top of page

Dy shkrime


Bellvm Batoniavm

Astrit Lulushi


Rebelimi i Bato-ve ishte një nga luftimet më të mëdha dhe më të ashpra të Romës në historinë e saj mijëvjeçare. Rebelimi ndodhi vetëm një dekadë e gjysmë pasi romakët kishin marë kontrollin e Ilirisë, nga Shqipëria e sotme deri në zonën dalmate dhe në brendësi në Panonia.

Udhëheqësi i rebelimit ishte Bato. Kush ishte saktësisht Bato, nuk mund të jemi të sigurt, por me sa duket kishte lindur diku në Bosnjën e sotme, midis viteve 30 p.e.s. Ai ishte pjesëtar i fisit Daesidiati, një nga fiset më të ashpra (dhe sipas Plinit) një nga fiset më të mëdha ilire. Nga viti 33 p.e.s. ky fis ishte nën kontrollin e Romës, si bashkësi gjysmë e pavarur. Gjatë kësaj periudhe, këto territore u përfshinë në provincën romake të Ilirikut, me kryeqytet Salona (Solini i sotëm, afër Splitit në Kroaci). Duket se Bato ishte gjithashtu pjesëtar i një familjeje vendase me ndikim të fuqishëm, dhe në fillim të rebelimit ishte shefi edhe komandanti i fisit të tij.

Duket se ka pasur shumë arsye për këtë rebelim në atë kohë. Kryesoret ishin frustrimet masive; ashpërsia dhe paaftësia e qeverisë së re; taksat e larta; mobilizimi masiv për luftën romake në Gjermani; por mbi të gjitha, ndjenja e të qenit ilir.

Augustus urdhëroi mobilizimin për luftë kundër fisit gjerman Marcomanii dhe kjo ishte shkëndija që vuri në zjarr gjithë shtetin romak. Historiani Marcus Velleius Paterculus thotë se trupat ilire kishin rreth 200.000 këmbësorë gjithsej, ndërsa trupat e kalorësisë numëronin 9000 burra në total. Roma kishte 8 legjione në rajon nën komandën e Tiberit, perandorit të ardhshëm.

Rebelimi filloi spontanisht dhe u përhap shumë shpejt në të gjithë territori. Gjatë pranverës në vitin 6, Breucs (një tjetër fis i fuqishëm nga Bosnja veriore dhe Kroacia e sotme) iu bashkua rebelimit dhe udhëheqësi i tyre quhej gjithashtu Bato. Kjo është arsyeja pse disa historianë e quajnë - rebelimi i dy Batove. Në vjeshtën e të njëjtit vit, rebelët bashkuan forcat e tyre dhe organizuan ushtri me të dy Batot si komandantë. Në dy javë, të gjitha njësitë romake dhe stacionet tregtare në brendësi të Dalmacisë u shkatërruan dhe zyrtarët u vranë. Gjatë asaj kohe, i gjithë territori i asaj që është sot Bosnja dhe Hercegovina u vu nën kontrollin e rebelëve. Në vend të pushtimit, Roma po humbiste territore. Kjo shkaktoi panik në Romë dhe në Senatin Romak. Suetonius e përshkroi rebelimin si betejën më të vështirë që Roma duhej të luftonte që nga kohët e luftërave Punike. Pas dekretit special të Senatit, vetë Augustit, caktoi Tiberin, Cezarin e ardhshëm, në krye të dhjetë legjioneve në rajon.

Kryengritja filloi në Bosnjën Qendrore dhe shpejt u zgjerua nga veriu në jug deri në Panonia, duke u bashkuar me Breucs dhe fise të tjera. Gjithashtu, rebelimi filloi dhe u drejtua nga luftëtarë që ishin pjesë e ushtrisë romake dhe kishin përvojë të madhe në luftën kundër ose për romakët. Për shkak të rebelimit, fushata kundër fisit gjerman Mercumani u shty dhe u vonua. Tiberius duhej të vinte të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij ushtarake për të luftuar me sukses rebelët.

Ai dërgoi urgjentisht forca nën komandën e Marcus Valerius Messalla Messallinus për të mbrojtur rrugët drejt Italisë, gjë që e bëri me sukses duke mundur ilirët pranë Sishias. Gjatë asaj periudhe, Severus me tre legjionet e tij me sukses (edhe pse me humbje të mëdha) mbrojti kryeqytetin e Moezisë - Sirmium (sot Sremska Mitrovica) kundër Breucit. Tiberius personalisht mbërriti në Dalmaci në fund të vitit, kur pjesa më e madhe e provincës (me përjashtim të Salonës dhe Siscias) ishte tashmë marë nga rebelët. Pas mbërritjes së tij në luftën në anën romake u bashkuan edhe trakët. Mbreti i tyre Remetalcus udhëhoqi kalorësinë thrakase kundër rebelëve në Betejën e Mons Almus në Serbinë e sotme. ku përfundimisht u mund nga Breucs. Trakët më pas u dërguan në Maqedoni për të ndaluar përhapjen e mundshme të rebelimit atje.

