PRESPA ёshtё fokusuar nё celuloidin e filmit artistik me dokumentarin e pёrfaqёsimit etnik nё shkallё botёrore : “MALLI PЁR VENDLINDJEN” me poetikёn e bukur nё vizatimin e peizazhit tё papёrsёritshёm artistik tё Prespёs, bashkё me paraqitjen e vecantё tё kontrasteve dramatike tё dhimbjes qё shoqeron gjithё jetёn e njeriut, ёshtё filmi dokumentar shqiptar qё fitoi tё drejtёn e konkurimit midis 22 filmave tё tjerё nё Festivalin e Parё Botёror tё filmit dokumentar etnik nё vitin 2000 qё u zhvillua nё muajin Tetor nё Krakovё tё Polonisё…Producenti Fiqiri Sejdiaj, skenaristi Ilinden Spasse dhe operatori Arjan Negro paraqitёn nё ketё dokumentar gjendjen e tё drejtave tё pakicёs maqedonase nё Zonёn e Prespёs, mbrojtjen e identitetit nacional e kulturor pёrball tё gjitha zhvillimeve rajonale e botёrore nё ketё regjion tё bukur natyror e turistik, qё dallon edhe si njё vlerё etnografike dhe arkeologjike nё hartёn shkencore tё histotrisё mijёvjecare.

Ky film, qё u vlerёsua “ i mrekullueshёm” nga seminaret modeste dhe bisedat intime, u shkёmbye midis dokumentareve tё televizioneve tё ndryshme perёndimore e lindore si “ Sheshi Evropa”, “ Tё Humburit” dhe “Fluturimi” si edhe tё shumё frymёzimeve tё tjera nga erёrat humane tё shekullit tё XX-tё pёr tё drejtat e patjetёrsueshme tё Njeriut nё Evropё dhe nё Botёn moderne. Filmi dёshmoi se minoriteti maqedonas nё Prespё jo vetёm ruhet, por edhe zhvillohet nё mёnyrё graduale e tё qendrueshme me zhvillimet e vendit, larg vetmisё dhe harresёs nga bota e qytetёruar. Kёtu ngjarjet zhvillohen nё shtёpi dhe emri domethёnёs i PRESPES “buciti” me tingёllim tё vecantё nё familjen e madhe e tё gjerё tё etnive botёrore, qё i drejtohen shekullit me mesazhin e paqes dhe mirёsisё sё pastёr njerёzore… Kjo arenё artistike nё PRESPE nuk ёshtё pa vemendje. Shumё herё kamera televizive ka zbritur nё ketё zonё liqenore me xhirime tё larmishme. Ekspedita tё shumta kulturore tё artistёve e shkencёtarёve kanё eksploruar nё Prespё njё peizazh dhe njё trevё poetike mjaftё emocionuese midis banorёve dhe kanё evidentuar burime studimore me interesa tё vecanta tё historiografisё shqiptare nёpёr qindra shekuj. Jo vetёm natyra, por edhe zemra njerёzore ёshtё cilёsuar kёtu si njё minierё e pashtershme e vlerave kulturore e tё traditёs sё Zonёs. Imazhi artistik i Prespёs ёshtё edhe nё skenёn e madhe popullore tё Festivalit Folklorik tё Gjirokastrёs ku festa e valles dhe e kёngёs ka pёrcjell gjithmonё njё jehonё mbresёlёnёse nё konkurimin e madh tё atmosferёs rezatuese kombёtare dhe prestigjit real nacional midis vendeve, krahinave dhe popujve. Fizionomia e valltarёve e kёngёtarёve tё Prespёs nё skenёn e mesazheve tё fuqishme kombёtare dhe etnike, mbetet gjithmonё e duartrokitur dhe pёrshёndetёse nё cdo kohё, pavarёsisht ndryshimeve historike tё sistemeve… Individё dhe breza tё tёrё ruajnё tё shtrenjtё kёtё konkurim dinjitoz dhe nё vite ne kemi disponimin dashamirёs tё kujtimeve dhe ngjarjeve tё tilla kulturore, sidomos kur ёshtё fjala pёr shpalosjen artistike nё jetёn e Prespёs. Vitrina natyrore, kulturore dhe shpirterore ёshtё kёtu si njё “ xhevahirё zemrash tё ngrohta e tё pasura pёrjetёsisht !...”.

Ansambli folklorik i te rinjve te Prespes….

NJЁ ZONЁ E MBROJTUR NDЁRKUFITARE BIODIVERSITETI NЁ EVROPЁN JUGLINDORE.

