top of page

BESA PER JETËN


Nga Prof. Nevenka Nekiç


"Përmbledhja poetike "Perandoria e zogjve” na shpalos ndërlidhjet rnë të thella të poetit Maliqi,jo vetëm me vendin e tij të origjinës nga ka prejardhjen, por edhe kohën e pakapshme dhe historinë. Kjo është një çështje dalluese ontologjike, që ka të bëjë me çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga hapsira dhe nga koha”



Bardhyl Maliqi, poet i rëndësishëm shqiptar, ka lindur më 1955 në Konispol, në zonën e Mesdheut. Ai u diplomua në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë dhe më pas kreu studimet pasuniversitare për pedagogji e psikológji. Ka fituar gradën Doktor në Shkencat e Edukimit.

Ěshtë autor i 15 librave me poezi, ese, novela e studime, si dhe shumë artikujve shkan-corë e publicistikë. Është fitues i 11 çmimeve kombëtar dhe ndërkombërtare, się janë: Libreti më i mirë i teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) 2004, për dramën „U largua detif', Çmimin ndërkombëtar (ballkanik) ('Butrinti", në Sarandë më 2007, çmimin spacial ndërkombëtar për poemat „Perandoria e zogjve" dhe „Ankthi i statujave" në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë, artin dhe shkancën, zhvlluar në Atalanti më 2011, si dhe Çmimin e Maratonës Poetike të Sarajevos me ciklin poetik "Kur ndriçojnë pikëllimet" naë 2012. Ndërsa vlerësimi i fundit ndërkombëtar, i marrë pas botimit të këtij libri, në shtator 2014, është ai i botimit të autorit më të mirë të huaj nga revista boshnjake “Fjala”.

Teksti i poemave "Perandoria e zogjve” në gjuhën kroate është përkthyer me zell dhe kujdes nga poeti biling Shahin Hasani-Shkoza. Kështu, megjithëse na vjen nga dora e dytë, përmbledhja poetike "Perandoria e zogjve” na shpalos ndërlidhjet më të thella të poetit Maliqi, jo vetëm me vendin e tij të origjinës nga ka prejardhjen, por edhe kohën e pakapshme dhe historinë. Kjo është një çështje dalluese ontologjike, që ka të bëjë me çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga hapsira dhe nga koha.

Të dyja janë të lidhuar me lashtësinë dhe poetikën bashkëkohore të shtresuara si palimpseste sikur të mos ekzistonte mes tyre humnera mijëravjeçare. Nga vetë titulli i poemës “Perandoria e zogjve" fluturojnë me flatrat e shpirtit si ide të vargjeve të Tinit (Tin Ujevę, poet i shquar kroat) „për fluturimin e shpirtit je krijuar". I lidhur me rrënjët e thella në hapsirat e Jonit, që e bën atdheun më të rëndësishëm, poeti në mënyrë metafizike nga realiteti i jetës ndan me fialë të pathyeshme Konispolin e tij të dashur, dashurinë e një vajze dhe personazhet e imagjinuara, duke ndjerë lashtësinë e fisit, si një zë të thellë të etnisë për t'u transformuar nga një zë lirik në një diskurs epik duke mos e braktisur transhendentalen dhe mistiken.

Fijała e poetit, e pasur me metafora dhe krahasime, shpesh hyn në sintezë dhe me këtë proces e thyen banalitetin e jetës pasi „vajza e bukur duket e veshur me erërat e jugut" ose „sytë e saj janë si lugina e Drinos”. Kështu parandjenja e dashurisë së fshehtë kthehet në një ritëm poetik modern, që edhe kur rimon, edhe kur nuk ka rimë, fiton një kalamendje muzikore të veçantë, si në skenat me humor edhe në ato simpatike, transparente apo aluçinativę.

Grackat e hiçit modern përqafojnë globalen duke shmangur héshtat e misterit të perëndeshave ilire, duke thithur sensualitetin e jetës, që vjen nga hingëllimat e hergjeleve dhe diku ju mund të dëgjoni zërin e buçimës së ujvarave, që nuk mund ta thyejnë harmoninë e universit që ravijëzohet në buzëqeshjen e vajzave, Këto skena të shpejta piktoreske e japin plotësinë e jetës si në stilin barok dhe besimin në kujtesën e përjetësisë siç thotë poeti.

