top of page

ATA QË NA QEVERISIN


LANET QOFTE.


Hajdutë,kriminelë dhe kurvarë,

Profesionistë dhe te karrierës,

Të rinj,të egër,si mesjetarë,

Banorë të skutave të humnerës.

Frika është ushtria e natës,

E ka vënë popullin në shtrungë,

Çdo kriminel,një instrument vrasës,

E mjelin si leshin e furkës në shtëllungë.

Sëmundjet i dërgon zoti për të vdekur mëkatarët,

Ujqërit,çakenjtë,vrasësit i dërgon qeveria,

Me aventurierët dhe zagarët,

Nuk ecën,çalon,gulçon Shqipëria.

Ku janë rilindësit e kryeministrit,

Ata që s'e përfillin lekun shqiptar,

Të dehur nga aroma e kanabisit,

U është bërë mëndja drogë,euro,dollar.

Një kryeministër aventurier,

Që ka një garderobë<<europiane>>

Që kurrë s'e bën qejfin qeder,

Llap,për tepsi,timon e kazane.

Vishet si çqofto,si shemlain,

Si baxhoxhi,sheik a dervish kalander,

Sa i bukur,goxha pinguin,

Do ta shaj,po do përdor fjalën <<me nder>>

Përpara mediave a në konferenca kur flet,

Të gërryen barkun,të vjen për të vjellë,

Hidhet e kërcen si një palo lejlek,

Lanet qofshin,ç'dreqin i kan'pjellë.


VESE TE TRASHEGUARA.


Socialistët humbasin,

Por s'duan të rrëzohen,

Komunistët vdesin,

Por nuk dorëzohen!Kështu ka ndodhur

Ecin trupat e socialistëve,

Mbi trupat dhe kokat e policëve,

Bij të denjë të komunistëve,

Me drapër e çekan të leninistëve,

Me egërsinë e kurthet e çekistëve,

Me gjak të zi të bolshevikëve.

S'ka kala që të mos e marrin socialistët,

S'ka votim që të mos e vjedhin socialistët.

Zvarriten rrëshqitazi,barkazi,

Vjedhin fshehtazi,haptazi.

Me fishkëllima,me hingëllima,

Me cingërrima,me çikërrima.

~ ~ ~

Zjarri i eshkës në koka u zjarrmon,

Në vënd të truve eshka i urdhëron.


ATA QË NA QEVERISIN


Na qeverisën mësues,doktorë,piktorë,

Sa mirë na zbukuruan,na shkarravitën,

Na përkëdhelën dorë më dorë,

Ne reanimacion sa herë na zbavitën.

Shejtani i polli nga mesi i dy këmbëve,

Dhe kollare u vuri,po dhe pak mjekër,

I tundi,i përkundi,mes dy mëngëve,

Dhe na u kapardisën si maçi në thekër.


Dhe rrotull tyre mbanin ca zagarë,

Zagarë Rrace,të Katërqind Kandilëve,

Si në kështjella princat mesjetarë,

Eunukë,roje në hareme,roje te kopileve.

Ata që damarët e kombit ushqyen,

Me gjakun,zotësinë,besën e shqiptarit,

Të tjerë me fund i pinë,i rrëkëllyen,

U gdhinë nën jastëk me litarin e barbarit.

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page