Nga Petrit Malushi
Botërori, spektakël ...
Zhurmueshëm ka zbritur Botërori.
Mbushur stadiumet, përplot ngarkuar.
Mahnitës, bukur shpaloset dekori,
Para ekraneve na mban gozhduar.
Në të blertat fusha vallzime pa fund.
Të forta emocione na rrokin në çast
Kur një gjuajtje plumb rrjetën e tund,
E portieri hero bëhet në tjetër rast.
Spektakël, art në planetin Tokë !
Shpërthime anash, rrufe në qendër.
Fluturime në ajër goditjet me kokë,
Predhë gjuajtjet me këmbë e thembër.
Lëvizje shahu me topin dhurohen.
“Goool !” Oshëtin stadiumi ! Tërmet !
Lot gëzimi prej syve lëshohen
Botërori !... Fituesin “Kupa e Artë” pret !
Comments