UNIVERSITETI “LUARASI”, BASHKËPUNIM
EFIKAS ME KLINIKËN GJERMANE “MICHELS”
Halil Rama*
Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels” do të hapin në Tiranë një master profesional të përbashkët dhe një klinikë riaftësimi e rehabilitimi ku do të kryejnë praktikat studentët e Masterit. Marrëveshja për këtë u rikonfirmua dje nga Prof. Dr. Petrit Bara, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit “Luarasi” dhe përfaqëuesit e klinikës gjermane “Michels”, Zt.Kurt – Josef Michels e Zt. Kai – Uwe Michels, gjatë një leksioni të hapur mbresëlës me studentët në një nga sallat e Hotel Tirana Interantional.
Nis kështu implementimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi afatgjatë në fushat e transferimit të njohurive, trajnimit të studentëve dhe punësimit të specialistëve në fushat e kujdesit dhe të terapisë, të nënshkruar rreth dy muaj më parë nga Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels”, në fushat e transferimit të njohurive, trajnimit të studentëve dhe punësimit të specialistëve në fushat e kujdesit dhe të terapisë.
Parasëgjithash, -vijoi ai, - kjo tregon se Universiteti “Luarasi” dhe klinika gjermane “Michels” janë partnerë seriozë të barabartë dhe duan të punojnë së bashku për të siguruar që burimet e disponueshme të të dy partnerëve të promovojnë dhe mbështesin qëllimet e njëri-tjetrit. Dhe në këtë kuadër, një nga qëllimet e përbashkëta është përgatitja optimale e studentëve për një jetë të suksesshme profesionale në Shqipëri dhe në tregjet globale në konkurrencë ndërkombëtare. Dhe për këtë, ndërkombëtarizimi i arsimit universitar është një parakusht.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Univerësitetit “Luarasi”, Prof.dr. Petrit Bara, i cili demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe studentëve të vet (si edhe gjatë më shumë se një dekade kur themeloi dhe drejtoi me komepetencë e profesionalizëm Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit Mjelësor të Tiranës), e konsideron të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin me klinika gjermane “Michels” në Berlin, një nga grupet më të mëdhaja të Gjermanisë dhe Europës në profilin socialshëndetësor. Kjo u kosntatua fare qartë edhe gjatë leksionit që përfaqëuesit e klinikës gjermane “Michels”, Zt.Kurt – Josef Michels e Zt. Kai – Uëe Michels zhvilluan dje me studentët e “Luarasit”.
Implementimi i Marrëveshjes u siguron studentëve hapësira punësimi në muajt e verës (2-3 muaj) në ambientet e klinikës gjermane “Michels; ndihmës infermierë, punonjës social dhe shpërblimin e tyre. Po ashtu ju sigurojmë një vizë pune, strehim, ushqim, pagesë. Kësisoj, kemi të bëjmë me lidhje fantastike me klinikat e Gjermanisë. Kjo sipas Zt.Kurt – Josef Michels do të bëjë të mundur që studentët shqiptarë do të jenë në Berlin duke ndihmuar gjatë formësimit. Ai u tha studentëve se: “Jo vetëm të jeni aty, por të sillni idetë tuaja dhe të njihenmi me kolegë të rinj; të rriteni dhe të mësoni sëbashku. Të përjetoni suksese të vërteta në ekip dhe me pacientë. Të keni kohën e cila ju nevojitet në rehabilitim; të përqëndroheni në gjërat thelbësore”.
Ndërsa Zt. Kai – Uwe Michels, duke e konsideruar infermierinë më shumë se një profesion, i porositi studentët e “Lauarasit” të punojnë në ekipe të përzemërta me kolegë të cilët i besojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Kjo edhe për faktin se siç argumenton Prof. Bara, bashkëpunimi mes dy partnerëve konsiston në shkëmbimin e rregullt të specialistëve të fushave të ndryshme; Praktikat e infermierisë, Kujdesi Mjekësor ndaj të sëmurëve, sidomos riaftësimi e rehabilitimi mjekësor dhe kujdesi ndaj tyre, duhet të zhvillohet në interes të dy partnerëve.