Qё nga viti 1990, nё bazё tё njё marёveshje midis tre shteteve fqinje SHQIPERI – MAQEDONI – GREQI, organizohen cdo vit “ Ditёt e Prespёs” ku afirmohen vlerat e popujve, kulturat e traditat e tyre. Gjithcka i dedikohet miqёsisё dhe vllazёrimit tё kёtyre vendeve tё Ballkanit.

Mesazhet e Prespes janё njё mision i fuqishёm shpirtёror nё gjallёrimin e zhvillimin e identitetit nacional e kulturor, tё gjuhёs dhe tё traditёs bashkёkohore nё shumё vende e breza. Nё ketё kuadёr janё miratuar 40 projekte me karakter mjedisor, social dhe kulturor me njё shume prej 700 mijё Euro, sidomos pёr pjesёn shqiptare dhe maqedonase…

Zona e PRESPES nё tre shtetet ( Shqipёri – Maqedoni – Greqi) pёrfshin njё sipёrfaqe prej 2.519 Km2 dhe njё popullsi prej 24.000 banorё. Kurse vetёm sipёrfaqja liqenore pёrfshin nё keto vende 285 km2.

Flora dhe fauna e pasur pёrbёn njё vecori tjetёr nё bukuritё natyrore. Aty gjenden 15.000 lloje bimёsh, 40 lloje gjitarёsh midis tё cilёve ujku, ariu i murmё, lundra etj., 11 lloje amfibёsh, 22 lloje peshqish, 23 lloje zvaranikёsh dhe 26 lloje zogjsh etj. Nё ketё Zonё gjendet Pelikani Dalmat, i cili ka nё Prespё pёrqendrimin mё tё madh tё shumimit nё shkallё ndёrkombёtare. Vec kёsaj, vlerat kulturore tё Zonёs sё Prespёs pёrfshijnё edhe 26 monumente bizantine tё shekullit tё 10-te.

Qё nga viti 1900 e nё vazhdim janё kryer mjaftё studime e hulumtime shkencore dhe janё prezantuar nё cdo kohё vlera natyrore me interes pёr trajtimin e liqenit tё Prespёs si njё vlerё ekologjike tё vecantё, gjithnjё nё zhvillim, ndёr sipёrfaqet ujore nё Evropё…Janё implementuar projekte zhvillimi dhe integrimi bashkёkohor, pёr tё plotёsuar njё konfiguracion tё larmishёm tё njё Zone Turistike me pasuri tokёsore e ujore shumё dinamike…

Njё mbulesё historike pёrfshin e trajton nё vazhdimёsi vende e popuj tё ndryshёm , ku poetika e bukur dhe vizatimi i peizazhit paraqesin gjithnjё edhe kontrastet dramatike tё dhimbjes qё e shoqeron gjithё jetёn njerёzore nё njё panoramё tё vetme. Dhe PRESPA ёshtё njё shembull sinjikativ nё ketё vlerё panoramike dhe historike, buzё brigjeve tё liqenit me jetё e ndodhi tё cuditshme mijёvjecare…Vendi i legjendave dhe i dashurisё, ёshtё tashmё edhe njё vend integrimi nё vlerat e trashёgimisё kulturore dhe trajtimin bashkёkohor tё minoriteteve.Buzё brigjeve tё Prespёs tani shohim gjithnjё e mё shumё lёvizje gjallёruese pёr jetёn e banorёve, duke krijuar atё “kurorё tё mrekullueshme” pёr bllokun turistik tё vendit, sidomos me Ishullin e Maligradit, nё mes tё liqenit ku ruhet njё objekt kishe me ikona speciale tё kohёs sё Bizantit…

PRESPA konsiderohet si njё entitet ekologjik me rёndёsi globale dhe ёshtё karakterizuar si njё nga “24 tullat ekologjike ndёrkufitare tё Evropёs”. Ekosistemet ujore tё rajonit tё Prespёs janё tё pasura me specie endemike. Nga 12 lloje peshqish indigenous tё identifikuar, 4 specie dhe 8 nёnspecie janё endemike pёr liqenin e Prespёs ose pёr Ballkanin…

Ish- Kryetari i Komunёs Pustec, EDMOND THEMELKO tregon virgjёrine e kёsaj treve turistike plot bukuri natyrore : PRESPA ёshtё peizazh, ёshtё kenge, ёshtё pikture dhe drite poezie…Pamjet tё lenё mbresa tё gjalla, tё ripёrtёrijnё nё shpirt…Fshatrat buzё brigjeve duken si tё dala nga legjendat e lashta, nga thellёsia e liqenit me brigje tё bardha dhe ngjya kaltёrsie plot dalldisje…

I tillё ёshtё liqeni ynё, mё i bukuri nё Botё !.

