top of page

Autentike entropia e imazhit të Sabri Fejzullahut në salla


Fatmir Terziu duke drejtuar një spektakël të Fejzullahut në Londër

Fatmir Terziu

Shtrëngimet e duarve në mjedise ku duartrokitjet masive të mijëra të pranishmëve kërkojnë më shumë se sa prezencën në skenë, kompleksitetin e mirëpritur të këngëtarit janë tashmë një arsye më shumë të kuptosh se emri i Sabri Fejzullahut, nuk është thjesht prezenca, qasja para audiencës, zëri dhe tonaliteti i zërit, por një kompleks, që ka bërë ngjizjen e duhur në vite e vite me një identitet tashmë të plotë, të ndjeshëm e kompleks në fushën e artit dhe muzikës. Kjo risi e tillë është ajo që nënkuptohet se mjeshtri i mjaft i disa gjinive të artit nuk është thjesht një Gjeni, por një gen që lindi u rrit gjithnjë duke iu afruar jetës me një rreptësi të papajtueshme me entropinë, duke përqafuar mospërputhjet me një tendencë për të rrjedhur të gjithë likuiditetin e një atmosfere mjaft gëzimtare dhe plot mirënjohje në Hamersmith disa vite më parë. Kjo risi më obligoi dhe më obligon memorjen, pasi ajo më zhvilloi një afinitet për një identitet që afrohej e afrohej me tërë kompleksin e artit dhe bënte të largohej ajo që është si një perceptim nga një burrëri toksike.

Dhe Mjeshtri Fejzullahu nuk qëndroi larg nga të jetuarit atmosin e një salle në një cikël të vetëm e të paracaktuar këngësh, sikurse ndodh me disa këngëtarë të pajtuar për një shans më shumë në kuletë, por për një vërtetësi të padiskutueshme në moton: “jam mes jush, ja ku më keni dhe jam gati të shkrihem për JU”. Dhe salla natyrshëm nuk pushoi duartrokitjet dhe thirrjet për të madhin e të padiksutueshmin e këngës... sidomos kur unaza e së mirës së Diasporës kapërcen largësi dhe kufij... Kufijtë në fakt nuk janë thjesht gjeografikë që nisin me ardhjen në jetë në Besianë më 16 shtator 1947, por as më strukturat e ngjeshura gjeografike të teksteve të këngëve dhe lojës së tij në art si aktor, ku komplekstitetit mbetet një shtysë më shumë për të kuptuar një shkollë më vete që e bënë të veçantë si aktor, këngëtar dhe politikan nga Kosova, pasi në vitin 2002 ai ishte deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe nuk do të kishte fare kuptim ajo që thuhet e shkruhet se Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zërë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. Sabriu ka luajtur në disa TV dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaçin “Cimën”. Ai luajti edhe në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”. Po ashtu edhe në TV-komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t’iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurtëra dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit. Pra, në një farë mënyre parametrat artistikë të narrativës artsjellëse të Sabri Fezullahut e bëjnë "magjinë" kompleksitetit të talentit te tij një shkollë më vete për të gjithë gjeneratat.

54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page