Gjatë këtij eventi mbresëlënës u bë e ditur se Universiteti “Luarasi’’ dhe klinika gjermane “Michels” synojnë të realizojnë transferimin e njohurive të lartpërmendura përmes shkëmbimeve të rregullta të stafit, takime pune, konferencave tematike, seminareve dhe praktikave. Fokusi i tyre është arritja e një kuptimi të përbashkët të përmbajtjes mjekësore dhe potencialit ekonomik të rehabilitimit mjeksor gjatë arsimit universitar”, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Univerësitetit “Luarasi”, Ndërkohë, Prof.Bara bën të ditur se pika kryesore e kësaj mërrëveshje është hapja e shkollës së gjuhës gjermane ” në Tiranë nga vetë klinika gjermane “Michels” nga e cila do të mund të trajnohen deri 100 studentë dhe kursantë në nivelin B2. Kjo e fundit do të drejtojë një shkollë gjuhësore në pronësi të saj në Tiranë, mbështetur nga një model bursash, ku studentët e Universitetit “Luarasi” do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën gjermane paralelisht me studimet e tyre. Kjo shkollë do të mund të shfrytëzohet nga studentët e Luarasit sipas kërkesave të tyre dhe parterëve të tjerë.
Prof.dr.Petrit Bara, që si intelektual bashkëkohor demokracinë e konsideron sfidë në dinjitet, në vlerë, në përpjekje, në arritje dhe se thelbi i mendimit dhe veprimit të tij është vetëm konkurrenca në vlera, parasëgjithash e vlerëson bashkëpunimin me klinika gjermane “Michels” për faktin se synon që emigrimi i detyruar në vendet shumë sociale si Gjermania të zëvendësohet nga emigracionin e dëshiruar dhe të planifikuar nga projektet e përbashkëta, me kohezionin bashkëkohur, duke përgatitur specialistë shëndetësor edhe për nevojat e vendit. Parë nga ky këndvështrtim, zbatimi i marrëveshjes konsiston në ofrimin nga klinika gjermane “Michels” për çdo vit të specialistëve si Lektor për kurse mjekësore në fushën e kujdesit dhe terapisë së orientuar drejt rehabilitimit dhe riaftësimit, për të kryer leksion 1-2 herë në vit.
Studentët që do të dërgohen për praktikat 3-javore në klinikën gjermane “Michels” do të kenë të siguruar hapësirat e spitaleve, lektorët, pedagogët e praktikës, strehimin dhe ushqimin. Ndërkohë ata do të pajisen me një çertifikatë praktike e cila do të njihet nga Universiteti “Luarasi” pasi është dërguar programi i praktikës 3-javore që do të kryhet në klinikën gjermane “Michels”.
Universiteti Luarasi dhe klinika gjermane “Michels”, një deri dy herë në vit do të prezantojnë potencialin e tyre të bashkëpunimit, prezantim ky që do të bëhet në konferenca të specializuara me të rinjtë e interesuar nga Shqipëria.
Falë kontributit të Universitetit Luarasi dhe vizionin bashkokor e pëskuktimit të dekanit Bara, brenda një harku kohor dy vjeçar, Fakulteti i Shkencave Mjekësore arriti 400 studentë dhe pritshmëritë e këtij vitit janë më të mëdha.
Ky bashkëpunim,-thotë Prof.Bara,- i vlen pritshmërisë së studenteve dhe përgatitjes së tyre që në vitin e dytë për zbatimin e projektit tonë me klinikën gjermane “Michels”. Ai argumenton se studimi që në vitin e dytë do të rrisë në mënyrë të ndjeshme cilësinë, përgatitjen e tyre në nivel europian për të qenë konkurues në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
*Mjeshtër i Madh
コメント