Brigjet e Prespёs kanё histori tё larmishme prej shekujve, kanё ngjarje qё lidhen edhe me krejt Ballkanin ku ajo i bashkёngjitet si njё panoramё natyrore e mahnitshme, kanё punёn e duarve tё palodhur tё banorёve qё i japin fushёs dhe kopshtieve tё shtёpive njё frymёmarrje tё gjallё jete e prodhimtarie tё gjerё…Brigjet e fshatrave dhe njerёzit janё vetё madhёshtia e historisё plot jetё buzё liqenit me ndjenja tronditёse….

Vendi i legjendave dhe i dashurisё hyjnore ёshtё tashmё edhe njё vend integrimi nё vlerat e trashёgimisё kulturore dhe trajtimin bashkёkohor tё minoriteteve…“ Malli pёr Vendlindjen” me skenar tё ILINDEN SPASSES dhe producent FIQIRI SEJDIAJ ka vizatimin e peizazhit tё vecantё me ndjenjё artistike tё PRESPES dhe konkuroi midis 22 filmave tё tjerё nё Festivalin e Parё Botёror tё filmit dokumentar etnik qё u zhvillua nё POLONI ( Krakovё) nё muajin Tetor 2000. Nё PRESPE ruhet realiteti i pastёr i minoriteteve dhe zhvillohet nё mёnyrё dashamirёse, larg vetmisё dhe harresёs nga bota e qytetёruar…

Emisioni dokumentar “ Hapёsira e Blertё” e gazetarit Marash Mirashi dhe operatorit Esat Cucllari, i kryer nё muajin Qershor 2013 me RTV Shqiptar nё Prespё, ёshtё njё realizim i bukur artistik pёr panoramёn e mrekullueshme tё Prespёs dhe bukuritё e saj buzё liqenit. Aty jepen gjerёsisht peizazhi liqenor, puna e banorёve tё Prespёs, punimet agrobujqёsore dhe artistike si punimi e gdhendja e gurit pёr zbukurim tё shtёpive dhe avllive tё tyre nga mjeshtrit e Zonёs; profesioni i peshkatarit si njё traditё e qendrueshme nё Prespё pёr tё gjithё brezat; vlerat e gjera tё Komunёs Pustec si njё komunitet i integruar nё zhvillimin e sotёm bashkёkohor tё minoriteteve dhe nё projektet e Biodiversitetit si “Park Kombёtar” i vendit etj…Zёri i banorёve buzё liqenit pёrcillet nёpёrmjet intervistave pёr televizionin nga EDMOND THEMELKO, CVETKO MALEVSKI, SPASE MAZEMKOVSKI, pёr tё cilёt bukuria e Prespёs ёshtё njё mozaik shumёngjyrёsh me tinguj jete dhe muzg liqeni dhe njё dashuri e shenjtё e ёndrrave me valё shkumёbardhё qё i bekon hapёsira e kaltёr e qiellit dhe e liqenit fantastik…”

Zhvillime historike nga koha e Bronxit dhe

Neolitit tё vonё…

Sipas pёrshkrimeve tё disa historianёve, ky regjion ёshtё banuar qysh nё periudhёn e Bronzit…Prespa ёshtё njё zonё e pasur historike me tё tilla vende si : ishulli i neolitit ( 7000 vjet p.e.n.) nё afёrsi tё fshatit Tuminec (Bezmisht); vendi nёnujor nё Staro Sello nga koha e bronxit pranё Tuminecit; rruga romake ( shek 2 p.e.s ) qё lidhte fshatin Goricё tё Vogёl me vendin e kodrёs “Nabeli”; muri i Aleksandrit tё madh - maqedonas , i cili gjendet nё kalimin yll; kisha - shpellё e epokёs sё Bizantit dhe Pas-Bizantit (shek. 12, 13, 14, 15, ) etj. Nё Prespё ka lindur dhe shkrimtari i shquar shqiptar me origjinё maqedonase STERJO SPASSE, vepra e tё cilit ёshtё botuar e pёrkthyer nё shumё gjuhё tё botёs…

