top of page

Botë e aftë


Botë e aftë

Astrit Lulushi


Bota është e mistershme sa edhe njerëzit në të. Mund të jetë edhe e kundërta, dhe e ardhmja nuk dihet si është. Megjithatë, fitorja gjithmonë preferohet. Humbjen të gjithë duan t’a harrojnë. Genghis Khan e quante kënaqësinë më të madhe të jetës: të mposhtësh armiqtë e tu, t'i dëbosh ata, të shohësh miqtë e tyre mbytur në lot, t’i trajtosh pronat e tyre si tuajat. Por si mund të jetohet me një fitore të tillë, ku gjen dot qetësinë e vetes? Sepse të arrish fitore duhet të kesh edhe një farë ndërgjegje a karakteristika leadershipi. Pra, çështja e drejtësisë është problem; çdo njeri bëhet shtypës kur beson se ka të drejtë dhe ata që kanë mendim tjetër shpallen armiq. Duket se e drejta e tij zë fill nga smira, nga mendimi se frutat në kopshtin e tjetrit janë më të shijshme.

Bota është një vend ku njerëzit mendojnë se komplotet nuk janë të mundshme, dhe u venë përpara fjalën ‘teori’ për t’i mbajtur ato larg çdo mundësie; tendenca është për t’i dënuar, sepse është pikërisht forca tërheqëse ndaj tyre që shkakton këtë tendencë. Shumë njerëz mendojnë se teoritë konspirative krijohen pikërisht se nuk janë të mundshme për t’u zbatuar. Makiaveli, mjeshtër i komploteve, madje kaloi kohë në burg për shkak të tyre, thotë se një komplot i duhur lëviz nëpër tre faza të veçanta: planifikimi, zbatimi dhe pasojat, dhe secila kërkon aftësi të ndryshme - nga organizimi në të menduarit strategjik deri te rekrutimi, financimi, synimi, fshehtësia, menaxhimi i marrëdhënieve me publikun, lidershipi, largpamësia, dhe, në fund të fundit, se kur do të ndalet. Më e rëndësishmja, një komplot kërkon durim dhe guxim, aq shumë durim sa edhe guximin. Pyetja që mbetet është: Si do të dukej një botë pa këto aftësi? Pra, a do të ishte një botë me më shumë teori komploti një makth apo diçka më e mirë?

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page