top of page

Astrit Lulushi: Dy shkrime


Vikingë dhe të tjerë

Astrit Lulushi

A ishin vërtet vikingët aq të mëdhenj sa portretizohen në filma? Sa të gjatë dhe të rëndë ishin ata? 

Bazuar në skeletet e gjetura - si në Skandinavi ashtu edhe në Angli - vikingët në fakt nuk ishin shumë më të mëdhenj se vendasit. Njerëzit në Danimarkë në vitet 800 - 1100 ishin rrallë më të gjatë se 170 cm. Norvegjezët ishin pak më të mëdhenj se danezët në atë kohë, por jo aq shumë.

Sidoqoftë, skeletet tregojnë se vikingët thjesht ishin më të fortë se shumica e vendasve - skeletet ishin më të rëndë për shkak të konsumit të qumështit. Skelete vikingësh të gjetur në Angli, tregojnë gjithashtu se peshqit ishin një pjesë e madhe e dietës. Por gjithashtu, kishte shenja të kequshqyerjes kur ata ishin duke u rritur.

Kjo, e kombinuar me një fe ku vdekja në betejë ishte rruga për në jetën e përtejme dhe trajnimi me armë që nga fëmijëria, u dha atyre një avantazh. Të qenit në gjendje për të kryer një sulm të befasishëm i ndihmoi shumë gjithashtu. Dihen rregullat e betejës për vikingët:

Takoni një armik - vriteni dhe përparoni. 

Takoni dy armiq, qëndroni dhe luftoni. 

Takoni tre armiq, luftoni, por tërheqja është opsion. 

Takoni katër dhe mund të ikni.

Mosrespektimi i rregullit tregonte se ishe frikacak tek i cili nuk mund të mbështeteshe - dhe me siguri do të ishte më mirë të vdisje.

Më vonë, në vitet 1600 - 1800 njerëzit u bënë edhe më të shkurtër. Në luftërat midis Danimarkës dhe Gjermanisë në 1864, lartësia mesatare e një ushtari danez ishte vetëm 165 cm.

*

Një tunel i gërmuar nga një specie gjigante në Brazil mbi 10,000 vjet më parë, është zbulimi më i madh arkeologjik. Të njohur si Paleoburrows, këto tunele të mëdha mund të arrijnë deri në 600 metra të thellë dhe mbi 6 metra të lartë. 

Në fillim të viteve 2000, profesori Heinrich Frank i Universitetit të Rio Grande do Sul ishte duke vozitur pranë një kanioni kur diçka i ra në sy. U zbulua një vrimë e çuditshme nga ekskavatorët dhe Frank pyeti veten se deri ku shkonte ajo. Disa javë më vonë, ai u fut në tunel. Duke ecur, ai zbuloi një shpellë ku vuri re shenja kthetrash në tavan. Duke pasur parasysh ekspertizën e tij, ai e dinte se asnjë fenomen natyror nuk do të krijonte një shpellë me ato karakteristika; duhet të jetë bërë nga një kafshë e madhe.

Kafsha do të kishte qenë ajo që njihet si Megatherium, specie e zhdukur në Amerikën e Jugut. 

Frank ka qenë në gjendje të gjejë dhe dokumentojë mbi 1500 Paleobrows të tjera që nga zbulimi i tij.  

*

Si u mund më në fund Genghis Khan? Çfarë ndodhi me perandorinë e tij?

Ai ra nga kali, i dehur dhe vdiq, në moshën 65-vjeçare, në vitin 1227.

Brezi i parë ndërton, brezi i dytë mirëmban dhe brezi i tretë shkatërron. 

Perandoria e tij u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme gjatë djalit dhe pasuesit të tij Ogodei Khan (1227–1241). Tre khanë të tjerë të mëdhenj pasuan: Guyuk (1246–1248), Mongke (1251–1259) dhe Kubilai (1260–1294), të cilët ishin të gjithë nipërit e Xhengizit.

Khanati u shpërbë de fakto pas vdekjes së Mongke-s dhe de jure pas vdekjes së Kubilai-t. Shtetet pasardhëse ishin Hordhia e Artë në Rusi, Khanati në Persi, Khanati Chagatai në Azinë Qendrore, dhe dinastia Yuan në Kinë. Asnjë nga këto shtete pasardhëse nuk ishte jetëgjatë: i pari që u shemb ishte Khanati në Persi në 1339, pastaj Yuan në Kinë në 1354, Hordhia e Artë në 1502 dhe Chagatai në 1513.

Pas rënies së Khanatit Chagatai, Mongolët ishin shtyrë përsëri në atë që është Mongolia e sotme..

*

Michio Kaku injorohet si fizikan kërkimor. Ndoshta ka të bëjë me faktin se megjithëse ka pasur mbi 70 punime të botuara në revista shkencore, jo shumë prej tyre kanë ndryshuar plotësisht lojën siç kanë bërë të tjerët. Ai definitivisht nuk është një Hawking.