Busti i shkrimtarit Sterjo Spasse ne fshatin Gllomboc te Prespes…

Nё Prespё ka shumё kisha dhe njё manastir nga periudha tё ndryshme historike, por, kisha mё te famshme janё ato tё shpellave nga periudha bizantine dhe pas-bizantine, qё ndodhen nё brigjet e Liqenit tё Prespёs…Nё vitin 1930 Eftim Zizo nga fshati Gllomboc duke hapur njё grop gjeti dy skelete njerёzish dhe pranё tyre disa sende bronzi si gota, gjerdanё, vath etj. Gjithashtu nё vitin 1965 Petro Male nga fshati Gllomboc duke hapur njё gropё pёr gёlqere hapi njё varё me skeletin e njё nuseje tё re me gjerdan nё gushё, me vath dhe byrzylik nё dorё…Si kёto gjetje origjinale ka edhe gёrmime tё tjera arkeologjike qё dёshmojnё se Prespa ёshtё njё vendbanim i lashtё, me histori mijёvjecare prej mjegullёs sё kohrave…

Karakteristikё unike ёshtё se tё gjithё fshatrat e Prespёs janё shpёrngulur nga vendbanimi i vjeter nё vend tjetёr dhe nuk dihen arsyet e kёtyre zhvendosjeve apo ringritjeve nga e para. Fshati KALLAMAS ёshtё vendosur 1km larg fshatit tё vjetёr, ku edhe sot duken gёrmadhat dhe muret e rёzuara tё shtёpive tё vjetra. Asnjeri nuk di kur dhe pse ndodhi kjo zhvendosje e fshatit. Nё anё tё fshatit tё vjetёr ndodhet njё gur i shёnuar ku ka njё pllakat me mbishkrimin e datёs 9 Shtator tё vitit 800.Pas kёsaj pllakate te shkruar ndodhet manastiri “ Shёn Marena”. Pak mё tutje gjendet njё shpellё e madhe nё tё cilёn janё ndёrtuar tre kisha njera mbi tjetrёn nё hapёsirёn e shpellёs. Por nё vitin 1967, kur regjimi komunist shembi kishat dhe xhamitё, dikush nga komunistёt e fshatit e theu kёtё pllakatё dhe fshiu datёn e shkruar nё tё…

Fshati GLLOMBOC ishte mё parё nё vendin ku sot ёshtё kisha mё e vjetёr e tij. Kёtё e tregon dhe vetё vendndodhja e kishёs e cila ndёrtohej gjithmonё mbi fshat. Nuk ka “gjurmё” nga fshati i vjetёr, pasi atёhere shtёpitё ishin tё thurura me shkopinj bredhi e foje…Mendohet se fshati Gllomboc , duke qёnё buzё liqenit, ёshtё shpёrngulur pasi kanё vёrshuar ujёrat e liqenit dhe kanё pёrmbytur shtёpitё e thurura me porteka…Ky ёshtё i vetmi version shpjegues dhe bindёs nga tё parёt…

Fshati DIELLAS me siguri dihet dhe shikohet edhe sot se dikur ka qёnё nё vendin e vjetёr qё quhet “Lёndina e Shulinit”( Shulinska ledina). Gjithashtu kisha dhe varrezat janё njё dёshmi tjetёr e ekzistencёs sё fshatit tё vjetёr nё ketё vend. Edhe ky fshat ёshtё shpёrngulur,pasi ka qёnё buzё rrugёs nacionale dhe ёshtё sulmuar shpeshёherё nga ushtri tё huaja qё i kanё sjell invazione banorёve. Prandaj dhe banorёt e kёtij fshati u shpёrngulёn mbi kodёr, qё ishte plot me drurё dushku dhe larg rrugёs. Vetёm kёshtu banorёt gjetёn “qetёsi” dhe shpёtim nga armёt dhe ushtritё e huaja…Vetё pozicioni i fshatit, futur thellё mbi kodёr, nёpёr pllaja tё sheshta e shpate shkёmbore, e tregon qartё instiktin e mbrojtjes dhe tё fshehjes nga rreziku i bёmave tё kёqia…

