Botëjeta jote
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 15, 2022
- 1 min read

Botëjeta jote
Fatmir Terziu
Troket bulëz e vogël
ciflosur, në kulpën e mishtë ngazëllim
shëndetet në siparin e ujtë duke kujtuar
rënien në qelq, në dritaren tuaj,
dhe çdo pikë pikon në ikjen e duhur,
ku shkruhen fatet, e kujtimet. Shkunduni.
Asgjë nuk ishte e huaj. Ishte vetvetja.
Jep jetë. Shuan etje, sy të mbushur prej zemre
për vete, për ikjen që e fut në gji e vjetra,
udha e gjatë, të cilën e shkelën këmbët
për një ikje-ardhje tjetër, që kurë nuk e zbulove.
Lëre shikimin të mbarset me vargun e lirë,
rimën, bardhësinë, shënimet prore,
mos i hiq sytë nga dritarja!
Depërto. Zgjohu. Ishte Botëjeta jote.
Festoje…!
Comentarios