Ndërkohë, Michio Kaku kalon shumicën e kohës duke bërë popullarizimin e shkencës dhe jo kërkime të mëdha. Shkenca ka nevojë për njerëz si Bill Nye dhe Michio Kaku. Por ka pak arsye për të pritur që njerëzit që ndjekin atë rrugë karriere të shënohen për kërkimin e tyre - Carl Sagan është një nga të paktët që ishte në gjendje të bënte kërkime të nivelit të lartë dhe në të njëjtën kohë tê merrej edhe me prodhimin e gjërave si Cosmos.

*

Disa thonë se egjiptologu i famshëm Zahi Hawass është me prejardhje arabe. Ai është egjiptian. Deri në vitet 1920, egjiptianët nuk e quanin veten arabë. Është disi si njerëzit nga Peruja dhe Argjentina e quajnë veten latinë, megjithëse duken shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Disa politikanë egjiptianë vendosën të përvetësojnë etiketën arabe, që politikanët e mëparshëm e kishin refuzuar, sepse ata ishin kryesisht myslimanë dhe flisnin arabisht dhe merreshin me kolonializmin dhe imperializmin evropian në rajon dhe idenë arabe të zgjimit në përgjigje ndaj nacionalizmit turk brenda Perandorisë Osmane.

Hawass duket më shumë egjiptian i lashtë sesa arab për sa i përket fytyrës, flokëve të tij. Një studim mbi egjiptianët modernë thotë se 17% e prejardhjes egjiptiane vjen nga arabët. 

Arabët pushtuan Egjiptin në shekullin e VII, por ata nuk e vranë masivisht popullsinë egjiptiane. Nuk ishte si kur evropianët u vendosën në Amerikën e Veriut dhe shkatërruan popullsinë vendase përmes sëmundjeve dhe në një masë më të vogël masakrave të mëdha. Nuk kishte asnjë përpjekje për të zhvendosur popullsinë tashmë të pranishme. Muslimanët arabë u përzien me popullsinë, por Egjipti kishte një popullsi masive në krahasim me arabët, dhe kjo është e rëndësishme të mbahet parasysh. Arabët nuk u përfshinë në zhvendosje të popullsisë, spastrim etnik, masakra masive. Përkundrazi, ata donin që egjiptianët të kalonin fenë e tyre nga krishterimi koptik në islamizënm. Me kalimin e kohës, pas disa shekujsh, të krishterët koptë bënë kalimin nga krishterimi në islam dhe egjiptiani kopt u quajt arab. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, në përgjithësi, midis egjiptianëve koptë dhe egjiptianëve myslimanë, megjithëse këta të fundit kanë prejardhje arabe, ndërsa të krishterët koptë jo. Sigurisht, ka disa prejardhje arabe për myslimanët modernë egjiptianë, është normale, por nje egjiptian dhe një koptik duken thuajse njësoj, është feja që i përcakton. 

2.

Koha e breshkave

Astrit Lulushi


Breshkat jetojnë ngadalë, marrin frymë ngadalë dhe madje vdesin ngadalë. Gjithçka kërkon shumë kohë për një breshkë.

Në ujë të ftohtë, një breshkë deti mund të mbajë frymën e saj për shtatë orë. Zemrat e tyre rrahin ngadalë. Gjatë një studimi, shkencëtërët u habitëm kur mësuam se sa ngadalë reagojnë breshkat ndaj ilaçeve. Shumë prej ilaçeve janë të padobishëm, sepse një qetësues që do të funksiononte te një gjitar brenda sekondave ose minutave, mund të marrë orë ose edhe ditë për të dhënë efekt te një breshkë.

Breshkat gjithashtu vdesin ngadalë - aq ngadalë sa një faqe interneti që këshillon pronarët e breshkave për kujdesjen e duhur, përfshin një video të titulluar "Si ta kuptoni nëse breshka juaj ka vdekur". Trupi e breshkës është kaq i ndryshëm, saqë nuk mund ta gjykojmë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes sipas standardeve të gjitarëve. 

Një artikull gazete i vitit 1957 tregon se zemra e një breshke e kapur nga një student kolegji në Mariana, Florida, vazhdoi të rrihte për pesë ditë pasi breshkës iu pre koka. Në eksperimentet në laborator, edhe kur janë plotësisht të privuar nga oksigjeni, truri i breshkës mund të vazhdojë të funksionojë për ditë të tëra. Për arsye të tilla, ata që kujdesen për këtë kafshë nuk deklarojnë kurrë një breshkë të vdekur derisa të zbulojnë erën e dekompozimit. Deri atëherë, për shkak të fuqive të mahnitshme shëruese të breshkave, ka gjithmonë shpresë. Por, ndërsa shërohen në mënyrë të jashtëzakonshme, breshkat shërohen ngadalë, dhe koha është ajo që kanë breshkat. Karakteristikat të ngjashe morale shihen te politikanët tanë që bien ngadalë, ringrihen ngadalë dhe nuk largonen kurrë nga pushteti edhe po të vdesin. 

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page