Augusti në atë kohë nuk ishte i bindur nga aftësitë dhe rezultatet e Tiberit në provincë, kështu që dërgoi Germanicus, i cili ishte në atë kohë në gradën e kuestorit në Dalmaci, për ta ndihmuar në komandë.

Deri në këtë kohë, rebelët kishin marrë pothuajse të gjithë provincën. Është gjithashtu e sigurt se rebelimi u përhap në jug në Shqipëri dhe në Maqedoni, ku trakët ishin të pafuqishëm kundër rebelëve, Sipas Velleius "e gjithë Panonia...dhe të gjithë popujt e Ilirisë u përfshinë në rebelimin kundër romakëve”.

Krahas suksesit të madh të rebelëve për të marrë territore dhe pushtetin nga duart e romakëve, ata adoptuan taktika dhe strategji të veçanta të suksesshme kundër ushtrive romake. Suetonius thotë gjithashtu se armiku i Tiberit ishte i fuqishëm dhe shumë i fortë (praevalens hostis).

Augustit i duhej gjithashtu fitorja për t'i vërtetuar popullit të Romës dhe vetë senatit se principata do të ishte një projekt i suksesshëm. Kjo është arsyeja pse kishte kaq shumë forca në Dalmaci, romakët duhej të provonin çështjen - perandoria duhej të jetonte.

Në çdo rast, romakët ishin në vështirësi. Territoret i humbën, Italia u rrezikua (rebelimi u përhap deri në Slloveni dhe mori mbështetjen e fiseve pranë Alpeve), dhe Tiberius me sa duket nuk bëri asgjë për ta parandaluar përhapjen e tij.

Operacionet e para ushtarake nga ana romake, filluan në pranverë, kur Tiberiu urdhëroi Silvanin dhe Severusin të sillnin legjionet në Dalmaci. Romakët u tërhoqën e u bllokuan nga rebelët në moçalet e Volcea (sot lumi Vuka), ku pothuajse u mundën, por arritën të depërtojnë falë disiplinës së hekurt. Me këtë fitore, Tiberius fitoi kontrollin dhe urdhëroi të ndërtoheshin fortifikime të reja në mënyrë që të mund të ndante praktikisht rebelët në dy pjesë. Germanicus në këtë kohë fitoi në Moeseii në Bosnjën veriperëndimore.

Para dimrit. Tiberius urdhëroi dy legjione të niseshin për në Moesia, për shkak të një sulmi të mundshëm nga dakët, ndërsa tre legjione u nisën në Sirmium.

Edhe pse romakët ishin aktivë, atyre u mungonte fitorja vendimtare kundër rebelëve. Megjithëse Tiberius komandonte një ushtri të madhe, ajo ushtri thjesht nuk ishte në gjendje të gjente dhe të shkatërronte ushtrinë e rebelëve, pavarësisht disa fitoreve shumë të rëndësishme. Rebelët u organizuan në njësi të vogla në rajonet malore, dhe sulmuan kryesisht njësitë mbështetëse dhe logjistikën e romakëve, pa u përfshirë në beteja të hapura dhe vendimtare. Kjo taktikë e rebelëve i shqetësoi romakët, pasi disa nga njësitë ilire shpesh vinin pranë kufijve të Italisë, duke kërcënuar kështu provincën thelbësore të perandorisë romake.

Do të ishte interesante nëse do të kishim më shumë informacion për sjelljen e dy fiseve nga Dalmacia bregdetare gjatë rebelimit; Delmati dhe Liburnes. Të dy këta i kishin luftuar romakët një shekull e gjysmë para pushtimit, pak a shumë me sukses, por asnjë historian nuk përmend se ata morën pjesë në rebelim. Sipas faktit, se në rebelim u përfshinë të gjithë fiset ilire, mund të supozojmë se edhe këto dy fise kanë marë pjesë në beteja.

Rebelimi i befasoi plotësisht romakët dhe dërrmoi bindjen e tyre për stabilitetin dhe pathyeshmërinë e forcave të tyre në këto zona. Befasia e udhëheqjes politike dhe ushtarake të shtetit mund të shpjegohet edhe me paaftësinë e tyre për të parë gjendjen reale; Ilirët robër në vendin e tyre dhe të pakënaqur nga administrata romake. Për më tepër, shumica e forcave romake ndihmëse në Dalmaci në kohën para rebelimit ishin pikërisht ilire dhe mund të supozojmë se iu bashkuan rebelimit menjëherë, veçanërisht nëse dihet se ndihmësit në këto rajone ishin rekrutuar kryesisht nga fisi i Daesidiatit.

