top of page

Avdyl Buçpapaj flet dhe me heshtjen e tij njerëzore





Avdyl Buçpapaj flet dhe me heshtjen e tij njerëzore

Nga Fatmir Terziu


Shpesh herë Njeriu ndërton duke kërkuar padashje gravitetin e gjërave midis largësisë dhe afërsisë në një distancë disi ndryshe. Duke përshkuar atë distancë ndërmjet afërsisë dhe largësisë vetvetiu ndjen gravitetin në qendrën e një bisede, në qasjen e një njohjeje, në tërësinë e një komunikimi si njohje njerëzore. Ky funksion tërësor është si të ngresh blloqe betoni me zemrën e ndjeshme, të mallëngjyer e të emocionuar, dhe duke pyetur veten pse jemi deri tani në një panjohje? Përgjigjja është në formatin e saj e mbështjellë në kaos e lidhur në funksionin jetik, me atë që Njeriu takon njeriun vetëm kur është mundësia, ose kur funksionon popullorja e urtë „Mali me mal nuk takohen, por Njeriu me Njeriun takohen“. Dhe takohen vërtet. Takohen ja pikërisht tek ky vend, që ka një emër të thjeshtë, e që bën mundësinë pikëtakimin tek Njeriu i qetë e i denjë. Është ky vend me emrin Borås dhe është Njeriu Sokol Demaku që na prezanton me atë që pikërisht shemb të gjithë udhët heshtanake drejt njohjes burrërore, të bardhë sikurse vetë bora e Alpeve. E ai është Avdyl Buçpapaj, një pinjoll i gjeneratës ndryshe të fisit të madh e emërmadh të atyre anëve. Dhe shtrëngojmë duart… Dua që dikush të më kuptojë si unë e kuptova këtë shtrëngim me Avdilin, ish drejtues shkollash në vendlindje e në Durrës.

Tashmë Avdyl Buçpapaj, ish drejtor i shkollës “Demokracia”, dhe tani drejtor i shkollës jopublike “Planetary” ka udhëtuar për të disatën herë në këtë qytet që na priti me diell. Ka qenë një nga protagonistët e një binjakëzimi me projektet e Demakut dhe kështu miqësia gjen formën e verës që sa më e vjetër të jetë dhe aq më e mirë bëhet. Dhe mbahet mend ajo nisi bukur. Disa kohë më parë në kuadrin e realizimit të projektit madhor ”Udha e shkronjave” përpiluar nga Fjärdingskolan e qytetit Borås në Suedi dhe shkollës fillore nëntvjeçare „Demokracia“ nga qyteti Durrës, pra rreth shtatë vite më parë dhe realizuar me shumë sukses nga Sokol Demaku, mori rrugëtimin e tij edhe drejt Republikës së Kosovës konkretisht drejt qytetit verior Vushtri ku shtriu rrënjët edhe atje në shkollën fillore ”Ali Kelmendi” të këtij qyteti. Asokohe pesë ditë me radhë ishin mysafirë të Fjärdingskolan në Borås, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajumarm Mulaku me drejtoreshën e shkollës ”Ali Kelmendi” Kadrije Meniqi si dhe dy pedagoge nga kjo shkollë së bashku me përfaqësuses të shkollës „Demokracia“ Durrës me në krye ish-drejtorin e kësaj shkolle Abdyl Bucpapaj dhe dy pedagogët ë cilat përfaqësuan këtë shkollë.


Dhe nga ato vite udhëtimi ka mbetur një gur i fortë në lidhjen miqësore dhe edukative të dy pikave dhe intelektualëve si Buçpapaj e Demaku. Asokohe Projekti “Udha e shkronjave” mes shkollës „Demokracia“ nga Durrësi dhe Fjäördingskolan nga Borås kishte qëllim të tijin zhvillimin e demokracisë në shkolla konkretisht zhvillimin e demokracisë tek nxënësit, respektin etnik dhe kulturorë në shkolla, por edhe i jepej një rëndësi e madhe edhe lendës së matematikës. Avdyl Bucpapaj ish-drejtor në shkollën Demokracia më thotë tashmë se „dy shkollat si motra nga Shqipëria dhe Kosova me siguri kishin çfarë të mësojnë dhe marrin nga shkolla suedeze kur kishim të bëjmë me zhvillimin e demokracisë së shkollës si dhe integrimin e etnive në jetën e përditshme në shkollë por edhe ne vendbanim dhe në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës“.

Tashmë ky burrë i qetë dhe i dedikuar në projekte të përbashkëta me Sokol Demakun ndërsa gjerb kafenë e mëngjesit në hotelin ku takohemi me një qasje ndryshe të pasqyron tërë atë brendësi intelektuale që tregon njerëzillëk, respekt dhe padyshim efikasitet në komunikim. E padyshim ndërsa komunikojmë në heshtjen tonë më duket se diku lexoj qartë dhe kuptueshëm atë që na bashkon në këtë rast me të ngjarë „Çlirohu nga gjykimet e ashpra… tani lidhu me njerëz si kurrë më parë“. E pra, aty në atë takim Njeriu ku tingëllon me njërëzoren kupton se dhe Avdyl Buçpapaj flet dhe me heshtjen e tij njerëzore.

73 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page