top of page

Bokavilet dhe Dritat e Qirinjëve


Miho Gjini

Bokavilet dhe Dritat e Qirinjëve Portret

Nuk më harrohet kurrë, se si u bë disa vite më parë martesa e nipit tim, Kanadezit Niko Çani tashmë, në hollin e një hoteli me pesë yje të Sarandës, rrethuar nga Bokavilet jashtë dhe nga një dekoracion qirinjësh në sallonin e dasmorëve, harmonizuar me vellon e bardhë të nusërisë! Po edhe nga dy surprizat e kësaj dasme krejtë të veçantë, kur çifti i lumturuar do të kërcente "tangon e jetës", me shuarjen e dritave të sallës dhe me ndriçimin e nje morie qirinjsh shumëngjyrësh, kur hareja e përgjithshme e dasmorëve do të arinte kulmin dhe, në mesnatën e ndriçuar do të delnin jashtë, për të parë spaktaklin e jashtëzakonshëm të hedhjes në pishinë të më të lumturve të asaj nate magjike! E gjitha kjo atmosferë spektakolare ishte krijuar nga fantazia e "çmëndur" e Irina Aleksit nga Piqerasi edhe ajo, vajza e kushërirë- gjitones time Beka, që më solli përsëri në Sarandë këto ditë, si kisha shpëtuar nga Covidi në Athinë, me plus dy vaksina Pfajzer së fundi...Dhe do të dukesha në një nga dyqanet më luksoze te Sarandës "CANDE LIGHT. home decor", si kisha blerë për shtëpinë time në Piqeras, tre fidana bokavilesh mbi shkallaret e granitit, që të nxirnin në rrugën e tretë. Dyqani i Irinës ndodhet në rrugën e dytë, përbri kishës së Shën Harallambit dhe përball Detit Jon.Mbështeta bokavilet e mia tek bokavili i saj që kishte ngjitur nëpër muret e dyqanit, si në të gjithë Sarandën, -Qytetin e Bokavileve e të Shkallareve të pafundme e, si u krijua aty një dekoracion skenik, hyjë brenda dyqanit të saj, ku do të gjëja "i shastisur" atmosferën e "Dritës së Qirinjëve", si një invers i kishave dhe i varrezave! "Si e ke arritur , moj Irina, këtë mrekulli qirinjsh, që e shpëton njeriun nga ndijesia e kishave dhe trishtimit të varrezave?!". Dhe ajo, e qeshur sikundër është, të spiegpn pasionin e saj , për ta spostuar "flakën e qiririt" në çastet më të lumtura të jetës së njeriut. Sidomos ndër fejesa, dasma dhe pagëzime, bare të dashuruarish e lokale surpizash festive... Ajo më thotë se kishte emigruar në Greqi dhe, pa mbushur ende pesë vite në një Kompani Tregëtare të Athinës, që tregëtonte parafinën, -lëndën e parë të qirinjëve, pa hyrë mire viti 2006, kthehet menjëherë në Sarandë ,me "mëndjen top", që të hapte biznesin e saj.Kuturi e guximshme e një gruaje te re gjimnaziste me piksynime për jetën. E këtu, do të hynte edhe këmbëngulja e fantazia e saj krijuese në eksperimentimin e parafinës, me lloje, ngjyra e aroma të ndryshme. Në krahun e saj do të qëndronte i shoqi, gjitoni im Petraqi, djali i urtë me sy bojë qielli i Leko Aliu, i cili,-për fatin e tij të mbrapsht, do të ndahej nga jeta në një moshë krejt të re, pas rropatjeve e kënaqësive që i falte ky biznes fitimprurës, që e bëri çiftin e tyre shume të njohur në Sarandën e bukovileve e më gjërë. "Si qiriri do venitem!",-thoshte dikur Naimi, i djegur nga malli për vëndin e tij. Po Irina e mënçur e kthen gjithëçka në gëzimin e jetës. Që e vegël,-thotë ajo, vështroja Mëmën e Zahe se si e ndreqte dhe e stoliste shtëpinë, si i vështronte e i shtonte lulet në obor dhe kujdesej për to, si të ishin njerëz, si edhe të vishej e te krihej me marak e, poshtë shamisë së zezë prej mëndafshi, t'i feksnin flokët e bardha... ,si edhe në ato gatime me shije, që i bënte e i shtronte në tryezë, me po atë merak gruaje. Po edhe me ndjenjën e mirë të besimit, kur shkonte në kishë, e veshur bukur , si në ditë të mira, në çdo të kremte dhe, me qirinjë a me llambadhë në dorë, kur vinte Pashka e Gushtit dhe ngjitej deri lartë, në Manastirin e Kremesovës...Ndajë e kishte peng, derisa vendosi në ballinën e Kishës së Shën Thanasit në Piqeras , bazoreljevin me portretin e shënjtorit, porositur prej saj, enkas! Piqerasiotët, kanë qenë e janë banorët më të rregullt për këto punë, të besimit e të qytetarisë, me kulturën qe ata vet e sillnin nga Perëndimi e nga Lindja e largët,-ku u shkelte këmba në të shkuarën , po edhe sot, deri në afërsi të Polit të Veriut, po edhe në të atij të Jugut! Jo më kotë, "Bougaiville Bay-Resort And Spa. Sarandë", e fton Irina Aleksin, të menaxhojë të gjitha eventet që zhvillohen aty , për të brendshëm e turistë të jashtëm, duke marrë përsipër të gjitha dekoracionet, me zbukurimet përkatëse, për ditëlindjet, fejesat e martesat , si edhe eventet private që ajo i quan "Sencacione", duke fantazuar edhe të veçantën e origjinalitetit , plot fantazi. Këtu ajo është një stiliste e ideatore e së bukurës, që nuk ka të dytë!Pas saj qëndrojne, qysh kur ishin të vogëla të bijat, Elena me Anën , deri sa u rritën e janë tani si krahët e saj. Po, kur punët shtohen, ajo punëson në biznesin e saj edhe vajza e gra të tjera Sarandjote. Si gjithmonë energjike, e palodhur, me sensi artistik dhe etikën shembëllore. Po ka nje surprizë në jetën e saj : Të birin e vogël Xhorxhio, i apasionuar që në moshën e mitur me gjuhën angleze, me një mënçuri të parakohëshme, si një talent i rrallë. Duke "thithur" gjithëçka vet nga ekranet televizive, radiot e huaja edhe celularët...Sa që, kur i errdhën në dyqanin e mamasë disa turistë nga largë e ai i degjoi të flisnin anglisht, djaloshi 8 vjeçar, hyri në mes tyre e u dha dorën : "Unë jam Xhorxhio,-u prezantua ai,-a mund t flasim?"...Dhe i lë ata pa goje, nga egzaktësia e lirshmëria ë të folurit , deri në thekset e timbrin e gjuhës se tyre, që tashme ishte bërë edhe e tij! Dhe Irina Aleksi do të ngazëllehej, rrethuar nga buzëqeshje njrëzish të lumtur dhe morrisë së qirinjëve shumëngjyrësh , që krijonin aty një mozaik drite.... Piqeras, e premte,04/6/2021





36 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page