Botuar në gazetën « Le Courrier »




Alfred Papuçiu

Të shprehësh kulturën tënde

Alfred Papuçiu

Botuar në gazetën « Le Courrier »

Alfred Papuçiu falenderon Gjenevën për mikpritjen e saj ndaj bashkësive të huaja dhe respektin ndaj kulturave të vendeve të origjinës.

S’ka shumë kohë që isha ftuar në kishën e Sakrë-Kër për një koncert të Krishlindjeve, të realizuar nga Koralja Ibéro amerikane në Gjenevë. Grupi i 36 koristëve të 18 kombeve quhet « Kantares ». Ai drejtohet nga Alfredo Lavalley, qysh nga nëntori 2000. U mrekullova nga këngët e të gjithë koristëve, përfshirë dhe mikeshën tonë Karolinë Porcher, që na shpinte në një botë hyjnore, të qetë, plot emocione dhe dashuri për njëri tjetrin. Ne dëgjuam këngët tradicionale meksikane, këngët popullore argjentinase, portorikene, braziliane, venezueliane, kolumbiane, peruane. Cdonjëri nga ne duartrok