Bluza e bardhë...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 26, 2023
- 1 min read

Bluza e bardhë....
Le të ishte qiell janari me ngjyrë gri
Rrugës shikoje njerëz që nxitonin për diku,
Hapat ndiqnin njëra- tjetrën si për çudi
Pa dashur mendja fluturonte kuturu.
Ishte ditē me pak diell që të jepte jetë
Janarët na sjellin vetëm ditë gri,
Dhe në shpirtat e njerzve si për çudi
Korrniza dritaresh dukeshin kortezi.
Po ju o njerēz me shpirtë të coptuar
Në sportele spitalesh ndaloni aty,
Ajo bluzë e bardhë bën edhe dredhi
Frymon nē çast sa edhe bën çudi!?
Tē lutem mos prek telin e shpirtit
Dhe vdekjes i thotē largohu prej aty,
Njē lot pikoi e ra nē gotē qelqi
Dhe bluza e bardhē i buzēqeshi ditēs gri.
Commentaires