Në fillim të vitit 8-të dhe në vitin e tretë të rebelimit, Tiberius urdhëroi sulmet e para masive ndaj rebelëve, Ai i përqendroi përpjekjet e tij në Bosnjën jugperëndimore dhe Panoninë perëndimore, e cila tashmë ishte nën kontrollin e pjesshëm të Messalinus. Fisi më i madh ilir në këto zona, Moesei, pësoi sulme të rënda në fshatrat dhe qytetet e tyre, dhe sipas Cassius Dio, ata mbrojtën me sukses qytetin e Seterionit nga sulmi i drejtuar nga vetë Tiberius. Megjithatë, pasi Germanicus mori drejtimin në këto zona, Moeseii u mundën, dhe fshatrat dhe qytetet e tyre u dogjën (Është e rëndësishme të thuhet se Donja Dolina, e cila ishte e banuar vazhdimisht nga neoliti, u shkatërrua pikërisht në këtë periudhë. Shumë prej tyre ndoshta u skllavëruan dhe u vranë, pasi fisi Moeseii nuk përmendet në burimet historike të periudhës së mëvonshme si faktor i rëndësishëm në rajon. Ndërkohë, Tiberius udhëhoqi forcat e tij në sulmet në Panoninë perëndimore ku arriti të vinte nën kontroll fiset lokale.

Panonia ishte një vend shumë më i mirë për strategjinë ushtarake romake. Terreni është kryesisht i sheshtë, pa male të mëdha dhe atje romakët mund të përdorin sulmin e tyre masiv për fitore vendimtare. Nga ana tjetër, Bosnja veriperëndimore, e cila deri në atë kohë ishte nën kontrollin e forcave rebele, ishte rajon i pasur me hekur dhe metale të tjera të nevojshme për ekonominë ushtarake, kështu që Tiberius e dinte se ishte me rëndësi të madhe të shkurtonte furnizimin me metale për rebelët në brendësi. Këto suksese dëshmuan se Tiberius kishte të drejtë në zgjedhjen e strategjisë së tij, pavarësisht rezistencës në opinionin publik në fillim.

Në anën tjetër, rebelët panonias ishin gjithashtu aktivë. Gjatë kësaj periudhe, Bato dhe Breukët e tij sulmuan linjat e fortifikuara të romakëve në lumin Sava, duke u shkaktuar shumë telashe në furnizime, por përfundimisht nuk ishin në gjendje të rifitonin kontrollin e këtij rajoni shumë të rëndësishëm strategjik.

Për romakët në Dalmaci dhe Panoni, kjo strategji e Tiberit dukej krejtësisht normale dhe në ekuilibër me nevojat dhe veprimet në terren, por shkaktoi shumë zhgënjim në Romë (udhëheqësit e së cilës tradicionalisht prisnin fitore spektakolare kundër barbarëve në kohën më të shkurtër të mundshme). Sipas Cassius Dio, Augusti ishte i frustruar, sepse mendonte se me këtë strategji Tiberius donte të fitonte popullaritet dhe përfundimisht të bëhej perandor i ri.

Dy burime bazë për këtë luftë nuk janë mjaft të qarta se çfarë ndodhi. Të dy thonë burimet thonë se Bato dhe Breukët e tij si dhe fiset e tjera panoniane u mundën rëndë dhe më pas, ata u dorëzuan në lumin Bathinus. Është shumë e pamundur që kjo të ketë ndodhur në mënyrën që përshkruan Velleius. Nëse pati një betejë të madhe dhe disfatë të panonianëve, pse atëherë ai nuk e përshkroi atë betejë siç përshkroi të gjitha betejat e tjera, qoftë edhe të vogla deri në atë moment? Sidomos sepse në kohën e ngjarjes, ai ishte në kampin e Tiberit. Me shumë mundësi, dorëzimi i panonianëve, dhe më saktë i liderit të tyre Bato, ishte rezultat i negociatave dhe kontakteve të gjata. Vetë Velleius tregon se ky mund të jetë rasti kur thotë se e gjithë Panonia kërkonte paqen. Një fakt tjetër flet për këtë teori. Bato dhe panonianët e tij u bashkuan me romakët në luftën kundër Batos në Dalmaci.

