
BRENGË
Me sytë e mi shoh botën përmbysur, Shoh jetën të shkatërruar, të vrarë, Shoh fatin mjeran ,gur të rrokullisur Dhe sahanlëpirësin pusht- pushtetar.
Shoh zemrën e brishtë ,keqas zhgënjyer, Të virgjërën përdhunisht zhvirgjëruar, Shoh të vërtetën nga gënjeshtra thyer Edhe të ndershmen çnjerëzisht çnderuar !
Shoh lirinë me zinxhirë të lidhur Dhe artin që heq shpirt, i nëpëkëmbur, Binjaken varferi me mua lindur, Trurin tim të mpirë përdhe të shembur !
Në pellgun e brengës dergjem i mekur, Një fije shprese ,a kam për ta gjetur ?!