Fshati PUSTEC, dikur ishte nё vendin e quajtur “ fshati i vjetёr”( staro sello ). Ai ёshtё tani 2 Km larg vendit tё mёparshёm , nё anёn veriperёndimore tё tij. Pёr fshatin Liqenas( Pustec) tregohet se nё kohёt e vjetra ёshtё djegur totalisht dhe janё vrarё e zhdukur banorёt. Vendi mbeti i zymtё, i shkretё,nga ku morri emrin dhe fshati PUSTEC. Pas njё kohe, njё nga banorёt e mbijetuar u kthye nё ketё fshat dhe filloi jetesёn e re nё vend tjetёr. Gjithashtu erdhёn ketu edhe disa banorё nga fshati Diellas. Nuk dihet si quhej fshati, por nga fshati i vjetёr ka mbetur sot vetёm kisha buzё bregut tё liqenit… Fshati ZAROSHKE gjithashtu ёshtё shpёrngulur nga vendi i vjetёr. Nё kohёt e hershme fshati ndodhej nё vendin e quajtur “Rrallnik” buzё liqenit, rrёzё malit tё Osojёs…Ketё e tregon dhe kisha qё ndodhet ende nё ketё vend si edhe mulliri me ujё aty afёr. Nё kёtё fshat rreth viteve 1018 ka jetuar njё kolonel lufte i quajtur IVAN dhe nё bazё tё kёtij emri mali qё ёshtё aty pёrball e mori emrin e tij , “ mali Ivan ” . Shkaqet e shpёrnguljes sё fshatit nga vendi i vjetёr nuk dihen ende sot. Thuhet se ai ёshtё zhvendosur nga vёrshimi i madh i ujёrave tё liqenit mbi shtёpitё e banorёve, qё mё sё shumti ishin tё thurura me porteka dhe baltё…

Po ashtu zhvendosje nga vendi i mёparshёm kanё edhe fshatrat Lajthizё, Goricё e Vogёl , Cerje etj dhe befasojnё sot me vendndodhjen e re plot pamje e bukuri…Gojёdhёnat e shumta i veshin me “mister”, por edhe e plotёsojnё domethёnien e toponimeve qё mbajnё…


Legjenda dhe histori bashkё, tё verteta tё krijuara, realitet dhe fantazi, janё gёrshetuar kurdoherё nё Prespёn tonё buzё liqenit Kёtu kanё mbretёruar mbretёr, kanё udhёhequr kolonelё tё lartё dhe luftёtarё tё zotё, kanё luftuar trima tё rrallё, kanё shkёlqyer bukuroshe tё lindura dhe tё rritura mes natyrёs sё ёmbёl,mes kёtyre pamjeve mahnitёse tё vizatuara nga dora e Zotit. Prespa ёshtё mahnitja dhe magjia vetё…Edhe Migjeni i madh ёshtё larё nё ujёrat e Prespёs. Duke u freskuar e duke u larё nё pastёrtinё liqenore, ai e ndiente veten jo mё nxёnёs tё seminarit sllav, por njё njeri tё lirё me mendime tё lira, poet qё e frymёzonte natyra e bukur e kёsaj zone aq mahnitёse. Gjithashtu shkrimtari PETRO MARKO, i impresionuar nga bukuritё e Prespёs buzё liqenit, brenda njё jave ndёrtoi kёtu njё roman qindrafaqёsh, por qё fatkeqёsisht mbeti i pabotuar, se i humbi gjatё luftёs italo – greke.Pёr kёtё vend ai u shpreh se “ Prespa ёshtё njё ultёsirё gjigande e ndjenjёs sё shenjtё nё shpirtё ”…

Le tё jetё Prespa, jo vetёm njё vend i njohur historik, por edhe njё peizazh i gjelbёr natyror, jetёdhёnёs pёr banorёt e pёrhershёm, por gjithnjё mё i pёlqyer edhe nga vizitorёt vendor dhe tё huaj…

Ruajtja e biodiversitetit dhe promovimi vendor si zonё ekologjike me zhvillim tё qendrueshёm, ёshtё prioriteti krysor i Pushtetit Vendor dhe Prespa kёrkon akoma mё shumё pёr tё berё…


PRESPA, kjo perlё e bukur turistike shquhet pёr kёngёt e vallet e bukura, pёr folklorin tradicional dhe pёr vendburime ujore nё natyrё.

Ne kemi berё pak qё ajo tё jetё e njohur, e prezantuar denjёsisht me tё gjitha vlerat dhe bukuritё e saj qё i fali natyra dhe Zoti… Njё ditё do tё shpejtojnё hapat me shanse tё mёdha pёr tё ndёrtuar njё jetё tё begatshme buzё brigjeve tё liqenit dhe do tё lejojmё qё kjo Zonё e mrekullive, plot histori e legjenda, tё zhvillohet me tempin e kohёs moderne.


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page