top of page

BALADË


BALADË PËR KOMPOZITORIN E TANGOS SHQIPTARE. MUHARREM XHEDIKU


Muharrem Xhedik, Muharrem Xhedik

Bir kreshnikësh dhe vetë kreshnik

Në djepin e luftës u linde dhe u përkunde

Frymëzim të dha ninulla e nënë Sudes


Çiftelia e varur në murin e kullës

Instrumenti i parë që syri të shikoi

Melodia e fyejve të barinjve të Korabit

Muzika e parë që ty të frymëzoi.


Cuca e bukur, flokëkaçurrelja e Radomirës

Ishte burim i të bukurës dhe i të mirës

Turtullesha, ky zog i dashurisë

Ta ngriti zemrën peshë si turtullesha

Ty, o muzikanti i pavdekshëm i shqiptarisë.


Në Kosovë, Dibër e Labëri

Në Shkodrën e jareve, në Korçën e serenatave

Në Tiranën e mbrëmjeve të vallzimit

kërceheshin direkt tangot e mesnatave.


Eh, Muharrem Xhedik sa shumë në borxh na ke futur

Për ty, për pesëdhjetë vjet askush nuk u kujtua

Harruan se këndonin dhe kërcenin mbi pentagramin tënd

Harruan se jetonin me dashurinë e këngëve të tua.


Hej Xhedik, për ty nuk mjafton kjo poezi

Kthema oshëtimën nga andej ku je ti

Ti je një ëngjëll, e pavdekshmja melodi

Ti je pavdekshmëria, ti je një mrekulli.

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page