haiku: Bletët e Kaltra
57.
Kur ishim të vegjël
Në sqepat e pëllumbave
Mbillnim aguliçe
58.
Një zot e di
Nga e marrin lulenuset
Aromën delikate
59.
Unë s’isha askund
Kur nga mjegullat
Si kardinalë zbritën narcisët
60.
Nuk është çudi
Nëse në brendinë e pasqyrës
Mbinë trëndafilat
61.
Nëse s’lind dielli
S’është e domosdoshme
Të abortojë qielli
62.
Ti s’paske të dytë
Ua merr bukurinë
Të gjitha luleve
63.
Hiç më larg se dje
Në rrënjët e zambakëve
Takova hijen time
64.
Kur i humba
Shqisat e të nuhaturit
Eliksirin e gjeta te lulet
65.
Nëse vonohet pranvera
Prapëseprapë
Çelin zambakët e Prizrenit
66.
Në ballkon
Çelin zymbylat
Gjemba trëndafilash të egra
67.
Nga ferri i luftës
Doli pëllumb
Me një gjethe dafine
Comments