top of page

Botë & Zotër


Botë & Zotër


Astrit Lulushi



Universi nuk ka qendër. Ai zgjerohet në të gjitha - megjithëse universi i vëzhgueshëm është i sheshtë.

Universi nuk zgjerohet si një tullumbace. Ky është një nga ato ilustrime që gjendet shpesh në tekste dhe artikuj të shkencës popullore, që vetëm në dukje ndriçon.

Edhe nëse universi do të kishte topologjinë dhe gjeometrinë e ekuivalentit tredimensional të një sipërfaqeje sferike dydimensionale, "e brendshme" e asaj sfere nuk do të ishte pjesë e universit. Pra qendra nuk do të ekzistonte si një pikë në atë univers.

Por universi nuk ka as gjeometrinë e një 3-sfere. Gjeometria e tij duket të jetë "e sheshtë", domethënë hapësira është si hapësira e pafundme Euklidiane. Definitivisht jo një tullumbace.

Dhe zgjerim thjesht do të thotë se distanca mesatare midis gjërave në këtë univers rritet me kalimin e kohës. 

Ndoshta në një moment, kishte mesatarisht 1000 atome hidrogjeni për çdo metër kub. Në një kohë (shumë) më vonë, mund të ketë vetëm, të themi, 125 atome hidrogjeni për metër kub. Kjo ndodh kudo. Edhe me Tokën. Nuk ka vend të privilegjuar, asnjë “qendër”.

*

Sokrati, i pyetur se çfarë mendonin njerëzit kur emëronin perënditë e tyre, u përgjigj:

“Njerëzit e parë që u dhanë emra zotërve nuk ishin njerëz të zakonshëm, por mendimtarë të mëdhenj… Pan me të drejtë quhet “tufë cjepësh” (ai-polos), i lëmuar në pjesët e sipërme, i ashpër dhe si cjap në pjesët e poshtme”.

Statuja e Panit, e vendosur në kopshtin privat të Casino dell'Aurora, Romë, konsiderohet nga disa ekspertë si një autoportret i Michelangelos.

I porositur nga kardinali Ludovico Ludovisi rreth vitit 1530, shtatorja nuk ishte e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Madje, nga viti 1885 deri më 1985, nuk lejohej as të fotografohej.

Statuja siç ishte në 1885 ka humbur disa nga detajet e saj; gjatë shekullit të kaluar, skulpturës iu vendos një gjethe fiku për të fshehur lakuriqësinë e Panit.

Ndonëse nuk është nënshkruar, statuja i atribohet Michelangelo Buonarrotit, pasi ai shfaq detaje karakteristike të gjuhës së tij skulpturore.

Dora e djathtë e Moisiut të Michaelangelos është e ngjashme me atë të Panit të tij.

Gjithashtu qëndrimet e statujave të Panit dhe Davidit janë shumë të ngjashme. Të dy kanë një trung pas këmbës së djathtë, dhe një pamje e pasme tregon ngjashmëri shtesë.

Pastaj është fytyra. Ekziston një portret bashkëkohor i Michelangelos nga Daniele da Volterra nga viti 1545. Piktura ndodhet në Muzeun Metropolitan të Artit, Nju Jork.

Krahasuar me autoportretin e Mikelanxhelos në vizatimin e tij “Il Sogno” (Ëndrra), ngjashmëria është përsëri e habitshme.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page