Fillim pa fund
Koha ka një fillim, por jo fund, thotë shkenca. 10 miliardë vjet përpara se të ndodhte Shpërthimi i Madh nuk kishte kohë.
“Koha filloi me Big Bang’”, është një pozicion mjaft i kuptueshëm dhe i sigurt, por është disi mashtrues.
Big Bang është procesi i zgjerimit të universit, i cili duket se ka filluar me shërthimin e një pike, 13.8 miliardë vjet më parë, dhe ende po ndodh. Jemi ende në këtë proces zgjerimi.
Teoria Big Bang është një hipotezë shkencore që përshkruan këtë proces zgjerimi. Teoritë shkencore janë hipoteza të cilat zhvilluan një nivel të madh meritash duke grumbulluar një pjesë të madhe të provave dhe vërtetimeve empirike. Kjo vlen edhe për Teorinë Big Bang. Ne kemi një grup të madh provash empirike për zgjerimin.
Megjithatë, ekzistojnë dy gjëra që zakonisht besohet se mbulohen nga Teoria Big Bang, por nuk mund të vërtetohen:
1-Singulariteti (koha = zero);
2-Mosekzistenca e një kohe para singularitetit.
Modeli matematik i përdorur për të përshkruar procesin e zgjerimit të universit në fakt tregon një singularitet në kohën = 0 dhe është i papërcaktuar për kohën < 0. Kjo mund të interpretohet si mosekzistencë e kohës përpara singularitetit, por gjithashtu mund të interpretohet si një kohë e parëndësishme për zhvillimin e universit tonë.
Fakti është se ne nuk mund të vlerësojmë aktualisht asnjë informacion empirik që vërteton idenë e singularitetit fizik në kohën = 0 ose natyrën (ose mosekzistencën) e kohës në kohën < 0. Çdo thënie rreth këtyre kushteve është, të paktën aktualisht, e falsifikueshme, pra joshkencore. Kështu, pretendime të tilla nuk mund të jenë pjesë e ndonjë teorie shkencore, duke përfshirë Teorinë e Big Bang-ut.
Përfundimi është se, me gjithë atë që dimë, nuk jemi të justifikuar të themi se nuk ka pasur kohë përpara singularitetit. Mund të themi në rastin më të mirë se, sipas modelit, asnjë kohë para singularitetit nuk ka një lidhje me universin tonë, që mund të nënkuptojë "pa kohë" ose "një kohë pa lidhje me dinamikën e universit tonë”.
Kjo do të thotë se edhe nëse do të kishte ngjarje përpara Big Bengut, nuk mund t'i përdorësh ato për të përcaktuar se çfarë do të ndodhte më pas, sepse parashikueshmëria do të prishej me Big Bang-un.
Përkatësisht, nëse, siç është rasti, ne dimë vetëm atë që ka ndodhur që nga Big Bangu, nuk mund të përcaktojmë se çfarë ka ndodhur më parë. Ngjarjet para Big Bang-ut nuk mund të kenë pasoja, kështu që ato nuk duhet të jenë pjesë e një modeli shkencor të universit. Prandaj, ne duhet t'i heqim ato nga modeli dhe të themi se koha filloi me Big Bang.
Por edhe mund të gëlltitet nga një vrimë e zezë, dhe aty merr fund.
Aleksandri dhe Aristoteli
Astrit Lulushi
Rreth vitit 343 pes, Mbreti Filipi II i Maqedonisë i kërkoi filozofit grek Aristotelit që të mësonte djalin e tij 13-vjeçar, Aleksandrin III, i cili më vonë u bë i njohur si Aleksandri i Madh. Filipi II punësoi Aristotelin me shpresën për ta shndërruar trashëgimtarin e tij të ri në një udhëheqës të mirëarsimuar dhe të kulturuar, nga frika se vetëm aftësia ushtarake nuk do të mjaftonte për të kërkuar respekt nga vartësit e tij. Ai i besoi Aristotelit pjesërisht sepse babai i filozofit, Nicomachus, dikur kisjte qenë mjek i oborrit për një mbret të mëparshëm maqedonas. Si pagesë për tutorin e djalit të tij, Filipi II premtoi të rindërtonte qytetin e lindjes së Aristotelit, Stagira, të cilin mbreti e kishte pushtuar dhe rrafshuar vite më parë.
Aristoteli dhe Aleksandri u nisën për të studiuar në Nymphaeum (faltorja e Nimfave) në fshatin e largët të Miezës, ku kaluan afërsisht tre vjet së bashku. Megjithëse dihet pak për mësimet e sakta të Aristotelit, besohet se ai e shkolloi sundimtarin e ardhshëm në shumë lëndë, si mjekësia, poezia, retorika, gjeometria dhe madje edhe botanika. (Në fakt, ushtria e ardhshme e Aleksandrit përfshinte disa botanistë, puna e të cilëve ishte të mblidhnin mostra dhe të studionin tokat e reja që pushtuan.)