Vëllezërit kundër vëllezërve

Divide et impera (Proverb romak)

Pasi Bato dhe Panonianët u dorëzuan, forcat e mëdha romake të përqendruara në Panoni mbetën të papuna. Siç tregoi koha shpejt, ky sukses i Tiberit ishte shumë i vlefshëm. Ai i shpëtoi trupat e tij nga humbjet e pashmangshme dhe angazhimet e rënda në malet në Panoninë lindore, të cilat në kohën e kapitullimit të Batos ishin ende në duart e tyre. Dhe, rebelimi, aq masiv në fillim, më në fund u izolua në brendësi të Dalmacisë dhe maleve boshnjake. Duket sikur diplomacia romake ishte e përfshirë mirë në këto çështje. Jo vetëm Bato dhe Breucët e tij, si dhe disa panonianë të tjerë u bashkuan me romakët, por ai u emërua gjithashtu si i njohur zyrtarisht nga Roma. Do të thotë se Bato u bë aleat i Romës dhe ndoshta fitoi njëfarë pavarësie për fisin e tij. Edhe pse nuk e dimë me siguri se ku ndodhet lumi Bathinus, një gjë është e sigurt. Një tjetër Bato dhe luftëtarët e tij në Dalmaci ishin më shumë se të befasuar.

Rebeli panonian kishte qenë vërtet i ashpër për romakët, por Tiberius tregoi se ishte një gjeneral i klasit të parë në këtë luftë.

Bato rebeli kishte nevojë për veprim. Ai ndoshta e dinte se shumica e panonianëve nuk ishin të kënaqur nga Bato, udhëheqësi i Breucs, sepse ai iu dorëzua romakëve.

Bato në Dalmaci dëgjoi se tradhtari po vizitonte ish-luftëtarët e tij që ende po u rezistonin romakëve në kalatë e tyre. Ai e çoi fshehurazi ushtrinë e tij në Panoninë jugore, ku përgatiti një pritë për Bato tradhtarin. Përplasja mes tyre ndodhi në fortesën e panjohur (Mur Ú) siç shkruan Dio, por ai nuk e përmend betejën dhe gjakderdhjen. Ndoshta, fortesa dhe ushtarët që e mbronin dhe ku u strehua Bato panoniani, e lanë menjëherë sapo Bato erdhi me ushtrinë e tij nga Dalmacia. Duket sikur kjo ka ndodhur diku në Bosnjën veriore, në jug të Panonisë, ku romakët ende nuk e kishin rifituar kontrollin.

Ajo që pasoi pas përplasjes së dy Batove, përshkruhet vetëm në një fjali të librit të Cassius Dios. Është ndoshta një nga dëshmitë më interesante në të gjithë historinë e Ballkanit Perëndimor. Dio thotë se Bato e nxori tradhtarin nga kalaja, ua tregoi ushtarëve dhe ish-luftëtarëve të tij si dhe ushtrisë që solli me vete dhe i pyeti se çfarë donin të bënte me tradhtarin. Votimi i ushtarëve dhe fiseve vendosi që i mjafton dënimi me vdekje. Dënimi me vdekje ndoshta u ekzekutua në të njëjtin vend dhe tradhtari e meritonte atë që dha, vdekjen.

Pyetja është; Si mundi një komandant taktik dhe me përvojë si Tiberius të lejonte një manovrim të tillë dhe depërtim të gjithë ushtrisë rebele kaq afër kufijve të territorit të pushtuar?

Pasi Bato Panonian u ekzekutua, udhëheqësi i Daesidiates fitoi përsëri mbështetjen e fiseve panoniane. Së shpejti, fiset jugore iu bashkuan. Kaq shumë fise u rebeluan përsëri kundër Romës. Duket se Tiberius nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte në pjesën jugore të Panonisë. Bato e dinte se duhej ta mbante ushtrinë e tij në fshehtësi, kështu që pasi siguroi që rebelimi të ishte ende i gjallë në Panoninë jugore, ai mblodhi ushtrinë dhe e çoi atë në brendësi të Dalmacisë. Çfarë rrugësh përdori dhe si arriti të shkonte nga qendra e Dalmacisë në Panoni përmes maleve, të shmangte të gjitha kullat dhe rojet romake, të ekzekutonte vasalin e ri romak, të drejtonte ushtrinë deri në Panoni dhe të kthehej në Dalmaci, ndoshta nuk do ta dimë kurrë. Ndërsa po kthehej, ai urdhëroi të ndërtoheshin fortifikime të reja në vende strategjike, kështu që mund të jemi të sigurt se ai e dinte se e vetmja gjë që mund të pasonte ishte - ofensiva romake.

Në dimrin e vitit 9, ushtritë e mbetura rebeluese ishin në situatë shumë të rëndë, pavarësisht se rezistenca ishte ende e fortë dhe e gjallë. Pothuajse e gjithë Panonia u humb, si dhe rajonet bregdetare dhe Dalmacia veri-perëndimore, zonë e pasur me minerale të nevojshme për luftë. Fiset jugore u qetësuan gjithashtu dhe e vetmja zonë me të vërtetë aktive, e mbetur e rebelimit ishte Dalmacia e brendshme.

Pasi mbaroi në Panoni, Tiberius më në fund mundi t'i përballonte vetes një vizitë në Romë.