Në të gjithë këtë det fialësh sundojnë me lehtësi të mahnitshme plymi i metaforave: fryt i pasionit është vështrimi yt,/tek shfleton fytyrën time si një libër poetik", përmes një procesi shndërrues, ai do të bëhet „ujë, ku ajo do të shuajë etjen”'. Ndoshta është e rrallë të lozësh një lojë erotike pa qenë i rëndomtë dhe banał. Kësaj ia arrin poeti Maliqi, i cili me ngarendjen e vargjeve dhe të ritmeve, që shkojnë deri në infinit, bën një abstraksion shpirtëror të paspjegueshëm, që është i aftë të hedhë në pentagram forcën e heshtur të një vullkani të fjetur, Ky është një vrapim nëpër fushat poetike ku ajri, uji, erërat dhe aromat, ju japin të drejtën të mendoni se jeni atje në bregdetin e Jonit, delikate dhe e bukur si në pikturat japoneze. Po; bukur! Me këtë bukuri mund t'i ikësh me lehtësi shëmtisë dhe zvetnimit. Kësaj i japin kuptim „ëndrrat e bruzta, ofshamat e në gruaje”, të dhëna herë me befasi e simbolizëm e herë me thjeshtësi popullore.

Poetika e shkurtësisë ka një ndjeshmëri të veçantë në subjektet që përshkruajnë babanë, nënën, vendlindjen dhe atdheun. Babai jepet me një portretizim gati legjendar në poemën „Një lis me degë na u rrëzua”, që metaforikisht zë gjerësinë e një mali. Kjo vazhdimësi poetike dhe alegori antropologjike, "ku bëhet idełítifikimin e babait me malin, në të njejtën kohë bën edhé rigjenerimin e jetës e cila është e pakthyeshme. Toka dhe gurët e paraardhësve 'brenda saja Në poemat për babanë dhe nënën jepen si nëpër ëndërr topnimet, peisazhi dhe shpirti i bukur i Jonit.

Ato janë vendi i jetës dhe i vdekjes, se edhe varrezat janë pikërisht dëshmi e jetës. Për poetin, nëna endet si imazh i dhimbjes, sepse kur babai e nëna shkuan „mbet hardhia nëpër erë, nëpër hon hepuar”. Vdekja, si bijë e natës mori një baba që ishte shtatvigan, njeriu më i lartë i këtij pylli, njeri prej atyre që përmenden për punën dhe karakterin dhe jo si në veprat kafkiane, pasi për poetin poema për babain ishte kënga e shëndrrimit në njě hapsirë blu, në një tjetër hapsirë qiellore. Sa më shumë përpiqet Zonja Vdekje për ta shuar të atin, metamorfoza e shenjtë nuk e lejon, pasi babai, thotë poeti, është pronar „i dy magjive të kësaj bote: bukurisë dhe mençurisë.”

Kjo dramë epike e Llojit sofoklijan, shkon deri në thirrjen që babai të kthehet në përjetësi. Kjo është e ngarkuar si një tragjedi e përgjakshme, që vjen si gurgullimë nga thellësitë e gjakut me një sens të fortë ndjeshmërie dhe detyrimi për të gjallë e për të vdekur dhe plotësohet nga mendimi se karakteret e bukura ta zbusin shpirtin. Poeti në mënyrë të magjishme komunikon me nënën e tij dhe me nënët tona duke përmendur përkëdheljet dhe puthjet mengjesore si aromë luleftoi, ku gjuha është mësuar „me fjalë dhe këngë që shpirtin na e lidhin". Harta gjeografike ku lëviz hija e nënës së tij, trashëgimia dhe ëmrat e vendeve shpirtërore janë rreth Konispolit si një qark tematik dedikuar tragjedive të atdheut.

Komponentja atdhedashëse e këtyre këngëve si dhe e poemave të tjera vjen prej elementit dhe ngjarjeve personale në aspektin e formës. Kjo ndihmon që marrëdheniet empatike të tij të bëhen edhe tonat, jo vetëm për shkak të mënyrës se si i jep, por edhe të ngjashmërisë dhe gjykimit historik. Këto poeti i jep edhe përmes poemës për Bertin, një i afërm i tij i vrarë në kufi „kush të mashtroi e të preu në besë, /atje ku pive cigaren e fundit,/ thërrmijat e bukës të mbetën në mes”. Këto na kujtojnë poetët kroatë, się janë: Vlado Gotovci, Joja Ricov, Zlatko Tomięiqi,Vjencesllav Cizheku dhe të shumë të persekutuarve të tjerë në kampet e përqëndrimit, i cili është përmbysur edhe në Shqipëri.

Kurse poeti B. Maliqi më tej shkruan: "5 vjet./ 107 të vdekur bëhen të gjithë./Të patretur në varreJ Dhe si mund të ndodhte ndryshe,/ gjersa vrasësit e tu gjallojnë mbi dhe / gjersa vrasja tënde mbeti enigmë / dhe në horizont klithin e turfullojnë vetëm re!"

Në këtë libër me ndjeshmëri dhe poetikë të vërtetë na vjen Bardhyl Maliqi me vargjet e me jehonën e këngëve për femijërinë, me metaforat e gjelbra, dhe fjalët e rralla të shpallura si urtësi, Dhe pa marrë parasysh se sa e pikëlluar është kjo poezi, ajo më shumë ka jetë, dashuri dhe bukuri.


*Unioni Phneuropian i Kroacisë Zagreb, më 13.11.2014


127 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page