Asnjë fakt nuk i është dhënë askujt


Flet për herë të parë Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD për konfliktin “Berisha-Basha”.




-Asnjë fakt nuk i është dhënë askujt në PD lidhur me akuzat ndaj Berishës, të tjerat janë spekullime.

-Rama nuk ikën me grisje letrash në Parlament e propozime me pika për përmirësimin e regjimit.

-Basha mund të ishte një kryeministër me parametra evropianë, por rezultoi i papërshtatshëm për të rrëzuar bandën e Ramës.

-Sot, nëse i dhimbset PD, minimalisht, Basha duhet të kërkonte votëbesim nga anëtarësia për të mos lejuar thellimin e përçarjes.

-Demokratët nuk janë të Berishës apo Bashës. Sapo të kalojë kjo situatë, të gjithë bashkë për të përmbysur Ramën.



1-Pyetja që bëhet këto ditë në PD: me Berishën apo me Bashën?


Edi Paloka: Unë jam me PD! Pozicionimi im në këtë çështje ka lidhje vetëm me interesin e PD, që përkthehet dhe në interesin tim, të gjithë demokratëve dhe sot edhe të shumicës së shqiptarëve. Ky interes është vetëm nje: rrëzimi i regjimit dhe rikthimi i PD në pushtet. Në funksion vetëm të këtij interesi është dhe pozicionimi im në rastin konkret në krah të Berishës. Nuk bëhet fjalë as për nostalgji e as për marrëdhënie personale të miat me Berishën apo Bashën. Po të jetë për keto të fundit, marrëdhëniet personale i kam patur shumë më të afërta me Bashën se me Berishën. Edhe në aspektin e interesave të mia personale për sa i përket karrierës politike, me Bashën unë kam qenë dy herë nënkryetar i PD dhe sot jam Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, pra kam marrë nga Basha maksimumin në hirarkinë partiake. Pozicionimi im, nuk lidhet as thjeshtë me atë çfarë përfaqeson Berisha për historinë e PD dhe të Shqiperisë në këto vite. Sigurisht që ky është një faktor i rëndësishëm dhe thelbësor në këtë çështje por nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër se kaq edhe sikur ta ulim deri në nivelin e pragmatizmit të pastër!


– 2- Si e gjykoni vendimin e Bashës?


Po ju them atë që i kam shprehur dhe Bashës që momentin e parë, se nga gjithë vendimet që mund të merrte për këtë çështje, duke llogaritur të gjitha rrethanat dhe faktorët, ka marrë vendimin më të gabuar në mënyrën më të gabuar. Unë si shumë të tjerë, as nuk e kam pritur dhe as nuk e kam menduar që mund të ndodhte! Për atë vendim unë jam informuar si të gjithë, vetëm pasi ishte bërë fakt i kryer. Nuk e prisja, sepse dhe në bisedat që kisha bërë ndërkohë me Bashën më dukej se ai ishte pozicionuar qartë dhe me bindje në kërkesën që kishte dhe Berisha për paraqitjen e provave lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Madje në një nga bisedat që kam bërë me Bashën për këtë çështje, në mos gaboj pasi ambasadorja amerikane bëri deklaratën e famshme për “barin” në derën e selisë së PD dhe Basha u vu nën sulm nga militantët vetëm pse nuk po reagonte, i kam thënë: “ Këtë çështje nuk duhet të mendojmë as ta hedhim në diskutim në forume se edhe thjesht futja në diskutim do ishte e turpshme për ne dhe poshtëruese për Berishën. Pas kësaj (kërcënimeve të ambasadores) edhe sikur Berisha të kërkojë vetë të largohet, ne do të humbisnim gjysmën e partisë sepse do na akuzonin se e shitëm dhe e vumë nën presion”. Në atë moment e shihja si të papranueshme edhe që të diskutohej kjo çështje mes demokratëve e jo më të mendohej largimi i Berishës dhe Basha u shpreh po aq i bindur e i vendosur sa unë në atë moment. Nuk e di se çfarë ndryshoi më pas!


3- Basha ka lënë të nënkuptohet se atij i janë dhënë faktet për të cilat akuzohet Berisha kur ka deklaruar se ai di detaje qe nuk do ti bëjë publike kurrë?


Jo! Ky është keqkuptim ose keqinterpretim nga mediat që mbase Basha duhej ta kishte sqaruar vetë. Nuk u eshtë dhënë asnjë fakt, askujt prej atyre që kanë qenë në takime. Unë nuk kam qenë vetë në asnjë takim, po këtë pikë e kam sqaruar me ata që kanë qenë. Këtë Basha e thote dhe në deklaratën e tij të 9 shtatorit. Pra e bën të qartë që asnjë prove apo fakt nuk i është paraqitur lidhur me akuzat ndaj Berishës!


4- Po ju si e gjykoni vendimin e e DASH për shpalljen “non grata” të Berishës?


Po ta thoja vetëm me dy fjalë: një vendim të padrejtë dhe me qëllime politike. I padrejtë juridikisht deri në momentin që nuk vërtetohet e nuk jepet asnjë provë për akuzat. Po i padrejtë për më tepër dhe moralisht sepse e shpall këtë vendim 8 vite pasi Berisha ka ikur nga të gjitha funksionet e ndërkohë shohim se si u jepet mbështetje e u dilet në krah personazheve si Rama, Veliaj, Ahmetaj, Balluku, Gjiknuri, Manja, Spiropali, Balla e me radhë, që për shqiptarët janë simbole të korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe arrogancës! Kjo të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një vendim dhe qëndrim politik. Une Bashës në fakt i jam shprehur që kur presionet për këtë çështje u bënë publike; “ky nuk është akt kundër Berishës po kundër në të gjithëve dhe PD…! “Po pse? Cili është qëllimi? Berisha jep disa. Unë shoh vetëm rezultatet. Ato që janë fakt. E fakti është që pas 9 shtatorit PD është më e përçarë se kurrë dhe nuk është në gjendje të reagojë e të ngrihet ndaj një regjimi që manipuloi zgjedhjet dhe që çdo ditë e më shumë po ndërmerr akte me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve të këtij vendi!


5-Si do vepronit ju në vend të Bashës?


Duke pranuar faktin që Basha ka qenë nën presion, prapë ka patur disa mënyra për të vepruar. Një lider e gjen gjithmonë zgjidhjen. Nuk mund t’u plasësh në dorë bombën atyre që të kanë besuar e të ndjekin e t’u thuash e bëra se nuk gjeta zgjidhje tjetër. Gjithnjë ka rrug