Atje, ai u shpërblye me nderime të mëdha dhe madje Augusti e priste personalisht në hyrje të Romës, së bashku me turmën. Pra, fillimi i Vitit të Ri solli shumë më tepër optimizëm në opinionin publik në Romë, dhe ky optimizëm sigurisht nuk ishte pa bazë. Taktikat e Tiberit dëshmuan suksesin e tyre në rajonin ku ushtria romake nuk mundi të përdorte të gjitha përparimet e saj ushtarake. Por, rajonet malore mbetën ende të paprekura dhe të forta. Detyra e vështirë për marrjen e fortifikimeve brenda rajonit ishte ende për t'u përmbushur.

Ndërkohë, Germanicus ishte i pari në rrugën e tij për në Splonum, qytet në Bosnjën veri-perëndimore, në kufirin e territoreve romake. Sipas Dios, Germanicus nuk ishte në gjendje të merrte qytetin, por falë kalorësit të caktuar gjerman, Pulsio, ai arriti të merrte fortesën dhe më pas mbrojtësit u dorëzuan. Pasi ra Splonum, Germanicus udhëhoqi ushtrinë e tij në Raetinium, një qytet tjetër në perëndim, por këtu të gjithë mbrojtësit i mashtruan sulmuesit. Duke ditur se numri i romakëve ishte shumë më i madh se numri i mbrojtësve, ata bënë zjarre të shumta pranë mureve të jashtme dhe fshehën harkëtarë në mure, ndërsa pjesa tjetër e mbrojtësve ishte në kullat e improvizuara brenda qytetit. Romakët menduan se mbrojtësit dezertuan pasi portat ishin të hapura, dhe me besim u grumbulluan në qytet dhe hynë drejt e në kurth. Pas hyrjes së tyre, kur gjetën qytet të zbrazët, ata nuk e kuptuan se në fakt ndodheshin të rrethuar. Pas sinjalit, harkëtarët dhe luftëtarët nga kullat e improvizuara sulmuan romakët dhe pothuajse të gjithë ata që hynë në qytet u masakruan, vetëm një numër i vogël arriti të shmangë zjarrin e kryqëzuar. Sipas Dios, vetëm zjarri që erdhi nga jashtë mureve dhe fortifikimeve, i detyroi harkëtarët të largoheshin nga dhe të shkonin në disa dhoma nëntokësore. Romakët përfundimisht morën qytetin dhe shkuan më tej në brendësi të Dalmacisë. Sipas burimeve, rezistenca ishte shumë më e vogël në vendbanimet më të afërta, kështu që ne nuk e dimë se cilat vendbanime në atë rajon mori në të vërtetë Germanicus.

Megjithatë, pavarësisht nga dy qytete të mëdha nën kontroll, romakët u ndaluan nga një rezistencë e ashpër, ndoshta për një kohë të konsiderueshme, dhe ofensiva e tyre ishte e kufizuar vetëm në një zonë të vogël në Bosnjën veri-perëndimore dhe perëndimore. Kjo dhe fakti që zia e bukës filloi përsëri në Itali, e detyruan Augustin të dërgonte Tiberin edhe një herë në Iliri për të marrë kontrollin e situatës.

Pasi Tiberius u kthye nga Roma, ai menjëherë planifikoi një ofensivë masive për të rivendosur kontrollin në brendësi të Dalmacisë dhe për të mundur përfundimisht ushtrinë e mbetur rebele. Ai përgatiti dhe organizoi tre grupe luftarake, nën komandën e Marcus Lepidus, Plautius Silvanus dhe i treti me Germanicus.

Dy grupet e para, kishin mision të mposhtnin dy liderë të panjohur të rebelëve (ndoshta dy ushtri rebele në dy vende të ndryshme, por nuk e dimë se kush ishin apo ku luftuan), ndërsa vetë Tiberius mori grupin më të madh me mision për të detyruar Baton dhe daesidiat e tij në betejë të hapur. Grupi nën Tiberius arriti me të vërtetë të hynte thellë në zonën e rebelimit, por nuk ishte në gjendje të arrinte ndonjë sukses. Bato e dinte se forcat e tij do të mposhteshin në betejë të hapur, kështu që ai përdori njohuritë e terreneve dhe i fshehu me sukses ushtritë e tij para romakëve. Kështu që Tiberius vendosi të përgjysmonte grupin e tij të betejës dhe t'i jepte gjysmën e njerëzve të tij Germanicus-it, ndoshta me mision për të sinkronizuar veprimet e tyre dhe për të prerë Baton dhe luftëtarët e tij në ndonjë fortesë ose për ta rrethuar atë. Kjo taktikë solli sukses të menjëhershëm dhe Tiberius arriti të rrethojë Baton në fortesën e Andetrium.