Ptolemeu e klasifikon Miezën midis qyteteve të Emathias. Stephanus i Bizantit, nga ana tjetër, duke marrë informacionin e tij nga Theagenes, aludon se nganjëherë Mieza quhej Strymonium. Vendi ku dikur qëndronte Mieza është Lefkadia moderne, pranë qytetit modern Naousa, Imathia, Maqedonia Qendrore, dhe ka qenë subjekt i gërmimeve arkeologjike që nga viti 1954.
Vendi i shpellës në Mieza besohet të ketë qenë pjesë e shkollës maqedonase të Aristotelit
Mieza u emërua nga Mieza, që në mitologjinë e lashtë maqedonase, ishte vajza e Beres. Në kohët e lashta, Bereasit ishin banorë të qytetit të Bereas, i referuar edhe si Berea në Bibël. Sot, qyteti njihet si Veria në Greqinë veriore.
Mieza ishte shtëpia e shokut të Aleksandrit, Peucestas. Ndër studentët e arsimuar në Mieza përfshihen Ptolemeu, Kassander dhe Kleitus, që u bënë gjeneralë të Aleksandrit.
Në vitin 340 pes, Filipi II e thirri Aleksandrin në shtëpi dhe koha e djalit me Aristotelin mori fund. Aleksandri mori fronin maqedonas në vitin 336 pes, ndërsa Aristoteli u kthye në Athinë dhe themeloi një shkollë të re publike të njohur si Liceu.
ABC-ja
Astrit Lulushi
Një herë e një kohë, njeriut “i erdhi goja”; filloi të fliste - për të shkruar nuk dinte ose e kishtë të ndaluar. Shkrimi ishte profesion i zgjedhur; shumë pak njerëz nga paria e mësonin, për të shkruar bëmat Zotit ose tê mbretit.
Shkrimet ishin kryesish kode ose akronime, të pakuptueshme për kohën tonë. Kur një shkrim i lashtë deshifrohet, ngjarja zë vend në analet shkencore.
Pastaj dolën murgjit, të cilët mbylleshin në manastire dhe shkruanin akte ose kopjonin tabletat prej dheu të shkruara nga njerëzit e parë. Kështu feja mori përparësi. Në shekullin XV, Guttenbergu shpiku shtyshkronjën e parë dhe fjala e Zotit fluturoi. Për disa vende, Bibla është referencë gjuhën e tyre. Të gjithë u zgjuan dhe u hapën shkolla.
Disa popuj vazhduan traditën e vjetër, duke e folur gjuhën e tyre; shkrimin e konsideronin sakrilegj. Kjo traditë qëndroi deri vonë mes shqiptarëve, të cilën ishin mësuar ta përcillnin gjuhën gojarisht.
Në shekullin XIX dolën rilindasit (të edukuar në shkolla ne Europë).
Ata ishin mismëtarët e të shkruarit dhe përhapjes së kulturës; zgjodhën shkronjat latine ose ABC-në, larg nga ato të pushtuesit ose fqinjëve, për të shkruar gjuhën shqipe.
Flitet se…
Astrit Lulushi
Shkencëtarët kanë zbuluar një yll misterioz në galaktikë. Ylli, më shumë se 1200 vite dritë larg, në yjësinë Cygnus (Mjellma), dridhet dhe zbehet në një mënyrë të paparë, duke sugjeruar se diçka e bllokon me ndërprerje.
Kjo sjellje e çuditshme, e raportuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 2015 dhe që nuk është parë në asnjë yll tjetër, i ka habitur shkencëtarët. Studiuesit kanë propozuar një mori shpjegimesh, duke përfshirë vrimat e zeza, tufat e kometave dhe retë ndëryjore. Por një përgjigje përfundimtare mbetet e pakapshme. Një hipotezë që qarkullon është: Alienët.
Ndoshta, studiuesit kanë zbuluar, një qytetërim të përparuar alien që ka ndërtuar një strukturë të gjerë që rrethon yllin e tyre, ndoshta një termocentral të madh që shfrytëzon energjinë e yllit. Kur pjesë e strukturës kalon përpara yllit, krijojohet bllokim në dritën e yjeve.
Nëse është e vërtetë, një megastrukturë e tillë aliene do të ishte zbulimi më i madh në histori. Por asnjë shkencëtar nuk pretendon se ky yll, i quajtur KIC është dëshmi e ET.
Askush nuk don të bëhet i pari, për të dalë me një teori të tillë.
Derisa astronomët të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar të kundërtën, një megastrukturë aliene mbetet një mundësi spekulative dhe joshëse – edhe pse e pamundur, megjithëse shumë e përfolur.
Comments