Më mungon o Ati im Seç ma pret një cipë syrin Ç’më mbështjell një pikëllim Si kulpri kur mbulon lisin.
Midis lotit dhe selisë Me ikjen të pamësuar Vjen papritur të na bindë Një tërmet me shpirt në duar.
Nëse frymë e gjallësisë Iku si një ëndër qore Ti nga botë e përjetësisë Dërgove shenja hyjnore.
Ati im! Gjyshi i fëmijve Limani i bindjeve tona Hark i urës s’dashurive Na lidh gjakun në kollona.
Mbi lëndinë të urtësisë Mbolle lule harmonie Nga një tufë për çdo ditë Nuk të sjellim por na bie.
Ti punove për të gjallët Të përjetëshmit i nderove Në Parajsë kur ngjite shkallët Patjetër si numërove.
Mos na ndaj syrin e shpirtit Nga ajo botë, atje ku s’vdesin Ne këtu si nxënësit Krishtin Të rishfaqesh prapë të presim.
Comments