Rrethimi i Andetriumit nënkuptonte që rebelët nuk mund të përdornin taktikën e tyre të zakonshme të luftës guerile dhe të gjitha avantazhet e terreneve, por u detyruan të mbroheshin kundër romakëve dhe ushtrisë së tyre të madhe në qytet të mbyllur. Andetrium është qytet afër Salonës dhe kapja e udhëheqësit dhe ushtrisë së tij kryesore në këtë qytet do të thoshte se rebelët në të vërtetë nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshin në jug, nga brendësia e Dalmacisë, ndoshta sepse Silvanus dhe Lepidus më parë kishin prerë të gjitha rrugët për në veri dhe rrugët e mundshme për t'u tërhequr.

Megjithatë, duket se situata nuk ishte aq e mirë për Tiberin dhe ushtrinë e tij. Andetrioni ishte në pozicion shumë të mirë mbrojtës, i furnizuar mirë dhe i rrethuar nga fise që mbështetnin rebelët dhe udhëheqësin e tyre. Edhe pse ushtria romake rrethoi Andetrin, rajoni malor ishte ende pengesë për romakët, pasi ata nuk mund të përdornin të përdornin strategjinë klasiketë luftës në fushë të hapur. Duket se ushtarët romakë ishin të frustruar dhe të indinjuar me paaftësinë e tyre për të mbyllur luftën dhe për të detyruar armikun në një betejë vendimtare. Sipas Dios, një pjesë e ushtarëve u rebeluan kundër Tiberit dhe bërtisnin aq fort sa edhe rebelët në fortesë mund t'i dëgjonin zërat e tyre. Megjithatë, Tiberius i vuri nën kontroll me disa masa të moderuara, ndoshta sepse e dinte se në rast të tërheqjes së ushtrisë romake, lufta dhe opinioni publik do të merrnin rrjedhë krejtësisht të ndryshme. Por, sipas Dios, Bato priti shumë delegacione nga komandantët e tij nga zona të ndryshme dhe shumë prej tyre kërkonin ndihmë. Do të thotë se në atë kohë Lepidus dhe Silvan si dhe Germanicus në veprime të sinkronizuara nga drejtime të ndryshme patur sukses në shtypën rebelimin në shumë zona. Bato ndoshta e dinte që kauza e tij ishte e humbur dhe u përpoq t'i bindte luftëtarët e tij që të dorëzoheshin, por të gjithë refuzuan me një zë. Vdekja ishte zgjedhja më e mirë se administrata romake. Pasi mbrojtësit refuzuan të dorëzoheshin, Bato e udhëhoqi fshehurazi ushtrinë e tij nëpër pyje, përsëri të fshehura shumë mirë nga romakët në veri, në Dalmacinë qendrore, ku ndoshta kishte ndërmend të vdiste së bashku me anëtarët e fisit. Ndërkohë, Tiberius pa e ditur se Bato u largua nga qyteti, urdhëroi një sulm masiv dhe romakët morën kontrollin e Andetriumit dhe pyjeve përreth. Rebelimi përfundoi efektivisht në atë zonë. Tiberius qëndroi atje për ca kohë, duke përcaktuar situatën dhe organizuar jetën e fiseve nën qeverinë e rivendosur romake.

Pasi pushtoi Andetriumin dhe zonat përreth, duket se Tiberius urdhëroi sulmin përfundimtar në zemrën e rebelimit. Sipas kronologjisë së Velleius, kjo ndodhi në verën e vitit 9-të.

Gjatë betejave të zhvilluara në verë, Tiberius dhe njësitë nën komandën e tij ranë në grackë, të përgatitur diku në pyjet e Bosnjës qendrore. Suetonius thotë se Tiberius, komandanti kryesor i forcave romake ishte bllokuar në një vend shumë të keq.

Por, për arsye të panjohura, Bato nuk e sulmoi Tiberin dhe forcat e tij dhe në vend të skenarit nga pylli i Teutoburgut, ku romakët humbën ndaj Armenius, luftëtarët ilirë dhe romakët vazhduan luftën e gjatë dhe rraskapitëse. Pse Bato vendosi t'i jepte Tiberius një mundësi për t'u larguar, ndoshta nuk do ta zbulojmë kurrë. Ndoshta mund të supozojmë se Bato e dinte se rebelimi në fakt kishte mbaruar dhe shkatërrimi i forcave të Tiberius nuk do të thoshte asgjë. Pas Tiberit, i cili njihej si "i mëshirshëm" ndaj të mundurve, në krye do të vinte Germanicus dhe më pas do t’i ndëshkonte më rigorozisht, Baton dhe luftëtarët e tij si dhe fiset mbështetëse.

