
Më mbërthen një duf i fortë,
Kthetrat mi ka vënë në fyt,
Bëj të mbrohem, por më kot,
Shkumë nga goja, lot nga sytë.
Më pushton një duf i marrë,
Të shfaros botën e ligë,
Atë botë që na ka vrarë,
Dhe na përdorë si çiflig.
Të shfaros botën e ndyrë,
Që njollos botën e mirë,
Si një botë e pafytyrë,
Fletë për liri…e të lirë.
Botën gatuar me gjakë,
Që kërkonë të na përdorë,
Për tu djegur përmbi flakë,
Si buratin e si qorr.
Botën që vrau natyrën,
Vrau punën dhe njerinë.
Gatoi vesin e mënxyrën,
Shkatërroi dhe dashurinë.
S’ka më lule ngjyrlëmuar,
As petale erëmirë,
Degë e gjethe janë helmuar,
Edhe vesa…pis, e nxirë!...
S’ka aromë që të të joshë,
Të gëzojë, të përtërijë,
Të puthësh e të lëvdoshë,
Sytë e buzët të ti ndrijë.
Ka veç helm që të dehë,
Lule që vrasin njerinë.
As mendon e as të njehë,
Lëndë e parë për në çmendinë.
Punës iu harrua emri,