top of page

Ato që dua vetë


Viron Kona

ETYDE

Ato që dua vetë

Vite të tëra bëra ato që më thanë,

me mendjet e të tjerëve eca në jetë,

por, tani, ju lutem, mjaft më,

do të bëjë ato që dua vetë!

Edhe ti

Nëse e mira tënde ka burim dhunën,

s`ke pse e pranon atë mirësi,

nëse ajo ka burim krimin,

i përlyer në krim je edhe ti.

Kur

Kur për interesat e tua vetjake,

tradhton shokët dhe vendin tënd,

të gjithë do të zbojnë me neveri,

si një akrep që u lëvrin nënë këmbë!

Ca grurë e egjër!

I dija se ishin të gjithë engjëj,

vija për ta dorën në zjarr e në zemër,

por, kur nisën të ndaheshin pronat,

ca dolën grurë dhe ca dolën egjër!

Me siguri

Para të dobtëve është luan,

para të fortëve bëhet lepur,

me siguri, në ndonjë fole pylli,

do ta kenë gjetur!

Mirënjohës dhe mosmirënjohës

Mosmirënjohjen në jetë askush s`e pranon,

kur e pësojmë vetë s`e përtypim dot lehtë,

që t`jemi më t`drejtë kur t`tjerët kritikojmë,

të shohim më parë sa mirënjohës jemi vetë.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page