Ku është Arduba, nuk e dijmë, por disa hisorianët pohojnë se është Vranduk i ditëve të sotme, kala afër qytetit të Zenicës. Sipas Dios, mbrojtësit e Ardubës, i cili ishte nën sulmin e grupit luftarak të Germanicus vendosën të dorëzoheshin, por gratë u hodhën me fëmijët e tyre nga muret, sesa t'i nënshtroheshin romakëve...Ky episod heroik tregon se vetëm liria ishte dëshira e rebelëve dhe se shumë prej tyre ishin gati të vdisnin për të.

Pasi Arduba u pushtua dhe pikat e mbetura të rebelimit u shtypën, Tiberius dhe ushtritë e tij marshuan nëpër tokat e Daesidiates, duke shkatërruar dhe plaçkitur qytetet dhe vendbanimet e tyre. Nuk kishte më lëvizje të organizuara të ushtrisë rebele (nëse ekzistonte ende), dhe nuk kishte asnjë koordinim midis fiseve të tjera dhe daesidiatëve. Ndoshta pas rënies së Ardubës, Bato vendosi që të dorëzohej, si e vetmja mënyrë e nderuar për të shpëtuar popullin e tij nga shkatërrimi i mëtejshëm. Ai e dinte se në kushte të tilla fiset e tij nuk do të mbijetonin dimrin e ardhshëm. E vetmja gjë që mund të bënte ishte të dorëzohej dhe të shpresonte për mëshirën e Tiberit. Është interesante që dorëzimi i Batos ndodhi në shtator dhe lajmi për fundin e Rebelimit Ilir dhe disfatën romake në pyllin Teutoburg mbërriti në Romë brenda një jave, ndoshta edhe në të njëjtën ditë.

Paradoksale, ndërsa romakët po shijonin një nga fitoret më të mëdha të kohës dhe fundin të rebelimit në Iliri, në anën tjetër ata pësuan më pyllin Teutoburg disfatën më të madhe në historinë e tyre mijëvjeçare.

Pas vendimit për dorëzimin, Bato dërgoi djalin e tij Sceucas direkt tek Tiberius dhe ofroi dorëzimin, me kushtin e vetëm që Tiberius të premtonte se nuk do ta ekzekutonte Baton dhe pasuesit e tij derisa të thonë atë që kanë për të thënë. Tiberius ra dakord dhe të nesërmen, Bato dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt erdhën në kampin romak, ku Tiberius përgatiti gjykatën e improvizuar për dëgjim. Kjo është paksa e habitshme, pasi fryma e normave tradicionale e së drejtës romake, nuk ishte e zakonshme për rebelët dhe armiqtë, si për shembull Vercingentorix ose Perseus. Megjithatë, lejimi i dëgjimit për Baton dhe ndjekësit e tij ishte ndoshta për shkak të faktit se ai kishte qenë ithtar dhe mbështetës romak në kohët para luftës dhe simbolikisht dorëzimi i tij vendosi fundin e rebelimit trevjeçar.

Në kampin e Tiberiusit, Batos iu lejua të paraqiste argumentet dhe ai i ofroi Tiberit jetën e tij dhe gjithçka që kishte në këmbim të jetës së luftëtarëve dhe fiseve të tij. Madje, sipas historianëve romakë, ai vuri kokën në pozicionin e duhur për t'u ekzekutuar gjatë kohës që fliste dhe me siguri ka menduar se jeta e tij do të përfundojë atje.

Shembull shumë i rrallë i sakrificës së jetës në këmbim të jetëve të luftëtarëve të tij dhe i çuditshëm duke pasur parasysh faktin se ai mund të fshihej me vite në pyjet ilire ku këmba romake nuk hynte kurrë. Pas fjalimit të gjatë të Batos, Tiberius e pyeti pse u rebelua, dhe përgjigja e tij ishte:

"Ju (Romakët) jeni fajtorë për këtë. Në vend të barinjve dërguat ujqër për të mbrojtur delet tuaja."

Nuk e dimë si përfundoi kjo, por mesa duket Bato dhe ndjekësit e tij nuk u ekzekutuan, dhe u trajtuan me respekt dhe dinjitet, natyrisht në kufijtë e robërisë.

Megjithëse priste vdekjen, Tiberius "e shpërbleu" Baton dhe ndjekësit e tij, ndoshta sepse e dinte se arsyet e rebelimit ishin të drejta. Dorëzimi i Batos do të thoshte se rebelimi kishte përfunduar, dhe Iliria romake do të bëhej një nga shtyllat kryesore të perandorisë, duke i dhënë asaj shumicën e ushtarëve dhe shumë shtetarë dhe perandorë. Tiberi mori triumfin për pushtimin e Ilirisë dhe romakët përfundimisht i dhanë fund luftës së filluar në kohën e pavarësisë ilire, 230 vjet më parë.


