BASHKËPUNËTOR I NGUSHTË I AT GJERGJ FISHTËS DHE ERNEST KOLIQIT

Updated: Sep 9, 2020


DHIMITËR BERATI

DHIMITËR BERATI – BASHKËPUNËTOR I NGUSHTË I AT GJERGJ

FISHTËS DHE ERNEST KOLIQIT—Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes

Nga Frank Shkreli

Ishte fillimi i shtatorit të vitit 1970. Po bëhesha gati që brenda një ose dy muajsh të udhëtoja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me statusin e refugjatit politik. Në përgatitje e sipër, fillova tu them lamtumirën e fundit miqëve dhe të njohurve të komunitetit shqiptar në Romë dhe në kampet e refugjatëve. Fillova takimet me Ernest Koliqin, i cili më sugjeroi që para se të nisesha për Amerikë të takohesha me Dhimtër Beratin. Unë nuk e njihja, por Koliqi mori përsipër që të më takonte me të. Fatkeqësisht, nuk kaluan as 2-3 ditë dhe u hap lajmi i zi në komunitetin shqiptar të Romës se Dhimtër Berati kishte vdekur në një aksident kur një makinë e kishte përplasur nga shpejtësia duke e lënë të vdekur në vend,