Zanafilla

Astrit Lulushi


Fiset autoktone të Amerikës kanë besimin dhe “biblën” e tyre, me të cilën shkenca sot deri diku pajtohet:

Shpërthimi tronditi Hiçin. "Thelbi" primordial u hodh me dhunë nga jashtë. Si një oqean i lashtë, dallgë pas dallge u përplas në gropën e zezë të Boshllëkut. Asgjëja vështroi Kaosin, Kaosi u derdh në Hiç. Ndërsa ujërat derdheshin nga jashtë, lumenj me "esencë" të errët rrotulloheshin së bashku, duke formuar një vorbull të madhe. Ndërsa vorbullat rrotulloheshin nga brenda, ‘esenca’ u kondensua në re gazi. Të mbinxehur nga forcat e ngjeshjes në thelbin e rrotullimit, shkëndija ndezi retë e paqëndrueshme. Shpërthim formoi topa gjigantë zjarri, supernova dhe yje blu të ndezur. Ashtu si ishujt në ujërat e 'esencës', yjet u formua nga rrotullimet në galaktikat rrotulluese, procesi u përsërit në Boshllëk... herë pas here, dhe lindi galaktikë. Me kalimin e kohës, një nga këto galaktika do të njihej si 'Eridanu'.' Kjo është historia e një pjese të vogël të Eridanut...e njohur si Tokë.

Ky është miti i krijimit, që besohet nga fiset vendase të Amerikës, Hopi dhe Apache.

Në ‘ujërat’ primordiale të rrotulluar të Eridanus, shumë nga yjet lindën. Nga gazrat dhe pluhuri i hedhur nga dielli, planetët u kondensuan dhe u ftohën. Gazrat elementarë të kombinuara formuan lagështi; shiu ra për të formuar oqeane. Stuhitë u tërbuan, oqeanet u hodhën dhe u kthyen, duke u përplasur në brigjet e tokave sipërfaqësore. Në mes të vetëtimës dhe tërbimit, një shkëndijë e vetme shkëlqeu, duke krijuar në një mikrosekondë një qelizë të vetme jete. ‘Format e jetës njëqelizore të kombinuara për të krijuar krijesa shumëqelizore, u bënë qenie komplekse me miliarda qeliza...peshq, insekte, zogj, zvarranikë, bimë dhe gjitarë. U krijuan aq krijesa të ndryshme sa ka yje në galaktikë. Dhe me kalimin e kohës, 'humanoidet' evoluan. Humanoidet peshq, humanoidet shpendë, humanoidet zvarranikë, humanoidë gjitarë dhe humanoidë të çdo lloji, u bënë rezultati i evolucionit. ​Ndërsa u zhvillua, Njeriu primordial, shpellat e tij ia la kasolleve, grumbullimet e kasolleve u bënë vendbanime, vendbanimet u bënë qytete. Grumbullimi dhe gjuetia e kafshëve i lanë vendin tregtisë së gëzofit, tregtimi i leshit ia la vendin tregjeve. Grumbullimi lindi kopshtarinë, kopshtaria dha bujqësinë. Nevojat e Njerëzve u bënë dëshira...dëshirat u bënë lakmi, njerëzit e dhembshur u bënë udhëheqës, udhëheqësit u bënë pushtues dhe një botë ‘primitive’ u ‘civilizua’. Dallimet e opinioneve u bënë argumente; argumentet u bënë luftëra. Kurioziteti dhe nevoja lindi teknologjinë. Njeriu i hershëm kishte pushtuar botën. Pastaj hodhi sytë lart në qiell. Dhe pa hënën. Ai krijoi anije për të shkuar drejt qiellit dhe filloi pushtimi i Hënës dhe Marsit. Ndërsa qëndronte në hënë, ai vëzhgoi qytetet hënore, ngriti sytë dhe pa yjet sipër tij. Duke kërkuar më shumë, ai u zhvendos përsëri drejt qiellit. Këtë herë u zbuluan botët fqinje. Njeriu pushtoi mjedisin e botës së re dhe cikli filloi përsëri. Kështu ndodhi që njerëzimi takoi të afërmit e tij në galaktikë; njeriun zog, njeriun gjitar, njeriun reptile.

Njeriu i mblodhi dhe foli. Bënë tregti, vallëzuan, u ndanë dhe u bashkuan. Me kalimin e kohës, ata mësuan nga njëri-tjetri dhe jetuan së bashku. Ata shkuan në Luftë. Njeriu primitiv i Eridanus ishte bërë i 'civilizuar'. Lufta primitive ia la vendin Shkencës së Luftës. Vdekja me gjithë tmerrin e saj u bë vegël e Përparimit. Mbretëritë galaktike në Eridanus u ngritën dhe ranë, qytetërimet përparuan dhe vdiqën. Një seri e vazhdueshme luftërash përfshiu të gjithë galaktikën. Asnjë Perandori e vetme nuk qëndroi për një kohë të gjatë; ato lindin, lulëzojnë dhe bien.

13 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page